LIVE UPDATES
Bota

Samiti në Mal të Zi: Shtohen thirrjet për shmangie të destabilizimit të Ballkanit

I dërguari britanik, Peach, vlerësoi ndër të tjera se pushtimi rus në Ukrainë ishte një akt barbar i paprovokuar dhe tha se Mbretëria e Bashkuar qëndron krah Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme të reagojë në rast të pasojave të luftës

30 Maj 2022, 13:59 Nga DOSJA
Samiti në Mal të Zi: Shtohen thirrjet për shmangie të
Foto ilustruese

Pjesëmarrësit e Samitit të Demokracisë së Evropës Juglindore, që po mbahet në Mal të Zi, kanë dënuar ashpër pushtimin rus në Ukrainë, dhe kanë thënë se nevojitet kujdes për të shmangur destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Në Samitin e organizuar me temën “Lufta në Evropë: Ndikimi në Ballkan” marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkan Perëndimor, Stuart Peach dhe më vonë pritet që këtij samiti t’i adresohet i dërguari amerikan për këtë rajon, Gabriel Escobar.

I dërguari britanik, Peach, vlerësoi ndër të tjera se pushtimi rus në Ukrainë ishte një akt barbar i paprovokuar dhe tha se Mbretëria e Bashkuar qëndron krah Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme të reagojë në rast të pasojave të luftës. Sipas tij, Rusia ka synime destruktive.

“Ne duhet të jemi të lëvizshëm dhe të gatshëm për të reaguar. Askush nuk mund të jetë i qetë në rajon (Ballkanin Perëndimor) kur bëhet fjalë për pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës dhe as t’i injorojë ato. Ne jemi të ndjeshëm ndaj faktit se lufta në Ukrainë u parapri nga luftëra tjera në Evropë”, ka thënë Peach, duke shtuar se siguria kolektive është kyçe.

“Si aleatë të NATO-s, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë kolektive. Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitetet e vendeve të rajonit, përmes sundimit të ligjit dhe politikave të forta dhe në këtë mënyrë, të ndërtojmë qëndrueshmërinë në përballje me situatën në të cilën ndodhemi”.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse është realiste të pritet që, pas bisedimeve dhe marrëveshjes së 29 majit mes presidentëve të Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë:

“Bashkimi Evropian e sheh rajonin përmes pranimit dhe harmonizimit me normat dhe vlerat evropiane, duke përfshirë politikën e jashtme dhe sanksionet. Kjo është ajo që ne presim nga të gjitha shtetet anëtare. Çdo vend në rajon e di se cilat janë pritjet lidhur me këtë pjesë. Veprimet konkrete do t’i marrim parasysh kur të sjellim vendimin për të ardhmen e këtij rajoni dhe të secilit vend të rajonit. Ne gjithashtu do të marrim parasysh veprime konkrete kur të vendosim për të ardhmen e këtij rajoni dhe të secilës prej vendeve të rajonit”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas bisedimeve që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se Serbia do të ketë çmim shumë të favorshëm të gazit dhe marrëveshja do të nënshkruhet për tre vjet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përsëriti solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës dhe tha se ekziston frika e destabilizimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Është i nevojshëm veprimi i përbashkët në ditët dhe vitet në vijim. Është e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të respektojnë sanksionet e Bashkimit Evropian dhe veprimet e tjera, të cilat i ndërmarrin partnerët tanë. Jo të gjitha vendet në rajonin tonë na janë bashkuar”, ka thënë Osmani.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se agresioni rus kundër Ukrainës paraqet një përkujtues të madh për vendet e Ballkanit Perëndimor që kaluan luftërat.

“Kemi kaluar nëpër agresione dhe katastrofa humanitare dhe e dimë se çfarë do të thonë krimet e luftës. Prandaj, është detyrim i çdo vendi në Ballkanin Perëndimor të kontribuojë që të arrihet sa më parë paqja, të ruajë vlerat universale, të mbrojë trashëgiminë demokratike dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe çdo shteti tjetër të pavarur në botë”.

Duke folur për takimin e ardhshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Abazoviq tha se qëllimi i vetëm dhe më i lartë i politikës së jashtme të Malit të Zi është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.

“Nuk na intereson kurrfarë zëvendësimi për këtë. Por çdo gjë që mund të përdorim si mekanizëm për të arritur këtë qëllim, për ne është plotësisht i pranueshëm”, tha Abazoviq, duke saktësuar se në takimin e “Ballkanit të Hapur” do të shkojë si mysafir dhe jo që ta përfaqësojë Malin e Zi si anëtar të nismës.

“Do të shqyrtojmë gjithçka që është e mirë për vendin tonë. Nëse rezulton se është në favor të synimeve tona të politikës së jashtme, nuk kam asgjë kundër bashkimit të plotë në nismë. Nëse jo, atëherë do të shohim se si do të organizohemi”, theksoi Abazoviq.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale. Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.

Marrë nga REL

 

Sondazh

Poll

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec