LIVE UPDATES
Bota

Blloku i shteteve të Afrikës Perëndimore: Ndërhyrja ushtarake në Niger, mjet i fundit

Shefat e ushtrisë të shteteve të këtij blloku u takuan më 2 gusht për të përgatitur një përgjigje për situatën në Niger. Në takim ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Nigeri, një javë pas puçit ushtarak, që detyroi Francën të evakuonte shtetasit e saj.

2 Gusht 2023, 18:08 Nga a.l
Blloku i shteteve të Afrikës Perëndimore: Ndërhyrja
Foto ilustruese

Blloku rajonal i shteteve të Afrikës Perëndimore tha se ndërhyrja ushtarake në Nigerin që po udhëhiqet nga junta, “është mjet i fundit”, përderisa Nigeria ndërpreu furnizimet elektrike për të intensifikuar presionin ndaj liderëve të puçit.

Shefat e ushtrisë të shteteve të këtij blloku u takuan më 2 gusht për të përgatitur një përgjigje për situatën në Niger. Në takim ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Nigeri, një javë pas puçit ushtarak, që detyroi Francën të evakuonte shtetasit e saj.

Bashkësia Ekonomike e shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) gjatë fundjavës vendosi sanksione tregtare dhe financiare dhe i dhanë afat prej një jave puçistëve që të rikthejnë pushtetin te presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike ose paralajmëruan se ata do të përballen me përdorimin e forcës.

“Opsioni ushtarak është mjeti i fundit, por ne jemi të përgatitur për çdo mundësi”, tha Abdel-Fatau Musah komisionar për politikë të jashtme, paqe dhe siguri në ECOWAS.

Musah tha se një ekip i ECOWAS, i udhëhequr nga ish-lideri nigerian, Abdulsalami Abubakar, ka qenë në Niger për “negociata”.

ECOWAS do të zhvillojë takim treditor në Abuxha. Aktualisht këtë grup rajonal e udhëheq Nigeria, që është superfuqi ushtarake dhe ekonomike në Afrikën perëndimore.

Ky shtet veçse ka ndërprerë furnizimet me energji elektrike për Nigerin. Nigeri, një prej shteteve më të varfra në botë, merr 70 për qind të energjisë elektrike nga Nigeria.

Ndërkaq, Mali dhe Burkina Faso, që udhëhiqen nga juntat ushtarake, kanë paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake në Niger, duke konsideruar se një gjë e tillë do të ishte “shpallje e luftës” kundër tyre.

Një prej liderëve të puçit, gjenerali Salifou Mody, ka shkuar në Mali për negociata. Por, më shumë detaje nuk janë bërë të ditura për këtë vizitë. Presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, u rrëzua nga pushteti gjatë puçit ushtarak më 26 korrik. Ai ishte zgjedhur president më 2021, në zgjedhjet e para në këtë shtet ku ndodhi dorëzim paqësor i pushtetit.

Për shkak të puçit, Franca ka njoftuar se do të vazhdojë evakuimet e shtetasve të saj nga Nigeri. Deri më tani nga ky shtet janë larguar 500 persona, shumica francezë. Por, në mesin e të evakuuarve ka edhe shtetas të Portugalisë, Belgjikës, Nigerisë, Etiopisë dhe Libanit.

Edhe Italia ka njoftuar se ka evakuuar rreth 100 të huaj nga Nigeri, dhe radio ANSA raportoi se në mesin e tyre ishin 36 italianë dhe 21 amerikanë.

Ndërkaq, Gjermania u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen. Shtetet e Bashkuara – që kanë 1.100 trupa të stacionuara në Niger – deri më tani nuk kanë bërë ndonjë njoftim për evakuimin e amerikanëve./REL

nigeri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet