Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Këtë deklaratë kryediplomati amerikan e bëri pasi grupi radikal palestinez paraqiti disa kushte për një marrëveshje të tillë, të cilat bien ndesh me qëllimet e luftës që Izraeli ka vendosur.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “ende ka shumë punë” për të tejkaluar dallimet mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për kushtet e një marrëveshjeje të re armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.
Këtë deklaratë kryediplomati amerikan e bëri pasi grupi radikal palestinez paraqiti disa kushte për një marrëveshje të tillë, të cilat bien ndesh me qëllimet e luftës që Izraeli ka vendosur.
Hamasi ka shpalosur një plan prej tri fazash, që do të zbatohej në një periudhë prej katër muajsh e gjysmë, duke çuar drejt fundit të luftës dhe lirimit të të gjitha pengjeve, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, dhe përfundimin e luftës.
Izraeli ka vendosur si qëllim shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, por plani i prezantuar nga grupi radikal në mënyrë efektive do ta linte atë në pushtet në Gazë, dhe do t’i mundësonte që të rindërtonte aftësitë ushtarake.
Blinken më 7 shkurt u takua në Izrael me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së tij të pestë në rajon, që kur shpërtheu lufta Izrael-Hamas më 7 tetor.
“Ka shumë punë për të bërë, por ne jemi shumë të përqendruar që ta përfundojmë këtë punë dhe me shpresë"
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – që është konflikti më vdekjeprurës mes palëve në histori – nisi pasi Hamasi kreu sulm më 7 tetor në jug të Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë tokësore, ajrore dhe detare në Rripin e Gazës, shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, deri më tani janë vrarë mbi 27.000 palestinezë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.
Marrë nga REL
Biden dhe Trump SHBA- Një anketim i fundit tregon se amerikanët janë të shqetësuar për politikat ekonomike të Presiden...
pamje nga konferenca SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot në Beograd një takim me ministrin e ...
Besnik Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovë, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po synon krijim artificial tё tensio...
Foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet në Serbi thanë se më 7 shkurt nuk u lejua dërgimi i dinarëve në Kosovë, por aut...
Princi Harry, Princi William dhe Mbreti Charles SHBA- Princi Harry po kthehet në Kaliforni pas një udhëtimi të shkurtër p&eum...
Tucker Carlson dhe Putin SHBA- Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione ndaj gazetarit amerikan, Tucker Carlson pasi deklaroi se do të ...
Foto Ilustrim AUSTRALI- Australia ka vendosur të prezantojë ligjin që u jep të drejtë punonjësve të injorojn&eum...
foto ilustruese SHKUP- Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoninë e Veriut ka shpallur epideminë e kollës së keqe (p...
Foto ilustruese GAZA- Grupi palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është pë...
Kiriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis ka bërë një deklaratë sa i përket përshkall&...