LIVE UPDATES
Bota

Buxheti i Kosovës 3.3 miliardë euro për vitin 2024, Qeveria e dërgon në Kuvend për miratim

Nëse dokumenti kalon në Kuvend, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro. Në prezantimin e Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm, kryeministri Albin Kurti tha se kujdes u është kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes. Sipas kryeministrit Kurti, në vitin 2024 do të rrisin numrin e policëve edhe për 500 të tjerë, derisa atë të ushtarëve edhe për 600.

2 Nëntor 2023, 14:43 Nga a.l
Buxheti i Kosovës 3.3 miliardë euro për vitin 2024, Qeveria e
Kosova

KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin për buxhetin e vitit 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro, një rritje e vogël krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar. Projektligji për buxhetin do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim. Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2024, i cili do të jetë për 100 milionë euro më i lartë se i sivjetmi.

Nëse dokumenti kalon në Kuvend, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro. Në prezantimin e Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm, kryeministri Albin Kurti tha se kujdes u është kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes. Sipas kryeministrit Kurti, në vitin 2024 do të rrisin numrin e policëve edhe për 500 të tjerë, derisa atë të ushtarëve edhe për 600.

“Buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme për herë të parë do të tejkalojë 216 milionë euro, dhe për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 153 milionë euro, apo rreth 370 milionë euro për sektorin, e që i bie rreth 22 për qind më shumë sesa viti 2023 në të cilin ndodhemi aktualisht”.

Ai ka prezantuar buxhetin e paraparë për disa prej dikastereve ministrore. Ka veçuar atë për arsimin, që sipas tij do të arrijë në 370 milionë euro apo rreth 20 për qind më shumë sesa këtë vit.

“Arsimi do të ketë mbështetjen e nevojshme, për ndërtimin e çerdheve, zbatimin e reformave, dhe mbështetjen e të rejave e të rinjve me bursa”.

Kurti ka bërë të ditur se Qeveria do të vazhdojë me investimet në renovimin e spitaleve e blerjen e pajisje në mënyrë që qytetarët “të mos kenë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për të kërkuar shërim”.

“Për vitin 2024, SHSKUK-së i është shtuar buxheti për 25 për qind, kurse për shëndetësinë si sektor në tërësi kemi ndarë mbi 340 milionë euro, përfshirë edhe grantin për komunat”.

Sipas prezantimit të Kurtit, buxheti për Ministrinë e Drejtësisë është rritur për 31 për qind, kurse për Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit, janë ndarë mbi 58 milionë euro për investime kapitale.

Mbështetje do të kenë edhe investimet e reja kapitale në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, në diga e rrjete të ujësjellësit, si dhe në kapacitetet e reja energjetike.

“Për këtë kemi paraparë një buxhet prej 860 milionë euro për investime kapitale”.

Sipas tij, nga buxheti total, 742 milionë euro janë për komunat. Prej tyre 635 milionë janë grant që u jepet komunave e 107 milionë euro të tjera të hyra vetanake të tyre.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me buxhetin e vitit të ardhshëm synohet vazhdimi i reformave që kanë nisur.

“Ky propozim buxhet ofron më të mirën për qytetarët dhe ekonominë tonë dhe nëpërmes këtij buxheti synohet vazhdimësia e reformave strukturore të nisura gjatë mandatit tonë si qeveri, të cilat do të gjenerojnë rritje të qëndrueshme ekonomike, rritje të mirëqenies së qytetarëve, rritje të punësimit, por gjithmonë duke siguruar edhe qëndrueshmërinë e financave publike në periudhën afatmesme dhe afatgjate”.

Murati tha se gjatë vitit të ardhshëm pritet të ketë rritje të eksportit të mallrave, e që sipas ministrit, do të bëhet përmes mbështetjes së prodhuesve vendorë me masat fiskale që do të ndërmarrin.

E, në një konferencë për media, ministri Murati tha se do të mbajnë premtimin e dhënë që koeficienti i pagave për vitin 2024 të jetë 110 euro. Me këtë rritje, sipas ministrit, paga mesatare në sektorin publik do të jetë 780 euro.

Për rritjen e pagave në sektorin publik paraprakisht ka folur edhe kryeministri Kurti.

“Të gjitha përllogaritjet e buxhetit te kategoria e pagave janë duke e marrë për bazë edhe rritjen e koeficientit. Dhe, gjithsej buxheti për paga parashihet që të jetë 805 milionë euro, apo rreth 30 për qind më lartë sesa buxheti para 5 vjetëve”.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se për sektorin publik, koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro.

E me rritjen e koeficientit tashmë siç është e rregulluar me ligj, rriten edhe pagat në sektorin publik. Rritjen më të madhe të pagave, do ta kenë ata që e kanë koeficient më të lartë.

Në bazë të ligjit në Kosovë koeficientin më të madh e ka Presidentja e Kosovës (18).

Paga e Presidentes me rritjen e koeficientit të pagave nga 1890 euro sa e ka aktualisht, shkon në 1,980 (90 euro rritje).

Paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nga 1837 euro, shkon në 1925 euro (88 euro rritje).

Paga e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Gjykatës Supreme, Kryeprokurorit të Shtetit rritet për 85 euro (nga 1,785 euro shkon në 1,870 euro).

Paga e deputetëve dhe ministrave rritet për 82 euro (nga 1,722 euro shkon në 1,804 euro).

Paga e kryetarit të Prishtinës dhe komandantit të FSK-së rritet për 75 euro (nga 1,575 euro shkon në 1,650 euro).

Paga e ushtarit të FSK-së rritet për 28 euro (nga 588 euro shkon në 616 euro).

Paga e gardianit të burgut rritet për 27.5 euro (nga 577.5 euro shkon në 605 euro).

Paga e policit dhe zjarrfikësit rritet për 25 euro ( nga 525 euro shkon në 550 euro).

Paga e rektorit të UP-së rritet për 71 euro (nga 1491 shkon në 1562 euro).

Paga e profesorit universitar rritet për 62 euro (nga 1302 euro shkon në 1364 euro).

Paga e mësimdhënësit të shkollës së mesme të lartë rritet për 29 euro (nga 609 euro shkon në 638 euro).

Paga e mësimdhënësit të shkollës së mesme të ulët rritet për 28 euro (nga 588 euro shkon në 616 euro).

Paga e edukatorit rritet për 26 euro (nga 546 euro shkon në 572 euro).

Paga e mjekut specialist rritet për 60 euro (nga 1,260 euro shkon në 1,320 euro). Paga e infermierit rritet prej 25 deri 30 euro. 

Marrë nga Monitor

kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës