LIVE UPDATES
Bota

BQK ka “të drejtë diskrecionale” për licencimin e bankave

Licencimi i mundshëm i bankës serbe, Kursimorja e Postës, do të ishte “hap prapa” për ekonomistin kosovar, Mejdi Bektashi.

20 Mars 2024, 21:08 Nga E. D
BQK ka “të drejtë diskrecionale” për licencimin e
Flamuri i Bankës Qendrore të Kosovës.

KOSOV- Banka Qendrore e Kosovës, në bazë të ligjit, thotë se ka “të drejtë diskrecionale” për të vendosur për kërkesat e bankave, që aplikojnë për licencë për të operuar në Kosovë.

Licencimi i mundshëm i bankës serbe, Kursimorja e Postës, do të ishte “hap prapa” për ekonomistin kosovar, Mejdi Bektashi.

Sipas ekonomistit serb, Sasha Gjogoviq, banka mund ta ushtrojë veprimtarinë e saj pa asnjë problem, por vetëm me euro.

Kosova dhe Serbia diskutuan të martën në Bruksel për çështjen e përdorimit të valutës serbe në Kosovë, e cila u ndalua nga 1 shkurti.

Dy vendet kanë afat deri të premten për t’i dorëzuar BE-së propozimet e tyre se si mund të përdoret dinari, ndërsa takimi i radhës, sipas ndërmjetësit evropian, Mirosllav Lajçak, do të mbahet të hënën.

Kryenegciatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje që do të mundësojë vazhdimin e funksionimit të Kursimores së Postës.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se propozimet për “zgjidhje afatshkurtër” do të bëhen në bazë të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Kjo rregullore, që hyri në fuqi më 1 shkurt, e bëri euron mjet të vetëm pagese në Kosovë dhe, rrjedhimisht, ndaloi qarkullimin e dinarit serb në mjediset me shumicë serbe.

Ajo shkaktoi reagime të shumta si në Serbi, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, pasi komuniteti serb, prej vitesh, pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Periudha e tranzicionit për zbatimin e rregullores përfundon më 27 mars.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse një nga opsionet e Serbisë për zgjidhjen e çështjes, është që Kursimorja e Postës të aplikojë për licencë operimi në Kosovë.

Pyetjes së njëjtë nuk iu përgjigj as Kursimorja e Postës, e cila ka degë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq - ndërsa në mjediset me shumicë serbe në jug ka vetëm bankomate.

Kjo bankë, aktualisht, është e vetmja në Kosovë që operon me dinarë, por nuk ka para për të paguar, sepse me rregulloren e BQK-së, hyrja e kësaj monedhe në Kosovë është ndaluar.

Në ueb-faqen e saj thuhet se banka është shoqëri aksionare, në të cilën Republika e Serbisë i ka mbi 78 për qind të aksioneve.

Çka thotë Banka Qendrore e Kosovës?
Banka Qendrore e Kosovës thotë se të gjitha bankat e interesuara kanë të drejtë të aplikojnë për licencë në Kosovë, në përputhje me ligjin në fuqi, por se BQK-ja ka “të drejtën diskrecionale” të vendosë për këto kërkesa.

Në këtë mënyrë, BQK-ja iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse bankat nga Serbia, si Kursimorja e Postës, mund të marrin licencë për të operuar në Kosovë dhe për të paguar të ardhurat që serbët e Kosovës i marrin nga buxheti i Serbisë.

“BQK-ja, pasi analizon të dhënat e pranuara nga aplikimi dhe nga të gjitha institucionet shtetërore gjatë vlerësimit, ruan të drejtën e saj diskrecionale për të vlerësuar dhe vendosur nëse licencimi i tillë është në funksion të arritjes së objektivave të saj”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Ligji për bankat në Kosovë përcakton që asnjë bankë nuk mund të operojë pa licencë nga Banka Qendrore e Kosovës. Me ligj, licencat për bankat e huaja jepen për një periudhë të pacaktuar dhe nuk mund të transferohen.

Më herët, BQK-ja paralajmëroi se periudha e tranzicionit për zbatimin e rregullores së saj, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Bektashi: Dinari nuk do të shfuqizohet nëse Kursimorja e Postës merr licencë
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, beson se licencimi i një banke serbe në Kosovë, do të nënkuptonte kthim në periudhën para hyrjes në fuqi të rregullores së BQK-së.

“Sipas meje, Kursimorja e Postës është pjesë e Qeverisë së Serbisë dhe e njëjta, pa problem, mund t’i përcjellë dhe t’i diktojë të gjitha transaksionet që do të ndodhin në pjesën veriore dhe jugore [të Kosovës]”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se çështja e dinarit është “politizuar” aq sa është dashur të diskutohet në Bruksel dhe nuk beson se Kursimorja e Postës - nëse merr licencë në Kosovë - do të ndalojë plotësisht të operojë me monedhën zyrtare të Serbisë.

“Kjo bankë e licencuar mund të punojë dhe operojë sipas kushteve dhe legjislacionit kosovar. Por, askush në botë nuk mund ta ndalojë hyrjen e valutave të tjera në territorin e Kosovës. Nëse licencohet kjo bankë, problemi më i madh do të jetë të ndalohet financimi i strukturave paralele, qoftë në veri apo në pjesën tjetër të Kosovës, që financohen nga buxheti i Serbisë”, thotë Bektashi.

Gjogoviq: Nga një çështje politike në një çështje teknike
Ekonomisti nga Beogradi, Sasha Gjogoviq, thotë se Kursimorja e Postës, pa problem, mund të operojë me euro në Kosovë.

Sipas tij, pas dakordimit politik të dy palëve, çështja tani është teknike.

“Ajo që është e rëndësishme për qytetarët, për përfituesit e të ardhurave në dinarë, si dhe për subjektet ekonomike që marrin mjete nga Beogradi, është që këto mjete i marrin në valutë të huaj, në këtë rast në euro. Serbia do t’i dërgojë fondet në dinarë përmes Kursimores së Postës, e cila do t’i konvertojë në euro”, thotë Gjogoviq.

Ai shton se dy palët duhet ende të bien dakord për disa detaje teknike, si për shembull për mënyrën se si do të paguhen tatimet dhe të ngjashme. Shton, po ashtu, se Kursimorja e Postës ka përvojë të operimit me valutë të huaj.

Kursimorja e Postës i ka degët e saj në Republikën Sërpska - entitet në Bosnje dhe Hercegovinë - ku përdoret marka e konvertueshme.

“Këta janë vërtet vetëm mekanizma tani. Çështja po bëhet teknike tani që nuk është më politike... Po i afrohemi ditës kur palët do të bien dakord për përgjegjësitë. Do të merren masa që qytetarët dhe bizneset të mos vuajnë”, thotë Gjogoviq për REL-in.

Cilat kompani serbe kanë licencë në Kosovë?
Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia ranë dakord për formimin e dy kompanive serbe në bazë të ligjeve të Kosovës.

Ato janë: kompania simotër e Telekomit të Serbisë, MTS d.o.o, dhe Elektroseveri, që është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS.

MTS d.o.o ka licencë në Kosovë për të ofruar shërbime në fushën e telekomunikacionit, ndërsa Elektroseveri për furnizimin me energji elektrike të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e rrymës atje.

Të dyja këto kompani serbe në Kosovë operojnë me euro dhe në euro i lëshojnë faturat për qytetarët e komunitetit serb./REL

banka qendrore e kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet