LIVE UPDATES
Bota

Bloomberg: Si mund të çahet bllokada ruse ndaj porteve ukrainase në Detin e Zi

I quajtur me emrin e koduar “Earnest Will” (Vullneti i sinqertë), misioni ishte në përgjithësisht i suksesshëm. Ai vazhdoi nga vera e nxehtë e vitit 1987 deri në vjeshtën e vitit 1988. (Gjithsesi në atë kohë ndodhi një tragjedi e madhe, rrëzimi i një avioni iranian që shkaktoi 290 viktima).

30 Maj 2022, 14:32 Nga DOSJA
Bloomberg: Si mund të çahet bllokada ruse ndaj porteve ukrainase
Foto ilustruese

Pjesa tjetër e botës kishte dëshpërimisht nevojë të garantonte transportin e naftës prej andej, ndaj zgjodhi një zgjidhje shumë dramatike: shoqërimin e autokolonave me cisternat e naftës, të cilat mbanin flamurin amerikan, si kur ndodheshin brenda ashtu edhe kur dilnin nga ngushtica.

I quajtur me emrin e koduar “Earnest Will” (Vullneti i sinqertë), misioni ishte në përgjithësisht i suksesshëm. Ai vazhdoi nga vera e nxehtë e vitit 1987 deri në vjeshtën e vitit 1988. (Gjithsesi në atë kohë ndodhi një tragjedi e madhe, rrëzimi i një avioni iranian që shkaktoi 290 viktima).

“Earnest Will” garantoi furnizimin e rregullt të botës me naftën arabe dhe u hoqi iranianëve një mekanizëm të fortë shantazhi. Kryqëzori që drejtoja unë “Valley Forge”, zhvilloi një dislokim të suksesshëm, dhe misioni pati një ndikim të rëndësishëm në gjeopolitikën globale dhe furnizimet me energji.

Ndërsa bota përballet sot me mungesa ushqimore për shkak të bllokadës së paligjshme të Ukrainës nga Rusia, SHBA dhe aleatët e saj duhet të marrin në konsideratë një përgjigje të ngjashme. Ukraina furnizon një pjesë të konsiderueshme të tregut global të grurit (afërsisht 7 për qind të eksporteve globale), të vajit të lulediellit dhe produkteve të tjera bujqësore të rëndësishme.

Veprimet e Rusisë nuk janë vetëm të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Por ato mund të shkaktojnë uri në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, që janë tashmë vatra të nxehta të destabilitetit. Presidenti rus Vladimir Putin zotëron kontrollin e bregdetit verior të Detit të Zi, pasi flota e tij, me më shumë se dhjetëra anije luftarake të mëdha, është deri tani më e fuqishmja në atë rajon.

Me 25.000 marinarë dhe rreth 40 anije luftarake dhe 7 nëndetëse, flota ruse është ende e frikshme edhe pas humbjes së anijes së saj të madhe “Moskva”, pas një sulmi me raketa ukrainase në muajin prill. Ndërsa aleatët e NATO-s, Turqia, Rumania dhe Bullgaria kanë forca

të afta në Detin e Zi, Ukraina nuk ka praktikisht asnjë flotë të marinës për ta sfiduar bllokadën ruse.

Forcat ruse janë pozicionuar përgjatë bregdetit të saj, ndaj janë në gjendje që ta asfiksojnë ekonominë ukrianase, duke penguar produktet e saj bujqësore që të arrijnë në tregjet e tyre të synuara. Moska po përdor një strategji që të kujton atë të përdorur nga ushtria e Unionit kundër Jugut agrar në Luftën Civile të SHBA-së.

I quajtur “Plani Anakonda”, sipas gjarprit gjigant që i mbyt viktimat e tij, Unioni e privoi Konfederatën nga pasja e valutës së fortë, duke ia bllokuar eksportin e pambukut. Disa vende evropiane e sfiduan disi bllokadën detare, por pa ndonjë sukses domethënës.

Putin po kopjon sot një pjesë të strategjisë së Lincoln, dhe kjo ka një efekt. Rusët kanë propozuar tani zhvillimin e negociatave për të lejuar eksportin e grurit ukrainas në këmbim të heqjes së sanksioneve perëndimore, gjë të cilën SHBA dhe aleatët e saj nuk do ta pranojnë.

Dhe kjo na sjell tek ideja e thyerjes së bllokadës nëpërmjet shoqërimit të anijeve tregtare. Sfida e parë është më e dukshme: Kush do të bëjë shoqërimin? Kjo mund të bëhet nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, nga NATO apo një koalicion vendesh të gatshme të ndërmarrin atë që do të jetë një mision provokues dhe i rrezikshëm.

Qasja më e mundshme do të ishte që ajo të drejtohet nga SHBA, ndoshta duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Francën, dhe ndoshta vendet e Detit të Zi, Turqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Një sfidë e dytë do të jetë pastrimi i minave, pasi si ukrainasit ashtu edhe rusët i kanë përdorur ato në përpjekje për të kontrollojnë zonat përgjatë bregdetit ukrainas. NATO ka një forcë të përhershme të çminimit, pikërisht për këtë qëllim. Kjo flotilje është sot nën komandën e njërit prej pasardhësve të mi si komandant suprem i aleatëve, gjeneralit Tod Wolters.

Së treti, vendet që kanë ndërmarrë çdo lloj bllokade, janë të detyruara të bashkëpunojnë me vendet kryesore të transportit detar dhe tregtarët ndërkombëtarë që zotërojnë grurin dhe produkte të tjera. Kjo mund të organizohet nga Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), me seli në Londër. Pjesë e OKB-së, IMO luajti një rol të ngjashëm në organizimin e reagimeve ndërkombëtare ndaj piraterisë në brigjet e Afrikës Lindore, gjatë kohës që unë isha komandant i NATO-s.

Së fundmi, Perëndimi duhet ta vërë në dijeni Rusinë mbi planin, dhe të sigurohet që Moska ta kuptojë mirë se koalicioni që do të marrë përsipër operacionin nuk do të tolerojë asnjë ndërhyrje, por nga ana tjetër nuk dëshiron të hyjë në luftime me flotën ruse të Detit të Zi. Moska ka të ngjarë të zemërohet, por mundësia që ajo të sulmojë direkt anijet luftarake të NATO-s në ujërat ndërkombëtare mbetet e ulët. Në rast se përkundër të gjitha gjasave, rusët do të bënin ndonjë veprim të çmendur, ata do të përballeshin me një përdorim proporcional të forcës.

Ne gjendemi aktualisht në një moment kyç të këtij konflikti:eksportet e grurit janë ndërprerë, ekonomia ukrainase është e rrënuar, dhe duhet shmangur kriza e ardhshme globale e ushqimit. Aleatët demokratikë duhet të eksplorojnë një qasje të ngjashme si ajo e operacionit “Earnest Will”. Ne nuk mund ta lejojmë Putinin të vazhdojë me bllokadën e tij detare.

Shënim: James Stavridis, admiral në pension i Marinës së SHBAsë, ish-komandant suprem itrupave aleate të NATO-s në Evropë.

Marrë nga bota.al

Sondazh

Poll

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para