29 Maj 2022, 22:29
Nga DOSJA
Jill dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, vizituan qytetin Uvalde të Teksasit, ku u takuan me banorët dhe vizituan një memorial kushtuar 19 nxënësve dhe dy mësimdhënëseve që u vranë në sulmin në një shkollë fillore. Kjo është hera e dytë brenda dy javëve të fundit që Biden viziton dy qytete amerikane për të ngushëlluar banorët pas të shtënave masive.
Më 17 maj, lideri amerikan udhëtoi për në Bufallo, Nju Jork, ku u takua me familjarët e viktimave, pasi një supermacist i bardhë vrau dhjetë afrikano-amerikanë në një dyqan ushqimor. Në Uvalde të Teksasit dhe në Shkollën Fillore Robb, Biden vizitoi memorialin kushtuar 21 viktimave dhe së bashku me Zonjën e Parë, vendosën lule të bardha pranë shkollës ku ndodhi sulmi. Biden nuk parashihet që të mbajë fjalim publik gjatë qëndrimit në Teksas.
Por, më 28 maj, gjatë një fjalimi në Universitetin e Delauerit, Biden tha “ligësia erdhi në klasat e shkollës fillore në Teksas dhe në atë dyqan ushqimor në Nju Jork, në shumë vende ku kanë vdekur njerëz të pafajshëm”.
“Ne duhet të qëndrojmë të fortë. Ne nuk mund të zhdukim tragjedinë, e di, por ne mund të sigurohemi që amerikanët të jenë më të sigurt”, tha ai.
Ndaras, Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se do të kryejë një rishikim të përgjigjes së forcave policore ndaj të shtënave në shkollë dhe më pas këto gjetje do të bëhen publike. Policia është kritikuar se ka lejuar sulmuesin që të qëndrojë në klasë në shkollën në Teksas për pothuajse një orë, teksa policët kanë pritur në korridoret e shkollës, pavarësisht se fëmijët brenda shkollës kishin thirrur policinë për ndihmë.
Marrë nga REL
Bota
29 Maj 2022, 22:25
Foto Ilustruese
KOSOVË- Në Kosovë organizatat joqeveritare në vazhdimësi tërheqin vërejtjen për problemet me qasjen...
Bota
29 Maj 2022, 22:15
Pamje nga permbytjet
BRAZIL- Të paktën 56 persona kanë vdekur në shtetin verilindor të Brazilit, Pernambuco, mes shirave të d...
Bota
29 Maj 2022, 22:04
Foto Ilustruese
SHBA- Autoritetet thanë se një person u vra dhe shtatë u plagosën nga të shtënat herët të dielë...
Bota
29 Maj 2022, 21:52
Paul Pelosi dhe Nancy Pelosi
SHBA- Paul Pelosi, bashkëshorti i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u arrestua...
Bota
29 Maj 2022, 21:47
momenti
UKRAINË- Ky është momenti kur një ushtar rus i drejton gishtin e tij të mesit në një dron ukrain...
Bota
29 Maj 2022, 21:30
Oficer policie
ANGLI- Një oficer policie është shkarkuar për shkelje të sjelljes së pahijshme, duke përfshirë mbajt...
Bota
29 Maj 2022, 21:24
BE
BRUKSEL- Negociatorët e Bashkimit Evropian kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje mbi embargon ndaj naftës ruse...
Bota
29 Maj 2022, 21:14
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për vizitën e tij të dielën në qytetin e Kharkiv,...
Bota
29 Maj 2022, 20:24
Granata
IRLANDË- Një granatë e pashpërthyer e Luftës së Parë Botërore është gjetur nga një fëmi...
Bota
29 Maj 2022, 20:15
Volodymyr Zelenskiy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se e gjithë infrastruktura kritike në ...