LIVE UPDATES
Bota

Bujar Osmani pas tërheqjes së ambasadorit bullgar: Sofja po bie pre e provokimeve

Pendarovski deklaroi se ka informacione se ky grup mund të shkaktojë incidente, andaj edhe i ka propozuar Qeverisë ndalimin e hyrjes në vend të një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe të disa personave të tjerë shtetas të Bullgarisë.

27 Janar 2023, 12:55 Nga I.A
Bujar Osmani pas tërheqjes së ambasadorit bullgar: Sofja po bie pre e
Sofia

Bullgaria do t’i ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të mërkurën në mbrëmje e bëri publik edhe vendimin për tërheqjen e ambasadorit të saj nga Shkupi.

Kjo u bë e ditur nga ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikolai Milkov, pas një seance në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Bullgarisë, ku ishte diskutuar për tensionet e fundit me Maqedoninë e Veriut, pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikovit - përfaqësues i një klubi bullgar në qytetin e Ohrit.

Sulmi ndaj tij kishte ndodhur, më 19 janar, por hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale, apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare. Për këtë rast po hetohen katër persona.

“Të gjithë jemi të mendimit se gjërat nuk mund të vazhdojnë siç kanë qenë. Kjo që po ndodh nuk është një qasje produktive. Duhet të bëhet e qartë se gjërat kanë ndryshuar. Gjërat nuk do të vazhdojnë, ne do të shqyrtojmë më shumë komponentë dhe elementë të bashkëpunimit tonë dypalësh me shtetin tonë fqinj”, deklaroi Milkov.

I pyetur nëse pas këtij incidenti Sofja do t’i bllokojë bisedimet e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Milkov tha se Bullgaria këtë nuk do ta bëjë sepse siç tha, “bisedimet asnjëherë nuk kanë filluar” andaj si reagim për incidentin do të ndërmarrë masa të tjera si “ndërprerja e të gjitha projekteve të përbashkëta ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut”.

Ai foli edhe për festën e 4 Shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçevit, për të cilën tha se nëse bullgarët ndalohen në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk lejohen të shkojnë në Shkup për të festuar këtë ditë, Bullgaria do të reagojë negativisht.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, shprehu keqardhje për vendimin e Sofjes, i cili beson të jetë i përkohshëm pasi dialogu, sipas tij, është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Osmani tha se nuk qëndrojnë arsyetimet se tërheqja është bërë për shkak të incidentit, pasi, sipas tij, organet kompetente po bëjnë gjithçka për zbardhjen e tij dhe se tashmë ka persona të ndaluar për këtë rast.
Osmani tha se Sofja po bie pre e provokimeve të personave e qarqeve tjera që janë të interesuara për tensione mes dy vendeve.

“Shpreh keqardhje për këtë tërheqje të përkohshme... Sigurisht se kjo, në një mënyrë shihet edhe si përkeqësim i raporteve. Por, ne jemi të interesuar që të vazhdojë dialogu me Bullgarinë dhe ambasadorët janë instrumenti kryesor për dialog mes shteteve. Kështu që, besoj se ky vendim do të tërhiqet që të mund të vazhdojë ky dialog. Por, duhet parë edhe konteksti tjetër pasi kemi zgjedhje në Bullgari dhe këtu një situatë të tensionuar politike dhe hapësira e provokatorëve, e dhunuesve dhe e përfituesve politikë tani është aktive dhe secili prej tyre tenton që të përfitojë diçka nga kjo situatë”, deklaroi Osmani.

Reagimi i shefit të diplomacisë bullgare pasoi një paralajmërim të presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, se më 4 shkurt në Shkup do të udhëtojë një grup i bullgarëve, përfshirë politikanë, për të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit. Dellçev njihet si një figurë historike nga periudha e vitit 1900, identitetin e të cilit e pretendojnë, si Sofja, ashtu edhe Shkupi.

Pendarovski deklaroi se ka informacione se ky grup mund të shkaktojë incidente, andaj edhe i ka propozuar Qeverisë ndalimin e hyrjes në vend të një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe të disa personave të tjerë shtetas të Bullgarisë.

Kreu i shtetit, gjithashtu, tha se ka të dhëna se pas strukturave në Bullgari që bëjnë fushatë anti-maqedonase qëndron shërbimi inteligjent rus.

Tensionet mes dy shteteve janë acaruar në tre muajt e fundit pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, që u kundërshtuan nga pala maqedonase pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit, personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Për rritjen e tensioneve me Sofjen, opozita maqedonase ka akuzuar partitë në pushtet, të cilat, sipas saj, “për të mbrojtur krimin e Kovaçevskit [kryeministër] dhe Ali Ahmetit [kryetar i BDI-së] pranuan të gjitha kushtet e Bullgarisë, që çuan në acarimin edhe më të madh të raporteve mes dy vendeve”.

“Me LSDM-në [Lidhjen Social Demokrate], Kovaçevskin dhe Bujar Osmanin [ministër i Punëve të Jashtme] kemi vetëm pasiguri, poshtërime dhe bllokada. Qëndrimi joshtetëror që Qeveria tregon me veprime, është disfata më e madhe që mund t'i ndodhë Maqedonisë [së Veriut]”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupit për t’i hapur rrugë bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, bisedimet mund të bllokohen nëse Maqedonia e Veriut nuk bën ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e saj, ashtu siç parashihet me marrëveshjen ndërmjet dy vendeve, bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

Marrë nga REL

nikolai milkov bujar osmani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet