1 Dhjetor 2022, 22:35
Nga I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të enjten se është i gatshëm të flas me homologun e tij rus, Vladimir Putin, nëse ai vërtet dëshiron t'i japë fund luftës. Kjo është deklarata e parë e këtij lloji e presidentit amerikan që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës.
"Jam i përgatitur të flas me Putinin, nëse njëmend ai ka interes që të gjejë një mënyrë për t'i dhënë fund luftës. Ai nuk e ka bërë këtë ende", tha Biden në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.
Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, William Burns, takoi më 14 nëntor në Turqi homologun e tij të inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin. Takimi mes tyre shënon takimin më të lartë ballë për ballë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë, që para se Putini të urdhëronte pushtimin e Ukrainës.
Më 8 nëntor SHBA-ja tha se është “në interesat” e Uashingtonit të mbajë kontakte me Kremlinin. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
joe biden vladimir putin lufta ukraine-rusi
Bota
1 Dhjetor 2022, 22:30
I.A
Hamide Magashi dhe Sokol Halili
KOSOVË- Sokol Halili, vrasësi i gruas shtatzënë në Kosovë rezulton i dënuar më par&...
Bota
1 Dhjetor 2022, 22:22
I.A
Pamje nga ngjarja
KOSOVË- “Do ta vras burrin e motrës dhe do të bëj seks në prezencën tënde”. Këto ishi...
Bota
1 Dhjetor 2022, 22:09
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një i burgosur është arratisur ditën e sotme nga burgu i Smrekonicës. Telegrafi shkruan se sh&eu...
Bota
1 Dhjetor 2022, 22:07
I.A
Madridi
MADRID- Policia në Spanjë shpërtheu një pako të dyshimtë të zbuluar në Ambasadën e SHBA-së në...
Bota
1 Dhjetor 2022, 21:33
I.A
Pamje nga ngjarja
35 vjeçarja Hamide Magashi e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë është vrarë t&eum...
Bota
1 Dhjetor 2022, 21:06
I.A
Elon Musk
SHBA- Neuralink Corp. ende nuk e ka arritur qëllimin e saj kryesor për të implantuar një pajisje kompjuterike në trurin ...
Bota
1 Dhjetor 2022, 20:47
I.A
Mark Brown dhe dy grate
ANGLI- Dy gra që takuan Mark Brown në një faqe interneti për takime u zhdukën, pa u gjetur kurrë asnj...
Bota
1 Dhjetor 2022, 20:01
I.A
Aleksander Vuçiç
SERBI- Serbia ka vendosur që të bojkotojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet ...
Bota
1 Dhjetor 2022, 19:51
I.A
Ivica Daçiç
SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se Beogradi nuk do ta lejojë...
Bota
1 Dhjetor 2022, 19:38
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se Serbia nuk është e gatshme për një dialog kon...