LIVE UPDATES
Bota

Bie dukshëm vlerësimi për Vladimir Putin, faji i ngelet sulmeve që ua kanë prishur rusëve planet e...

Mbase fajtor është asgjësimi i bagëtive të infektuara që ka nxitur protesta të ashpra nga bujqit në Siberi. Mbase, mbase, fajtori kryesor është lufta kundër Ukrainës, e cila, pavarësisht premtimeve të Kremlinit për fitore të shpejtë, po vazhdon në vitin e saj të pestë, sepse forcat e Kievit po e sfidojnë fuqishëm Rusinë, e cila ka pësuar humbjen e rreth 1.2 milion ushtarëve: pra të vrarë dhe të plagosur gjatë kësaj lufte.

12 Prill 2026, 14:51 Nga E. D
Bie dukshëm vlerësimi për Vladimir Putin, faji i ngelet sulmeve
Vladimir Putin

RUSI- Mbase fajin e kanë ndërprerjet e mëdha të internetit, të urdhëruara nga shteti për vështirësimin e jetës së miliona rusëve, mbi të gjitha, të atyre në Moskë. Mbase faji është te sulmet me dronë ukrainas që ua kanë prishur rusëve planet e fluturimeve dhe kanë kufizuar dukshëm eksportet ruse të naftës në Detin Baltik.

Mbase fajtor është asgjësimi i bagëtive të infektuara që ka nxitur protesta të ashpra nga bujqit në Siberi. Mbase, mbase, fajtori kryesor është lufta kundër Ukrainës, e cila, pavarësisht premtimeve të Kremlinit për fitore të shpejtë, po vazhdon në vitin e saj të pestë, sepse forcat e Kievit po e sfidojnë fuqishëm Rusinë, e cila ka pësuar humbjen e rreth 1.2 milion ushtarëve: pra të vrarë dhe të plagosur gjatë kësaj lufte. Pavarësisht arsyeve, e vërteta është se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk është më aq popullor sa ka qenë dikur.

Në javët e fundit, një seri sondazhesh të opinionit publik - përfshirë dy të kryera nga sondazhistë të lidhur me shtetin - kanë vërejtur një rënie të mbështetjes për Putinin.

FOM, klienti kryesor i të cilit është Administrata Presidenciale, një organ i fuqishëm politikbërës brenda Kremlinit, ka regjistruar nivelin më të ulët të besimit publik për Putinin që nga shtatori i vitit 2022.

Rënia e vlerësimeve nuk shfaq ndonjë krizë politike për Kremlinin; Putini mbetet lideri i padiskutueshëm i vendit.

Zyrtarët e Kremlinit - mbi të gjitha Administrata Presidenciale - kanë kaluar vite duke mbuluar proceset zgjedhore në përpjekje për të krijuar perceptimin se rusët kanë i zgjedhin liderët e tyre në mënyrë të mirëfilltë, në atë që quhet “demokraci e menaxhuar”.

Por, zyrtarët e Kremlinit janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në opinionin publik, thonë ekspertët, dhe ndryshimi i tanishëm po analizohet nga afër brenda administratës nga zyrtarët e ngarkuar me menaxhimin e sistemit politik.

“Është e rëndësishme dhe mbështetet gjithashtu nga ngjarje dhe incidente të ndryshme”, tha Gulnaz Sharafutdinova, drejtoreshë e Institutit të Rusisë në King’s College London, duke treguar rastin e fundit që përfshinte një avokat agresiv pro-Kremlinit, i cili përfundoi në një spital psikiatrik pasi kritikoi ashpër Putinin.

Ndryshimi i humorit mund të shpjegohet nga disa faktorë, tha ajo: ndërprerjet nga dronët ukrainas; bllokimi i aplikacioneve si Telegram, WhatsApp dhe internetit; pritjet dhe premtimet e pambajtura nga negociatat për paqe në Ukrainë të mbështetura nga SHBA-ja; lodhja e përgjithshme nga një luftë e zgjatur që ka filluar të ndikojë më dukshëm në ekonomi.

“Kjo nuk do të thotë se revolucioni është në horizont, por tensionet në rritje nuk janë të mira për Kremlinin”, tha ajo.

“Ende nuk kemi mjaft të dhëna për të lidhur procese të caktuara shoqërore në grupe të caktuara shoqërore me këtë trend në rënie”, tha Konstantin Gaaze, sociolog me bazë në Tel Aviv dhe ish-këshilltar i Qeverisë ruse. “Kush saktësisht është i lodhur, i zhgënjyer apo i zemëruar?”

“Kemi parë ndërhyrje të mëdha në jetën e përditshme - ndërprerje të internetit dhe kufizime - por gjithashtu po shohim një tendencë më të zgjatur”, tha ai, duke shtuar: “Lufta po depërton gjithnjë e më thellë në zemrën e Rusisë evropiane. Dronë, sulme mbi rafineritë e naftës, e kështu me radhë. Këto gjëra akumulohen me kalimin e kohës”.

Lopë, tranguj dhe teknologji

Për vite me radhë, rregullatorët e teknologjisë - dhe agjencitë e sigurisë - kanë shtrënguar kontrollin mbi internetin brenda Rusisë, duke instaluar pajisje vëzhgimi, duke miratuar ligje kufizuese, duke detyruar kompanitë e teknologjisë të shiten te pronarë të lidhur me Kremlinin dhe duke ngadalësuar faqet dhe aplikacionet që nuk përputhen me rregulloret.

Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, zyrtarët kanë filluar të fikin shërbimin e internetit mobil në një numër gjithnjë e më të madh rajonesh.

Kremlini i ka arsyetuar ndërprerjet si një mënyrë për të parandaluar dronët ukrainas që të përdorin rrjetet ruse për navigim. Por, ngadalësimet, së bashku me kufizimin e aplikacioneve të njohura si Telegram dhe WhatsApp, kanë vështirësuar jetën e miliona njerëzve, veçanërisht në Moskë.

Një sondazh i publikuar muajin e kaluar nga Qendra Levada, një nga sondazhistët e fundit të pavarur në Rusi, tregoi një rritje të dukshme të rusëve që përballen me probleme interneti, dhe një numër në rritje që thonë se janë të pakënaqur me veprimet e autoriteteve për t’i kufizuar Telegramin dhe WhatsApp-in.

Ndërkohë, në fillim të shkurtit, autoritetet veterinare në disa rajone të Siberisë urdhëruan karantina dhe vrasjen e dhjetëra mijëra lopëve dhe bagëtive të tjera, duke përmendur tërbimin dhe një sëmundje tjetër bakteriale shumë infektive.

Fermerët dhe blegtorët janë ankuar, duke thënë se masa është e tepruar dhe po shkatërron jetesën në qytete dhe fshatra më të varfra. Disa u ankuan se kompensimi i paguar për bagëtitë e shkatërruara ishte i pamjaftueshëm.

Disa madje e çuan protestën e tyre deri në Sheshin e Kuq të Moskës, një akt politik që është i rrallë këto ditë.

Ekonomia e Rusisë gjithashtu po ngadalësohet dukshëm, pas viteve të rritjes së shpejtë të nxitur nga shpenzimet qeveritare për luftën. Inflacioni ka rritur çmimet, duke nxitur një rritje të fortë të normave të interesit. Ndërsa, rritja e pagave ka ngecur.

Mos e përmend luftën

Dhe, pastaj vjen lufta në Ukrainë, e cila i mbushi katër vjet më 24 shkurt.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e bëri përfundimin e luftës prioritet pas marrjes së detyrës në janar 2025. Të dërguarit e tij specialë janë takuar vazhdimisht me Putinin dhe negociatorët e tij kanë organizuar disa runde bisedimesh dypalëshe dhe trepalëshe.

Por, bisedimet kanë ngecur.

Sulmet njëmujore nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj Iranit janë pjesërisht fajtore. Kërkesat e mëdha të Rusisë për tokë dhe garancitë e sigurisë, të cilat Ukraina thotë se janë të papranueshme dhe potencialisht të rrezikshme, janë gjithashtu përgjegjëse.

Për më tepër, ushtria e Ukrainës - megjithëse më e vogël dhe kryesisht e pa pajisur sa duhet me artileri, municion dhe armatim të rëndë - nuk i ka lejuar trupat ruse të përparojnë shpejt për t’i arritur synimet e luftës së Kremlinit. Ajo u ka shkaktuar humbje astronomike forcave ruse.

Sipas të dhënave të FOM-it, hera e fundit kur vlerësimet për Putinin ranë ndjeshëm ishte në shtator të vitit 2022, shtatë muaj pas fillimit të luftës.

Atëherë Kremlini e kuptoi se lufta nuk do të përfundonte shpejt. Disa kishin parashikuar se Rusia do ta nënshtronte Ukrainën brenda pak ditësh ose javësh. Putini urdhëroi një mobilizim në shkallë të gjerë, duke tronditur shoqërinë ruse dhe duke nxitur largim të qindra mijëra njerëzve nga vendi.

Brenda Rusisë, kundërshtimi është shtypur pothuajse tërësisht. Yevgeny Prigozhin nga Shën Petersburgu, i cili e ndërtoi një forcë të fuqishme mercenare private dhe më pas organizoi një rebelim të dështuar në vitin 2023, ishte një nga kritikët më të zëshëm të mënyrës së zhvillimit të luftës. Ai vdiq dy muaj më vonë në një aksident ajror që besohet se ishte vrasje e qëllimshme.

Muajin e kaluar, Ilya Remeslo, mbështetës i zhurmshëm i Kremlinit, preku nervin publik kur publikoi një kritikë të ashpër ndaj luftës dhe gjendjes së përgjithshme të vendit. Ai gjithashtu sulmoi vetë Putinin, duke e quajtur kriminel lufte dhe duke u ankuar se ai po shkatërronte Rusinë.

Më pak se dy ditë pas publikimit të artikullit, Remeslo u shtrua në një spital psikiatrik, megjithëse nuk është e qartë nëse ishte vullnetarisht apo jo. Vendndodhja e tij është e paqartë.

“Çfarë ka ndodhur tani? Ka filluar një stuhi e përsosur”, tha Yelena Koneva, sociologe dhe specialiste e marketingut të opinionit publik, në një koment të publikuar nga Ekho, ish-radioja e njohur e Moskës.

“Pikërisht tani, ky grumbull i madh bore i quajtur ‘mbështetje për Putinin’ po fillon të shkrihet. Nuk do të shembet menjëherë; shkrihet dhe shkrihet dhe shkrihet”, shkroi ajo. “Është një ndryshim i ngadaltë, vërtet domethënës. Kjo është shenja e parë dhe nuk mund të ndalet me shtypje të mëtejshme, ka shumë arsye”./REL

vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet