LIVE UPDATES
Bota

Bombat amerikane në Gjermani/ DW: Distancimi i Trump nga Europa po dobëson mbrojtjen e përbashkët nukleare

Ende janë të stacionuara në Gjermani armët bërthamore amerikane. Por distancimi i Trumpit nga Europa po e dobëson mbrojtjen e përbashkët nukleare. A mund të ndihmojë Franca?

17 Mars 2025, 08:55 Nga B.Z
Bombat amerikane në Gjermani/ DW: Distancimi i Trump nga Europa po
Macron dhe Merz

GJERMANI - Përgjigjen pozitive nga Berlini, Emmanuel Macron, presidenti francez kishte kohë që e priste. Disa herë ai kishte ofruar që të zhvilloheshin bisedime mes Gjermanisë e Francës për mbrojtjen nukleare,  mbi bazën e armëve atomike franceze. Deri më tani ishin vetëm fjalë në erë.

Por situata po ndryshon: Kreu i CDU-së,  Friedrich Merz me gjasë, kancelari i ardhshëm gjerman, është gati për dialog.  Me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mund të ndodhë që SHBA të mos e ofrojë më mbrojtjen nukleare si deri tani. Merz dëshiron të bisedojë me dy fuqitë atomike Francën dhe Britaninë e Madhe për këtë çështje. Parisi i ka hapur dyert.

Bombat amerikane në Gjermani

Prej dekadash Gjermania ka qenë nën mburojën nuklerare të SHBA.  Flitet se në Gjermani gjenden deri në 20 bomba atomike, por kodi për përdorimin e tyre ndodhet vetëm në duart e presidentit amerikan. Nga ana e vet Bundeswehri vë në dispozicion avionët luftarakë, që në rast nevoje do t'i transportojnë ato. NATO e quan këtë organizim të përbashkët„pjesëmarrje nukleare", ku marrin pjesë edhe vende të tjera europiane.

Ekspertët e sigurisë nuk llogarisin me atë që SHBA do t'i heqin armët bërthamore në një të ardhme të afërt. "Nuk mendoj se është një skenar i afërt, sepse NATO dhe pjesëmarrja nukleare janë me rëndësi të madhe strategjike për SHBA për arsye të ndryshme”, është i mendimit, Sascha Hach, ekspert për sigurinë europiane dhe kontrollin e armatimit në Institutin për Studimet e Paqes në Frankfurt, PRIF. "Por megjithatë nuk mund të përjashtohet.” Një nga avantazhet strategjike të SHBA është mundësia e reagimit kundrejt agresioneve ruse në Europë.

Gjermania nuk ka të drejtë të ketë armë bërthamore

Edhe nëse bombat amerikane mbeten në Europë, dyshimet që mbjell Donald Trump lidhur me premtimin amerikan për NATO-n janë të dëmshme dhe minojnë besueshmërinë e kërcënimit nuklear. Gjermania, që gjithmonë është mbështetur tek SHBA synon tani të riorientojë politikën e saj të sigurisë. Bundeswehri do të duhet të armatoset më shpejt se ishte e planifikuar. Edhe për mburojën atomike po debatohet: Sa e vlefshme është ajo në këto rrethana kundër arsenalit të madh nuklear të Rusisë me më shumë se 5500 koka atomike?

Vetë Gjermania nuk lejohet të ketë armë atomike. Këtë e ka përcaktuar "Marrëveshja Dy plus Katër” e ribashkimit të Gjermanisë.

Në Europë vetëm Britania e Madhe dhe Franca kanë armë atomike, Brenda BE vetëm Franca. Një bashkëpunim i ngushtë duket rruga më e mirë. Por ka edhe kufizime: Forcat atomare britanike janë të lidhura ngushtë me ato amerikane dhe në rast konflikti i vihen në dispozicion NATO-s. Ndryshe është situata në Francë, që i jep rëndësi të madhe mëvetësisë së forcave të saj armatosura atomike. Ato nuk janë të varura nga strukturat e përbashkëta komanduese të NATO-s.

Franca zotëron sipas disa llogaritjeve 290 koka atomike që mund të komandohen nga nëndetëse atomike apo avionët luftarakë Rafale. Forcat e armatosura atomike duhet të mbrojnë "interesat vitale” të vendit, thuhet në doktrinën franceze. Sipas interpretimit francez  ato njëkohësisht forcojnë edhe sigurinë e Europës duke vështirësuar kalkultimet e armiqve të mundshëm.

Ç'pamje do të kishte një bashkëpunim në këtë drejtim?

Në Paris thuhet, se fillimisht duhet zhvilluar një dialog intensiv. Informacionet mbi mënyrën e veprimit dhe planin strategjik të armëve atomike janë tejet të rëndësishme. Franca ka këtu përvojë me dekada, të cilën Gjermania nuk e ka.

Ajo që mendohet janë trajnime të përbashkëta të aviacionit luftarak francez dhe atij gjerman, thotë eksperti francez i sigurisë, Camille Grand nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. Kjo mund të përfshinte edhe aderimin e avionëve Rafale në Gjermani. Nuk bëhet fjalë, si u përfol në media për stacionim të avionëve luftarakë atomikë francezë apo infrastrukturë tjetër nukleare në Gjermani.

Komanda mbetet tek presidenti francez

Franca nuk e shtron për diskutim pjesëmarrjen nukleare tek armët e saj atomike si e praktikon NATO. Prandaj për ekspertin Grand „është gabim që të mendohet, se garancitë nukleare franceze kompensojnë garancitë nukleare amerikane", tha ai për DW.

Qeveria franceze e ka bërë të qartë: Vendimin për përdorimin e armëve atomike ajo nuk do ta lëshojë nga dora. „Pavarësisht se çfarë ndodh, vendimi ka qenë dhe do të mbetet në duart e presidentit të Republikës, kryekomandantit të forcave të armatosura", tha presidenti francez në një fjalim drejtuar kombit në mars.

Çfarë mund të bëjë Europa?

Jo vetëm forcat atomike franceze, edhe ato britanike janë të orientuara mjaft në drejtim të mbrojtjes kombëtare. Britania e Madhe është vendi i vetëm i armatosur nuklear që ka vetëm një tip të caktuar armësh atomike. Kërcënimi nuklear i vendit është tërësisht i bazuar në mbrojtjen detare, katër nëndetëse atomike të stacionuara në brigjet perëndimore skoceze.

Kjo e kufizon mundësinë që këto armë në një të ardhme të afërt të vihen në shërbim të një mbrojtjeje nukleare europiane. Ajo që mund të mendohet është një dialog i përforcuar strategjik por edhe "një deklaratë politike, që dispozitiv nuklear francez dhe britanik në rast nevoje të përdoret edhe për mbrojtjen e territorit europian", thekson eksperti Sascha Hach për DW. „Por nuk e quaj realiste që forcat e armatosura në Francë dhe në Britaninë e Madhe të zhvillohen në atë formë që të përshtaten edhe për mbrojtjen europiane."

Nuk ka rëndësi numri i bombave

Edhe Friedriech Merz në Gjermani e thekson, se nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e armëve atomike të SHBA po për përplotësim të tyre. Jo vetëm për shkak të arsenalit nuklear SHBA shihen si të pazëvendendësueshme në NATO, por edhe për shkak të aftësive të tjera të veçanta të këtyre armëve. Këtu bëjnë pjesë kontakte direkte me qendra e komandove ruse dhe sisteme lajmërimi në lidhje me raketat balistike. Këto ndihmojnë për të shmnagru shkaëllzime të paqëllimshme- „Nëse ne tani në Europë diskutojmë se t'ia bëjmë pa SHBA ne përqëndrohemi tek ajo nëse kemi bomba të mjaftueshme", thekson Hach. Këtu harrohet, që mund të humbasin mekanizma të tjerë të sigurisë pa SHBA, si psh. Kontakte të drejtpërdrejta me palën kundërshrae. „Këtu do të thosha që është  në interes të Europës të ngrejë struktura të ngjashme dhe mekanizma mbi të cilat e kemi ne kontrollin.”/DW

bomba atomike shba- gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet