28 Nëntor 2022, 12:56
Nga k.m.
Foto ilustruese
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur për gati 4.000 numrin e mjekëve evropianë që kanë punuar për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në këtë shtet, ka gjetur një studim. Hulumtimi, i kryer nga instituti Nuffield Trust, vë në pah mungesat e anesteziologëve, pediatërve dhe specialistëve të zemrës e mushkërive.
Sipas studimit, rreth 37.000 mjekë nga shtetet evropiane kanë punuar në Britani më 2021.
Megjithatë, Brexiti ka ndikuar në ulje të rekrutimit të stafit mjekësor. Në një tjetër skenar, Britania do të rekrutonte rreth 41.300 mjekë evropianë, gati 4.300 më shumë sesa që ka tani. Prej kur Britania është larguar nga blloku evropian, specialistëve u duhet vizë pune, e përcjellë nga kostot e larta dhe procedura burokratike.
Kitty Mohan nga Asociacioni i Mjekëve Britanikë i ka thënë të hënën të përditshmes britanike, Guardian, se edhe nëse më shumë britanikë studiojnë në fushën e mjekësisë, problemi me mungesa nuk do të zgjidhet shpejt, për shkak të kohës që duhet për kualifikim. Sistemi shëndetësor në Britani konsiderohet me probleme kronike sa u përket fondeve dhe stafit.
Vetëm në Angli besohet se ka mungesë të mbi 10.500 mjekëve. Britania është larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020, pas një referendumi kundër anëtarësisë në këtë bllok. Ajo ka qenë pjesë e bllokut evropian prej 1 janarit të vitit 1973./REL
britani e madhe
Bota
28 Nëntor 2022, 12:43
e.k
Flamuri kanadez
KANADA- Kanadaja ka rikthyr vëmendjen drejt emigrantëve për të mbushur një boshllëk në tregun e punë...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:28
e.k
Pamje nga Samiti 'Ballkani i Hapur' 2022 Strugë
MALI I ZI- Ministria e Malit të Zi për Çështjet Evropiane përgatiti nj...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:01
a.l
Rishi Sunak
ANGLI- Pakënaqësia e konservatorëve po rritet në disa fronte vetëm disa javë pas marrjes së postit të k...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:02
e.k
Alpistit nga Kosova valvisin flamurin Kuq e Zi
KOSOVË- Një grup alpinistësh nga Kosova kanë dhuruar një spektakël magjik n&eu...
Bota
28 Nëntor 2022, 11:48
k.m.
Foto ilustruese
Shkencëtarët kanë zbuluar 7 lloje virusesh që ishin ngrirë dhe varrosur për mijëra vjet në&nbs...
Bota
28 Nëntor 2022, 11:39
a.l
momenti i arrestimit te gazetarit ne kine
KINË- Një gazetar i BBC -së që mbulonte protestat kundër Presidentit ...
Bota
28 Nëntor 2022, 11:16
k.m.
Foto ilustruese
Të rinjtë gjermanë do të marrin një kupon për ta shpenzuar në evente kulturore sipas një skeme t&eu...
Bota
28 Nëntor 2022, 10:47
e.k
Pamje nga operacioni
SPANJË- Lufta ndaj krimit të organizuar është kthyer në vëmendjen e autoriteteve spanjolle, të cila...
Bota
28 Nëntor 2022, 10:10
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi një nënë ka ...
Bota
28 Nëntor 2022, 09:53
k.m.
Elizabeth Rood
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë disa mënyra për të menaxhuar kërcënimet bërthamore në nivel t&eum...