Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qeveria ka thënë, po ashtu, se do të krijohet një sistem i ri, ashtu që asetet e ngrira të dhurohen për rindërtim të Ukrainës.
Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të ashpërsuar politikën e sanksioneve kundër Rusisë. Ajo e ka prezantuar një legjislacion për t’i mbajtur asetet e Moskës të ngrira, derisa kjo e fundit të pajtohet për ta kompensuar Ukrainën.
Qeveria ka thënë, po ashtu, se do të krijohet një sistem i ri, ashtu që asetet e ngrira të dhurohen për rindërtim të Ukrainës.
Këto plane janë bërë të ditura teksa Britania përgatitet për të qenë nikoqire e një konference për rindërtim të Ukrainës, javën tjetër. Në fokus do të jetë rritja e mbështetjes ndërkombëtare për rindërtim të Ukrainës nga lufta, dhe sesi sektori privat do të mund të përfshihet në rindërtim.
Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë - në shkurt të vitit 2022 - Britania ka ngrirë asete në vlerë të më shumë se 23 miliardë dollarëve dhe i ka sanksionuar mbi 1.550 individë rusë.
Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka thënë se rindërtimi i Ukrainës duhet të bëhet shpejt dhe se masat e reja “do të sigurojnë që Rusia të paguajë për riparim të shtetit që e ka sulmuar”.
Sipas kalkulimeve të Bankës Botërore, Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Evropian, besohet se për rindërtim të Ukrainës do të duhen më shumë se 400 miliardë dollarë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Brazil BRAZIL- Një sulm me armë zjarri është raportuar në Brazil. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur pranë nj&e...
Hyeong Do Kwon I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij biznesor, Hon Chang Joon, janë dënuar se...
Moldavi MOLDAVI- Gjykata Kushtetuese e Moldavisë shpalli partinë pro-ruse Shor "jokushtetuese". Partia, e udhëhequr nga biznesme...
Donald Trump SHBA- Aktakuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatjen e paautorizuar të materialeve të klasifikuara nga ana e ti...
Kisha në Angli ANGLI- Klerikët e Kishës së Anglisë po kërkojnë për herë të parë një rritje t&e...
SHBA SHBA- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në SHBA. Sipas mediave të huaja në banesë në Karolinën...
Foto ilustruese Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore Meteorlogjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bas...
Rasti i parë me autizëm SHBA- Donald Triplett, personi i parë i diagnostifikuar me autizëm që në lindje, ka ndërruar je...
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi sot Perëndimin se po përpiqet të minojë stabilitetin e sken&e...
Të shtëna me armë në SHBA SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në SHBA. Sipas mediave...