LIVE UPDATES
Bota

Bisedime për përfitimin e litiumit, Scholz zhvillon takim dhe Vuçiç

Kancelari Olaf Scholz (SPD) takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Freiberg të Saksonisë për të biseduar lidhur me përftimin e litiumit.

10 Dhjetor 2024, 15:53 Nga r.ll
Bisedime për përfitimin e litiumit, Scholz zhvillon takim dhe
vucic, scholz

GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vizitojnë së bashku këtë të martë (10.12.2024) Autoritetin e Minierave Saksone në Freiberg të Gjermanisë, bëhet e ditur nga zyra e kancelarit gjerman në Berlin. Në fokus të bisedimeve është nxjerrja e qëndrueshme e litiumit. 

Litiumi - tema e përbashkët

Si në Serbi, ashtu edhe në landin gjermanolindor të Saksonisë, supozohet të ketë sasi të mëdha të litiumit. Minerali është një komponent kyç për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike. Projekti sakson synon të prodhojë rreth 12 000 tonë hidroksid litiumi në vit për një periudhë prej 35 vitesh, duke kontribuar në prodhimin e baterive për rreth 600 000 automjete elektrike çdo vit. 

Shumë më e madhe është sasia e litiumit që planifikohet të prodhohet në Serbi: 58,000 ton litium në vit. Kjo sasi mund të mjaftojë për rreth 1.1 milionë automjete elektrike – afërsisht 17% të kërkesës evropiane.   

Përparësi për kompanitë evropiane të automjeteve 

Më 19 korrik 2024, Bashkimi Evropian dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për nxjerrjen e litiumit në Luginën Jadar në Serbi. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe nënkryetari i atëhershëm i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç.

Angazhimi i Gjermanisë në marrëveshjen për litiumin me Serbinë është rezultat i një strategjie të koordinuar nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian, me qëllim sigurimin e burimeve të qëndrueshme të litiumit për industrinë evropiane të automjeteve elektrike dhe reduktimin e varësisë nga importet kineze.

Gjermania partneri kryesor i investimit 

Por Gjermania mund të shërbejë jo vetëm si blerëse e litiumit, por edhe si përpunuese e tij direkt në vend. Në një fjalim të mbajtur më 4 dhjetor në Cyrih, presidenti Aleksandar Vuçiç theksoi se dëshiron që lituimi të përpunohet në vend. Në një intervistë për median gjermane, në korrik të këtij viti, presidenti serb, ishte shprehur se po bën marrëveshje me korporata automobilash si Mercedes-Benz, Volkswagen dhe Stellantis për qasje të këtyre në litium për bateritë e makinave. Shumë prej këtyre kompanive kanë kohë që kanë paralajmëruar se do të mbyllin fabrika në vend për të hapur të tjera gjetkë, në Evropën Lindore.

Fabrika të reja të kompanive të mëdha gjermane në Serbi do ta forconin edhe më shumë raportin mjaft të fortë ekonomik mes Serbisë dhe Gjermanisë. Gjermania është një partnere e rëndësishme ekonomike e Serbisë. Sipas të dhënave të Odës Ekonomike Gjermano-Serbe (AHK) në Beograd, kompanitë me kapital gjerman kanë hapur rreth 80 000 vende pune në Serbi, duke e bërë Gjermaninë ndër investitorët më të mëdhenj të huaj në vend për sa i përket numrit të vendeve të punës.  

Takimi i vjen në dobi edhe kancelarit aktual dhe kandidatit për kancelar në zgjedhjet 2025, Olaf Scholz, për të përmirësuar popullaritetin e tij ende të dobët në sondazhe dhe për të dëshmuar se po kërkon zgjidhje për të ndihmuar industrinë e automobilëve gjermanë për të dalë nga kriza. /DW

aleksander vucic olaf scholz

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet