LIVE UPDATES
Bota

Blinken vazhdon përpjekjet diplomatike për parandalimin e përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua të dielën me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe ministrin e Jashtëm, Ayman Safadi në një përpjekje diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mes Izraelit dhe grupit militant Hamas, në Rripin e Gazës. Zoti Blinken po u bën thirrje fqinjëve arabë të Izraelit të luajnë rol në të ardhmen lidhur me drejtimin e Gazës pas luftës.

7 Janar 2024, 19:29 Nga a.l
Blinken vazhdon përpjekjet diplomatike për parandalimin e
Anthony Blinken dhe Ayman Al Safadi

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me mbretin dhe ministrin e jashtëm të Jordanisë dhe vizitoi një depo të Programit Botëror të Ushqimit në Aman, ndërsa vazhdon misionin diplomatik në Lindjen e Mesme për të parandaluar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, në të gjithë rajonin. Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se ka përfunduar operacionin për të shkatërruar strukturat ushtarake të Hamasit në veri të Gazës, duke vrarë sipas saj rreth 8 mijë militantë në atë zonë dhe duke sekuestruar dhjetëra mijëra armë dhe miliona dokumente.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua të dielën me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe ministrin e Jashtëm, Ayman Safadi në një përpjekje diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mes Izraelit dhe grupit militant Hamas, në Rripin e Gazës. Zoti Blinken po u bën thirrje fqinjëve arabë të Izraelit të luajnë rol në të ardhmen lidhur me drejtimin e Gazës pas luftës.

Zoti Blinken vizitoi gjithashtu një depo të Programit Botëror të Ushqimit ku ngarkohen kamionë me ndihma për Gazën. Jordania dhe vendet e tjera arabe kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm që nga shpërthimi i konfliktit në muajin tetor.

“Turqia është e gatshme të përdorë ndikimin e saj në Lindjen e Mesme për të ulur tensionet dhe parandaluar përhapjen e konfliktit të Gazës”, u tha sekretari Blinken gazetarëve të shtunën vonë, pasi zhvilloi bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, një kritik i fortë i aksioneve ushtarake të Izraelit në Gaza.

Të shtunën sekretari amerikan zhvilloi takime me presidentin Erdogan në Stamboll dhe më pas në Kretë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ai nisi një mision diplomatik në Lindjen e Mesme këtë javë ndërsa shtohet frika se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë mund të kthehet në një konflikt më të gjerë.

Në një takim të veçantë me zotin Blinken, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm” në Gaza dhe për futjen e pandërprerë të ndihmave humanitare. Sipas burimeve diplomatike turke, zoti Fidan mbështeti gjithashtu fillimin e menjëhershëm të negociatave për një zgjidhje me dy shtete.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët. Kjo përfshin arritjen e të drejtave politike për palestinezët, veçanërisht krijimin e një shteti palestinez me garanci sigurie për Izraelin.

Në një tjetër zhvillim nga fusha e betejës, ushtria izraelite njoftoi se ka përfunduar operacionin për të shkatërruar strukturat ushtarake të Hamasit në veri të Gazës, duke vrarë sipas tyre rreth 8 mijë militantë në atë zonë dhe duke sekuestruar dhjetëra mijëra armë dhe miliona dokumente.

Admirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë Izraelite, tha në një konferencë se tani forcat do të përqëndrohen në jug dhe në qendër të Gazës, duke pranuar se ky operacion do të marrë kohë.

Ai tha se përpjekja ushtarake e Izraelit për të zhdukur Hamasin nga Gaza qendrore dhe jugore do të bëhet ndryshe nga ajo që u bë në veri, duke vënë në dukje se “kampet e refugjatëve janë të mbushura plot me terroristë”.

Po ashtu kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të shtunën se lufta kundër Hamasit “nuk duhet të ndalet” derisa Izraeli të arrijë tre objektiva kryesore: “eliminimi i Hamasit, kthimi i pengjeve dhe garantimi që Gaza nuk do të jetë më një kërcënim për Izraelin”.

Nga ana tjetër Izraeli dhe grupi militant Hezbollah vazhduan shkëmbimin e zjarrit përtej kufirit të Libanit. Sirenat për sulme ajërore u ndezën në të gjithë Izraelin verior, ndërsa grupi militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani tha se lëshoi më shumë se 60 raketa ndaj një bazë ushtarake izraelite.

Izraeli tha se u kundërpërgjigj duke goditur një “celulë terroriste përgjegjëse për lëshimet e raketave”. Gjithashtu njoftoi se goditi disa objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor./ VOA

antony blinken

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet