LIVE UPDATES
Bota

Blogu i Brukselit: Marrëveshja e vetëkënaqshme e BE-së për Kosovën e Serbinë

Dhe, ashtu sikurse një muaj më herët, Borrell e ka publikuar tekstin e Aneksit në faqen e internetit të korpusit të politikës së jashtme të BE-së: Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

20 Mars 2023, 21:23 Nga I.A
Blogu i Brukselit: Marrëveshja e vetëkënaqshme e BE-së
Takimi ne Ohër

OHËR- Kur shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar përmes Twitter-it se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje, pas një dite të gjatë bisedimesh, më 18 mars në Ohër, shumë njerëz e kanë marrë atë si të mirëqenë.

Në fakt, ajo ka qenë një “bravo” për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes, për të cilën palët kanë rënë dakord më 27 shkurt. Dhe, ashtu sikurse një muaj më herët, Borrell e ka publikuar tekstin e Aneksit në faqen e internetit të korpusit të politikës së jashtme të BE-së: Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Por, më e rëndësishmja është se këtij teksti - ashtu sikurse në shkurt - i ka munguar një aspekt i rëndësishëm: nënshkrimet e dy lojtarëve kryesorë - kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pa to, negociatat - si ato në Bruksel, ashtu edhe ato në Ohër - kanë rezultuar në një marrëveshje që nuk është, pavarësisht se sa shumë përpiqet BE-ja që ta “shesë” si të tillë.

Mungesa e nënshkrimeve në të dyja dokumentet është e meta kryesore këtu, por nuk është e vetmja.

Pritej që Aneksi t’i përcaktonte afatet kohore dhe renditjen e duhur të paragrafëve të rënë dakord në Marrëveshjen e shkurtit. Kjo, kryesisht, mungon. Për më tepër, mungojnë edhe mekanizmat e nevojshëm të zbatimit, për ta shndërruar në realitet atë që thuhet në letër.

Brukseli duhet të marrë disa merita për hartimin e Marrëveshjes së shkurtit. Ndonëse nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet që i kanë prishur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ajo ka qenë një hap përpara.

Në shumë mënyra, është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit - një ‘shtëpi’ në gjysmë të rrugës që ofron njohje ‘de facto’ të Kosovës, nëse jo ‘de jure’.

Marrëveshja ofron njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, si: pasaportat, diplomat, targat, vulat doganore. Të dyja palët do të shkëmbejnë gjithashtu misione të përhershme në qeveritë përkatëse dhe nuk do ta bllokojnë rrugën e njëra-tjetrës drejt BE. Beogradi, po ashtu, është zotuar se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Në “këmbim” të kësaj, Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë do t’i formalizohej statusi. Me një mënyrë më elegante fjalësh është pranuar edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë - pa e përmendur emrin e tij, por duke siguruar “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Megjithatë, Aneksi, në formën e tij përfundimtare, ka zhbërë pjesën më të madhe të punës. Sipas burimeve që kanë dijeni për bisedimet, por që nuk mund të citohen, draftet origjinale kanë qenë shumë më të detajuara - për ç’gjë ka aluduar edhe vetë Borrell në deklaratën e tij. Së pari do të bëhej lëvizje nëpër komunat serbe, e më pas do të kishte njohje reciproke të dokumenteve dhe më pas shkëmbim misionesh.

Por, tani, i vetmi afat i përcaktuar kohor lidhet me Nenin 7 të Marrëveshjes - krijimin e komunave me shumicë serbe - ku Kosova duhet t’i nisë “menjëherë” negociatat, çfarëdo që të thotë kjo. Se kur duhet të ndodhë njohja reciproke e pasaportave apo shkëmbimi i misioneve, nuk ka asgjë konkrete.

Sigurisht, dikush mund t’i nxjerrë në dukje disa pika në Aneks dhe të pretendojë se gjërat do të ecin përpara. Për shembull, aty thuhet se “Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse - që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi - në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”. Po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia “pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra” dhe që “rendi i paragrafëve të këtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit të tyre”.

Gjithçka bukur, por ku është “në të kundërtën” këtu?

Zyrtarët e BE-së thonë se aty është zotimi për të ngritur një komitet të përbashkët monitorues, brenda 30 ditësh, të kryesuar nga BE-ja, por çfarë fuqie ka ky komitet?

Përgjigjja nuk mund të gjendet në tekst. Dhe po, në Aneks thuhet se “mosrespektimi i obligimeve nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre [Kosovës dhe Serbisë] të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja”.

Kjo mund të tingëllojë si një gjë ogurzezë, por nuk është. Kosova nuk njihet si shtet i pavarur nga të gjitha vendet e BE-së dhe nuk do të njihet së shpejti. Është në vullnetin e çdo shteti evropian për t’iu bashkuar klubit. Të bëhesh anëtar i BE-së nuk është një gjë realiste tash e sa dekada. Bisedimet e pranimit të Serbisë në BE janë ndërprerë gjithashtu, për shkak të dështimit të saj për t’u anuar politikisht kah BE-ja, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Nëse do të duhen dekada që Kosova të anëtarësohet, Serbisë mund t’i duhen vite. Brukseli, thjesht, nuk ka me çfarë ta “kërcënojë” Beogradin dhe Beogradi e di këtë.

Ai është plotësisht i vetëdijshëm se Brukseli nuk mund t’i ofrojë një autostradë fitimprurëse drejt anëtarësimit dhe, në të njëjtën kohë, heziton të shkurtojë shumë fonde, nga frika se Serbia mund të përafrohet edhe më shumë me Kinën e Rusinë.

Vetëm vini re se sa shpërfillës ka qenë Vuçiq për Marrëveshjen dhe Aneksin, menjëherë pas bisedimeve. Për aq kohë sa BE-ja është më shumë e interesuar për ushtrime si kjo “marrëveshje”, në vend se të bëhet një lojtare e vërtetë në fqinjësinë e gjerë evropiane, ai mund të jetë i tillë, pasi e di se nuk ka asnjë pasojë reale.

Marrë nga REL

josep borrell dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet