LIVE UPDATES
Bota

Blinken: SHBA mbështet hapa konkretë për një shtet palestinez

Blinken përsëriti qëndrimin e kamotshëm të Uashingtonit se një shtet palestinez duhet të ekzistojë përkrah Izraelit

10 Janar 2024, 15:40 Nga M.B

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Uashingtoni mbështet “hapa konkretë” drejt krijimit të një shteti palestinez. Blinken përsëriti qëndrimin e kamotshëm të Uashingtonit se një shtet palestinez duhet të ekzistojë përkrah Izraelit, “duke jetuar të dy në paqe dhe siguri”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate. Krijimi i një shteti palestinez pritej të ndodhte pas Akordeve të Oslos në vitet ’90, por bisedimet kanë ngecur për vite të tëra.

Qeveria izraelite nuk ka shfaqur interes për ringjalljen e negociatave dhe udhëheqja palestineze vazhdon të jetë e ndarë midis Autoritetit Palestinez, që udhëhiqet nga Abbasi, dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – që udhëheq me Rripin e Gazës. Abbas e përshkroi Rripin e Gazës si “pjesë integrale e shtetit palestinez”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve palestineze, Wafa.

“Nuk është e mundur të pranohet apo të merren me planet e autoriteteve pushtuese për ta ndarë atë, apo për të shkëputur pjesë të tij”, i tha lideri palestinez kryediplomatit amerikan.

Për javë të tëra po zhvillohen diskutime lidhur me atë se si do të qeveriset Gaza pasi të përfundojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi më 7 tetor. Izraeli ka paralajmëruar se luftimet ka gjasa të vazhdojnë për muaj. Abbas gjatë takimit në Bregun e pushtuar Perëndimor me Blinkenin e ngriti edhe çështjen e “përpjekjeve të bëra për të ndalur agresionin izraelit kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor”, raportoi Wafa.

Lufta e fundit mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe marrë peng 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore, tokësore dhe detare që kanë lënë të vdekur mbi 23.000 palestinezë në Rripin e Gazës. Blinken ditëve të fundit ka qëndruar në disa shtete në rajon, përfshirë edhe në Izrael. Më 9 janar, Blinken deklaroi në Tel Aviv se Izraeli duhet të ndërmarrë ndërmarrë hapa më të mëdhenj për të mbrojtur civilët, për të lejuar dërgimin e më shumë ndihme në Gazë dhe i bëri thirrje të punojë me udhëheqësit e moderuar palestinezë. Ai tha se shtetet rajonale do të investojnë në rindërtimin e Gazës vetëm nëse do të ketë “një rrugë që do të çojë drejt një shteti palestinez”.

Marrë nga REL

shba lufta izrael-palestine anthony blinken

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet