LIVE UPDATES
Bota

Bullgaria dhe Rheinmetall i Gjermanisë ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh

Fabrikat do të jenë projekt i përbashkët i kompanisë gjermane Rheinmetall dhe ndërmarrjes shtetërore bullgare Vazovski Mashinostroitelni Zavodi (VMZ)

26 Gusht 2025, 19:10 Nga N.F
Bullgaria dhe Rheinmetall i Gjermanisë ndërtojnë fabrika baruti e
Foto

BULLGARI- Kompania gjermane Rheinmetall, një furnizues i sistemeve për industrinë e mbrojtjes, do të marrë pjesë në ndërtimin e dy fabrikave në Bullgari, njoftoi drejtori i saj, Armin Papperger, të hënën. Njëra prej fabrikave do të jetë për prodhimin e barutit, ndërsa tjetra për predha artilerie.

Lajmi u bë i ditur nga Papperger gjatë një takimi të tij me liderin e partisë Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB), njëherësh ish-kryeministrin Boyko Borisov, në Dyzeldorf, vetëm disa ditë para vizitës së presidentit bullgar, Rumen Radev, në Gjermani.

Fabrikat do të jenë projekt i përbashkët i kompanisë gjermane Rheinmetall dhe ndërmarrjes shtetërore bullgare Vazovski Mashinostroitelni Zavodi (VMZ). Investimi do të ketë një vlerë të përgjithshme prej mbi 1 miliard eurosh, tha të hënën drejtori i Rheinmetall-it, Papperger, pa saktësuar se sa nga kjo shumë do ta mbulojë kompania gjermane.

“Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi shumë të suksesshëm në të ardhmen”, shtoi Papperger.

Lajmi vjen disa muaj pasi u përfol për një investim të mundshëm të Rheinmetall-it në Bullgari. Në mars, Papperger dhe përfaqësues të tjerë të kompanisë vizituan vendin dhe u takuan me presidentin Radev dhe kryeministrin Rosen Zhelyazkov. Borisov, i cili nuk mban ndonjë post në qeveri, më pas njoftoi për një vizitë të tij në Gjermani, ku u takua me drejtuesit e kompanisë.

Kjo përkon me përpjekjet e Bashkimit Evropian (BE) për të përshpejtuar prodhimin ushtarak në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kufizojnë rolin e tyre në mbrojtjen e Evropës.

Lajmi për ndërtimin e një fabrike të re baruti vjen teksa janë ngritur pretendime se ndërtimi i një uzine të tillë nga një prodhues bullgar armësh është ndalur pas presionit të ushtruar nga lideri i sanksionuar për korrupsion i lëvizjes DPS – Fillim i ri, Delan Peevski.

Fabrikat, në ndërtimin e të cilave planifikon të marrë pjesë Rheinmetall, janë dy: për prodhimin e predhave 155-milimetërshe, sipas standardeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO); dhe për barut dhe ngarkesa shpërthyese.

Papperger la të hapur mundësinë që kompania e tij të përfshihet edhe në projekte të tjera në Bullgari.

Sipas tij, synimi tani është që të prodhohen mbi 100 mijë predha, pa dhënë një afat të caktuar kohor. Borisov deklaroi se fabrika e barutit do të jetë “më e madhja në Evropë dhe do të ketë përmasat e dy fabrikave gjermane”.

Nga një stenogram i mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Bullgari në fund të korrikut del se ideja është të krijohet një ndërmarrje e përbashkët mes VMZ-së dhe kompanisë gjermane, e cila do t'i menaxhojë të dyja fabrikat.

“Përfitimet për vendin tonë dhe për industrinë mbrojtëse bullgare janë të padiskutueshme, pasi projektet do të ofrojnë mundësi për zgjerim dhe modernizim të kapaciteteve prodhuese të VMZ-së, do të kontribuojnë në forcimin e zinxhirëve të furnizimit dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për zhvillimin e kapaciteteve të reja prodhuese, të përputhshme me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha ministri bullgar i Ekonomisë, Petar Dilov, në mbledhjen e 23 korrikut.

Në të njëjtën kohë, Bullgaria ka plan të aplikojë për ndihmë financiare deri në 960 milionë euro nga mekanizmi evropian i investimeve në mbrojtje, SAFE, për këtë projekt, del nga stenogrami i mbledhjes së qeverisë.

Marrëveshjet për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët duhet të jenë gati brenda javëve të ardhshme, tha Borisov të hënën.

Mundësia për një investim të Rheinmetall-it në Bullgari u diskutua publikisht për herë të parë më 26 mars, gjatë një vizite të Pappergerit në Sofje, ku ai u takua me presidentin Radev dhe kryeministrin Zhelyazkov.

Si qëllim i atyre takimeve u theksua “përcaktimi i projekteve konkrete të bashkëpunimit me industrinë dhe shkencën mbrojtëse bullgare”. Sipas një komunikate të Presidencës, vizita ishte bërë me ftesë të presidentit Radev dhe ishte vazhdim i një takimi që ai kishte zhvilluar me Pappergerin gjatë Konferencës së Munihut për Siguri, në shkurt.

Që atëherë, Papperger kishte deklaruar në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) se “bashkëpunimi i Rheinmetall-it me industrinë bullgare të armëve eventualisht do të përqendrohej në prodhimin e barutit”.

Më shumë se dy muaj më herët, Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë kishte raportuar se një projekt tjetër për një fabrikë baruti në Bullgari ishte ndalur pas presionit të ushtruar nga Peevski. Rasti i përket marsit të vitit 2024, kur investitori potencial ishte kompania Karash Invest EOOD, në pronësi të Hristo Gebrevit, djalit të tregtarit të njohur të armëve, Emiliyan Gebrev.

Lajmi për investimin e ardhshëm të Rheinmetall-it në Bullgari u bë publik nga Papperger gjatë një takimi të tij me Borisovin, kryetar i partisë më të madhe në koalicionin qeverisës, GERB, i cili nuk mban ndonjë post në qeveri. Papperger e prezantoi Borisovin si “një nga njerëzit më të rëndësishëm në Bullgari”.

Borisov udhëtoi për në Gjermani disa ditë para vizitës së planifikuar atje të presidentit Radev, i cili gjithashtu ka një takim të parashikuar me Pappergerin, sipas një njoftimi të Presidencës. Në muajt e fundit, si Borisov, ashtu edhe Radev, kanë zhvilluar bisedime paralele me drejtuesit e Rheinmetall-it.

Vizita e Pappergerit në Bullgari në mars ishte bërë me ftesë të Radevit, njoftoi atëherë Presidenca. Gjatë asaj vizite, ai u takua edhe me Borisovin, ndërsa lideri i GERB-it më pas njoftoi për një udhëtim të tij në Gjermani në prill për bisedime me kreun e kompanisë.

“Dërgova te Rosen Zhelyazkov një ofertë jashtëzakonisht të detajuar për investimin në një fabrikë baruti, në bashkëpunim me kompaninë gjermane Rheinmetall”, tha Borisov në prill.

Të hënën, Radev tha se merita për këtë investim i takon atij.

“Që në fillim të vitit arrita të bind një investitor strategjik, si Rheinmetall, për të cilin qeveritarët mund vetëm të ëndërrojnë, jo vetëm të vizitojë Bullgarinë, por edhe të investojë këtu një burim financiar gjigant dhe teknologji të avancuara në industrinë tonë të mbrojtjes”, deklaroi Radev në përgjigje të akuzave se po “saboton” punën e qeverisë./ REL

bullgari gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet