LIVE UPDATES
Bota

Bossi serb i drogës arratiset në mënyrë SPEKTAKOLARE drejt Kolumbisë! I kërkoi policisë ta linin të blinte ujë, më pas nis FILMI

Plani i policisë ishte ta hipte në avion dhe t'ia dorëzonte autoriteteve italiane, të cilat e kërkonin prej kohësh. Megjithatë, kur shtetas serb i shoqëruar nga policia mbërriti në aeroportin "Jose Maria Cordova de Rionegro" të mërkurën në orën 19:30, ai kërkoi leje për të blerë një shishe me ujë, pas së cilës filloi një skenë filmi, përballë disa qindra njerëz.

19 Maj 2023, 07:27 Nga A.B
Bossi serb i drogës arratiset në mënyrë SPEKTAKOLARE drejt
Makina

SERBI- Policia në Kolumbi është në kërkim të shtetasit serb AM, i dyshuar për kontrabandë të një sasie të madhe droge nga Amerika e Jugut drejt Evropës, pasi është arratisur në mënyrë spektakolare nga aeroporti i Rionegro, pranë Medellinit, në momentin kur është dashur të ekstradohet në Itali.

Sipas mediave, i dyshuari u arrestua më 9 maj pasi kishte mbërritur në Kolumbi nga Republika Domenikane me dokumente false. Më pas policia konstatoi se ai është një kriminel i rëndë që bashkëpunon me mafien italiane “Ndrangheta”, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe hashashit nga Amerika e Jugut drejt Europës. Plani i policisë ishte ta hipte në avion dhe t'ia dorëzonte autoriteteve italiane, të cilat e kërkonin prej kohësh.

Megjithatë, kur shtetas serb i shoqëruar nga policia mbërriti në aeroportin "Jose Maria Cordova de Rionegro" të mërkurën në orën 19:30, ai kërkoi leje për të blerë një shishe me ujë, pas së cilës filloi një skenë filmi, përballë disa qindra njerëz.

I dyshuari ka përfituar nga mosvëmendja e policisë dhe ka filluar të vrapojë në drejtim të daljes. Para aeroportit e priste një xhip Audi Q7 i zi, në të cilin ndodheshin disa burra, ndoshta bashkëpunëtorë të tij. Në një moment ata kanë nisur të qëllojnë ndaj policisë, të cilët janë detyruar të qëllojnë kundër. Megjithatë, shtetasi serb ka arritur të shkojë në makinë dhe të shpëtojë. Policia ka nisur menjëherë ndjekjen e fuoristradës, por ende nuk ka dhënë rezultat. Askush nuk u lëndua në shkëmbimin e zjarrit, të cilin publiku kolumbian e cilësoi si një mrekulli.

Dialogjet në Sky si në serialin Breaking Bed

Policia ka publikuar edhe një pjesë të komunikimit që të dyshuarit kanë bërë në aplikacionin e koduar Sky. Sipas njoftimit për media, dialogët tingëllojnë sikur janë marrë nga seriali i njohur amerikan "Breaking Bed", në të cilin aktori kryesor, mësuesi i kimisë Walter White, i luajtur nga Bryan Cranston, gatuan dhe shet metamfetaminën për të mbajtur familjen e tij. Pas ngjarjes në aeroport, policia ka bërë të ditur informacione më të detajuara për të arratisurin. Mësohet se ai i përkiste një rrjeti të rrezikshëm kriminal në Itali, por edhe në vende të tjera të rajonit të Europës Lindore.

Detyra e tij kryesore ishte të organizonte përmes kontakteve të tij kontrabandën e drogës nga Kolumbia në Spanjë, nga ku ngarkesat shkonin me rrugë në Italinë qendrore dhe veriore – shpjegon bashkëbiseduesi i medias vendase.

Hetimi ndaj kësaj organizate kriminale nisi pasi një prej korrierëve u arrestua në Spanjë më 28 tetor 2020 dhe u sekuestruan 32 kilogramë kokainë. Policia më pas mblodhi të dhëna që konfirmonin se të dyshuarit organizuan kontrabandë kokaine në disa raste nga viti 2020 deri në mars 2021 dhe u identifikuan të paktën dy importe droge nga Spanja. Më pas janë sekuestruar dërgesat prej 31 kilogramësh e 50 kilogramësh.

Më shumë se 150 të dyshuar janë në paraburgim

Policia kolumbiane dhe italiane morën informacione për të dyshuarit me ndihmën e kolegëve nga Franca dhe Spanja, si dhe u përfshinë edhe Europol dhe Eurojust. Gjithashtu, policia gjermane bëri disa punë dhe arrestoi disa të dyshuar në vendin e tyre. Drejtoria Antimafia e Qarkut Reggio Calabria dhe Milanos ka lëshuar një urdhër për arrestimin e më shumë se 150 personave të dyshuar për kontrabandë kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë.

Duke zgjeruar hetimet, grupi u dyshua më pas për 10 episode të tjera të blerjes së drogës nga furnitorë të huaj. Në total kanë ofruar për shitje 402 kilogramë kokainë dhe heroinë dhe 50 kilogramë hashash.

Më 21 prill 2022, policia italiane arrestoi në një operacion të madh edhe Pietro Foti, sipërmarrës dhe një nga drejtuesit e kësaj organizate kriminale. Ai u dënua para gjykatës në Savona me tre vjet e gjashtë muaj burg për themelimin e një klani.

Media: Kosmajac ishte njeriu i Escobarit për tregun evropian

Një nga personat e parë nga nëntoka serbe që lidhet me klanet e drogës në Kolumbi është Dragoslav Kosmajac, i cili statusin e lojtarit kryesor në tregun e drogës e fitoi falë mbretit të drogës Pablo Escobar, shkruan media. Kosmajac, siç raportuan mediat më herët, e ka takuar Escobarin përmes një farë kolumbiani me të cilin ka qenë i burgosur për dy vjet në një burg austriak dhe që do të rezultojë i besuari i Pablo Escobar. Fjala vjen, Kosmajac u burgos në Vjenë pasi u kap për grabitjen e armatosur që kreu me të vrarë Radet Ćaldović Ćenta. Pas daljes nga burgu, raportojnë mediat, Kosmajac u bë njeriu kryesor i Escobar për tregun e drogës në Evropë.

Përveç Fotit dhe shtetasit serb të arratisur, hetim është nisur edhe kundër një shtetasi tjetër serb – Nebojsha Obradoviq, i cili ka qenë në kontakt me Fotin në aplikacionin Sky./Dosja.al

serbi kolumbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet