Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës duhet t’i njoftojë Shtetet e Bashkuara për gatishmërinë e Bosnjës për të dërguar anëtarë të Forcave të Armatosura të Bosnjës në misionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, sapo të ketë përfunduar procedura ligjore lidhur me këtë vendim.
BOSNJE HERCEGOVINA- Presidenca e Bosnje e Hercegovinës - e cila mbikëqyr Forcave e Armatosura të Bosnjës - është pajtuar në parim për vendosjen e trupave boshnjake në Rripin e Gazës si pjesë e misionit paqeruajtës të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.
Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës duhet t’i njoftojë Shtetet e Bashkuara për gatishmërinë e Bosnjës për të dërguar anëtarë të Forcave të Armatosura të Bosnjës në misionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, sapo të ketë përfunduar procedura ligjore lidhur me këtë vendim.
“Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës është i ngarkuar me kryerjen e procesit të emërimit të përfaqësuesit ushtarak të Bosnje e Hercegovinës në misionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë dhe paraqitjen e një propozimi për vendim për emërimin e tij në Presidencën e Bosnje e Hercegovinës”, thuhet në vendimin e Presidencës së Bosnjës.
Këshilli i Ministrave i Bosnjës është gjithashtu i ngarkuar me detyrën që t’ia paraqesë Presidencës së Bosnjës një vlerësim mbi arsyen e pjesëmarrjes së anëtarëve të Forcave të Armatosura të Bosnjës në misionin e paqeruajtës në Gazë.
Më 17 nëntor të vitit të kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë të hartuar nga SHBA-ja, e cila mbështet planin e presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Rezoluta autorizon gjithashtu këtë Forcë Ndërkombëtare të Stabilizimit për enklavën palestineze.
Izraeli dhe grupi palestinez Hamas - i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe fuqi të tjera - kanë rënë dakord për fazën e parë të planit 20-pikësh të Trumpit për Gazën, një armëpushim në luftën e tyre dyvjeçare dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Megjithatë, rezoluta e OKB-së shihet si thelbësore për legjitimimin e organit të përkohshëm qeverisës dhe ofrimin e garancive për vendet që po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Gazë.
Teksti i rezolutës thotë se shtetet anëtare mund të marrin pjesë në Komitetin e Paqes të kryesuar nga Trumpi, i cili është menduar si një organ kalimtar që do të mbikëqyrë rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës.
Ndërsa, detyra e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit është të sigurojë procesin e demilitarizimit të Gazës, duke përfshirë shkatërrimin e armëve dhe infrastrukturës ushtarake.
Rezoluta është pjesë e fazës së dytë të planit të paqes të administratës Trump për Gazën. Faza e dytë parashikon krijimin e një administrate kalimtare (Komiteti i Paqes), fundin e sundimit të Hamasit në Gazë dhe demilitarizimin e plotë të enklavës, të cilën Hamasi ende nuk e ka pranuar.
Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të vendoset në marrëveshje me Izraelin dhe Egjiptin, dhe SHBA-ja është në bisedime me disa vende për pjesëmarrjen në mision, pa dërguar trupa amerikane. Vendet e përmendura deri më tani përfshijnë Indonezinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Katarin dhe Turqinë.
Rezoluta gjithashtu ofron mbështetje financiare për rindërtimin e Gazës përmes Bankës Botërore dhe një fondi të posaçëm. Forcat e Armatosura të Bosnjës kanë marrë pjesë më parë në misione paqeruajtëse në të gjithë botën dhe aktualisht tre anëtarë janë në Republikën e Afrikës Qendrore./REL
Warner Bros SHBA- Sot bordi i WBD informoi aksionarët se oferta e rishikuar e Paramount muajin e kaluar ende nuk ishte aq tërheqëse sa...
Spitali i Fëmijëve "Agia Sophia" GREQI- Një vajzë 13-vjeçare në qytetin Peristeri të Greqisë, u dërgua ...
foto ilustruese SHBA- Shtëpia e Bardhë tha të martën se presidenti Donald Trump po shtjellon mundësitë për përvet&...
Një anije cisternë me produkte nafte është lundruar pranë brigjeve të Venezuelës. SHBA- Pas një ndjekjeje disa di...
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer tha sot se çdo vendosje e forcave të Mbretërisë së Bashkuar sipas deklarat...
SHBA- Një video e Presidentit Amerikan Donald Trump po bën xhiron e botës për shkak gjesteve që ai bëri teksa imi...
VENEZUELË- Karakasi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje për të eksportuar naftë brut...
Grenlanda SHBA- Pak ditë pasi ushtria amerikane e rrëzoi nga pushteti presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, më 3 janar, një lu...
Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Celia Flores VENEZUELË- Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Celia Flores , thuhet se...
ZVICËR- Autoritetet zvicerane thanë të martën se bari që u përfshi nga flakët në një resort luksoz skijimi, duke ...