Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se teknologjia duhet të përdoret për të mbështetur vlerat demokratike përballë përpjekjeve të regjimeve autoritare, që duan ta përdorin teknologjinë për të minuar demokracinë dhe për të dëmtuar të drejtat e njeriut.
KOREA E JUGUT- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi sot nevojën që zhvillmi i teknologjive të reja të mbështesë vlerat demokratike. Ai tha në Takimin e tretë për Demokracinë, që u mbajt në Seul të Koresë së Jugut të hënën, se regjimet autoritare përdorin teknologjinë për të minuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se teknologjia duhet të përdoret për të mbështetur vlerat demokratike përballë përpjekjeve të regjimeve autoritare, që duan ta përdorin teknologjinë për të minuar demokracinë dhe për të dëmtuar të drejtat e njeriut.
Blinken i bëri komentet të hënën në Takimin e tretë për Demokraci, që po zhvillohet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Sekretari Blinken u tha të pranishmëve se qeveritë duhet të sigurohen që e ardhmja e teknologjisë të jetë gjithëpërfshirëse.
“Demokracitë tona nuk janë paprekshme nga dëmet që mund të shkaktojë keqpërdorimi i inteligjencës artificiale, duke përfshirë zgjedhjet që bëjnë kompanitë e teknologjisë në zhvillimin e inovacioneve të tyre; nga mundësia e qytetarëve tanë që të kenë më pak qasje për të ndjekur burime të ndryshme mediatike për shkak të dështimeve të inteligjencës artificiale. Motorët e kërkimit në internet mund të krijojnë diskriminim dhe paragjykime, që prekin pakicat racore dhe etnike”, deklaroi zoti Blinken.
Ai përsëriti akuzat e Uashingtonit se Rusia dhe Kina qëndrojnë pas fushatave globale që synojnë manipulimin e informacionit. Disa zyrtarë evropianë kanë akuzuar gjithashtu Rusinë për kryerjen e fushatave dezinformuese duke përdorur inteligjencën artificiale. Në fjalimin e tij, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol tha se vendet kanë për detyrë të ndajnë përvojat dhe aftësitë në mënyrë që inteligjenca artificiale dhe teknologjia të mund të përdoren për të promovuar demokracinë.
“Përdorimi i lajmeve të rreme dhe informacionit të rremë përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë dixhitale jo vetëm që shkel liritë individuale dhe të drejtat e njeriut, por kërcënon gjithashtu sistemet demokratike. Për më tepër, teknologjia dixhitale mund të krijojë një hendek midis kombeve dhe zgjeron pabarazitë ekonomike, gjë që nga ana tjetër përkeqëson ndjeshëm vlerat demokratike”, tha ai.
Takimi për Demokracinë, i organizuar nga Koreja e Jugut, është një iniciativë e Presidentit amerikan Joe Biden që synon të diskutojë mënyrat për forcuar demokracinë, mbrojtjen kundër autoritarizmit, luftën kundër korrupsionit dhe respektimi i të drejtave të njeriut./ VOA
Josep Borrell BRUKSEL- Ushtria e Izraelit njoftoi të hënën se po kryen një operacion në spitalin Shifa, në qytetin e Gaz&eu...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgj...
Viola von Cramon KOSOVË- Raportuesja e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën, Viola von Cramon në një intervistë së fund...
Foto ilustruese SHBA-Donald Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin është“ndoshta” i përfshirë në vdekjen e lideri...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për Marrëveshjen e Ohrit të arritur një vit më par&eum...
Mariya Gabriel BULLGARIA- Ministrja e Jashtme bullgare, Mariya Gabriel, e partisë së qendrës së djathtë GERB, ra dakord të h&...
Escobar dhe familjarët e Afrim Bunjakut KOSOVË- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë vizit&eum...
Foto ilustruese UKRAINË- Rusët po përparojnë. Ukrainasit po gërmojnë. Disa javë pasi e arritën fitoren më t&eu...
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov RUSIA- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur pas fitores së parashikua...
Foto ilustruese GJERMANI- Reagimet në BE e Gjermani pas rezultatit të zgjedhjeve në Rusi janë të qarta. Zgjedhjet në Rusi nuk...