LIVE UPDATES
Bota

Biden uron Truss për fitoren, premtojnë të forcojnë marrëdhëniet SHBA-Britani dhe të jenë të bashkuar kundër Rusisë

Të dy udhëheqësit mund të takohen gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më vonë në shtator. Zonja Truss fitoi zgjedhjet brenda Partisë Konservatore në pushtet të hënën dhe mori postin e kryeministres së vendit nga zoti Boris Johnson të martën, ndërsa Britania përballet me disa nga sfidat më të mëdha në dekada.

7 Shtator 2022, 08:35 Nga d.a.
Biden uron Truss për fitoren, premtojnë të forcojnë
Truss dhe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden foli me telefon të martën me kryeministren e re britanike Liz Truss, duke e uruar atë për zgjedhjen në këtë post. Dy udhëheqësit premtuan të forcojnë marrëdhëniet e tyre dhe të jenë të bashkuar kundër Rusisë.

“Mezi pres të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona dhe të punojmë ngushtë për trajtimin e sfidave globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus”, tha Presidenti Biden në një postim në Twitter.

Të dy udhëheqësit mund të takohen gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më vonë në shtator. Zonja Truss fitoi zgjedhjet brenda Partisë Konservatore në pushtet të hënën dhe mori postin e kryeministres së vendit nga zoti Boris Johnson të martën, ndërsa Britania përballet me disa nga sfidat më të mëdha në dekada.

Zyra e kryeministres tha në një deklaratë se Biden dhe Truss diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në NATO dhe marrëveshjen e sigurisë SHBA-Australi-Britani të nënshkruar vitin e kaluar si një kundërpeshë ndaj Kinës. Truss pret të "punojë ngushtë me Presidentin Biden si udhëheqës të demokracive të lira për të trajtuar sfidat e përbashkëta, veçanërisht problemet ekstreme ekonomike të shkaktuara nga lufta e Putinit", thuhet në deklaratë.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se të dy udhëheqësit diskutuan vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në lidhje me konfliktin në Ukrainë, trajtimin e sfidave të paraqitura nga Kina, parandalimin e Iranit nga prodhimi i një arme bërthamore dhe "sigurimin e burimeve të qëndrueshme dhe të përballueshme të energjisë".

Uashingtoni dhe Londra kanë qenë në një linjë në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe në ato për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në Paqësor. Por, një marrëveshje tregtare që disa zyrtarë britanikë shpresonin se mund të kompensonte humbjet tregtare dhe ekonomike të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, ende nuk është arritur me administratën e zotit Biden.

Një zyrtar amerikan tha se Shtëpia e Bardhë pret që marrëdhëniet e mira SHBA-Britani gjatë qeverisë së zotit Johnson të vazhdojnë edhe gjatë qeverisë së zonjës Truss dhe se Presidenti Biden dhe Kryeministrja Truss ka të ngjarë të jenë në një linjë në kundërshtimin e sulmit rus ndaj Ukrainës dhe ndikimin në rritje të Kinës në Indo-Paqësor.

Presidenti Biden pati një marrëdhënie të mirë me zotin Johnson, por ai mund të ketë tensione me zonjën Truss në lidhje me Irlandën e Veriut.

Si anëtare e parlamentit, ajo prezantoi legjislacionin për të zhbërë Protokollin e Irlandës së Veriut, i cili ishte pjesë e marrëveshjes së daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Protokolli i dha përparësi mbrojtjes së Marrëveshjes së Belfastit të vitit 1998 për paqen në rajonin e kontrolluar nga Britania.

Presidenti Biden ka këmbëngulur që Britania të mos bëjë asgjë që mund të rrezikojë paqen 25 vjeçare në Irlandën e Veriut.

Deklarata britanike mbi bisedën telefonike thotë se të dy udhëheqësit "ishin dakord për rëndësinë e mbrojtjes së Marrëveshjes së Belfastit”.

Zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, përsëriti qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e paqes të Irlandës së Veriut.

“Përparësi e Shteteve të Bashkuara mbetet mbrojtja e përfitimeve të Marrëveshjes së Belfastit dhe ruajtja e paqes, stabilitetit dhe begatisë për popullin e Irlandës së Veriut”, tha ai./VOA/

liz truss joe biden

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete