LIVE UPDATES
Bota

Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit

Votuesit në Miçigan zgjodhën Donald Trumpin në 2016, por Joe Bidenin në 2020. Është një shtet ku ekipet elektorale të të dy kandidatëve besojnë se mund të sigurojnë fitore në nëntor.

30 Prill 2024, 17:12 Nga E. D
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të bëjë fushatë në shtetin e Miçiganit përgjatë kësaj jave. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, Miçigani është një nga pak shtetet që mund të ketë rol vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor.

Votuesit në Miçigan zgjodhën Donald Trumpin në 2016, por Joe Bidenin në 2020. Është një shtet ku ekipet elektorale të të dy kandidatëve besojnë se mund të sigurojnë fitore në nëntor.

Pjesë e synimeve së zotit Trump në Miçigan është të sigurojë votat e punëtorëve të industrisë së automobilëve, të cilëve sipas tij tij, po u rrezikohen vendet e punës për shkak të politikave të administratës Biden për energjinë e rinovueshme, përfshirë subvencionimet për blerjen e makinave elektrike.

Ky është mesazhi që ai pritet të përcjellë në tubimin e së mërkurës në qendër të Miçiganit.

“Do të qëndrojmë në Miçigan, një shtet që është shkatërruar për shkak të industrisë së automjeteve. Nuk do ketë më vende punë në Miçigan. Nuk do ketë më asnjë vend pune në industrinë e automjeteve. Sepse po përfitojnë vende të tjera, këto vende pune po hapen në Kinë dhe në shtete të tjera, për shkak të politikave qesharake për prodhimin e makinave elektrike”, u shpreh Donald Trumpi, kandidati republikan për President.

Sindikata kryesore që përfaqëson punonjësit e industrisë së automobilëve në Miçigan ka mbështetur zotin Biden përballë zotit Trump.

Paul Torrente është një nga përfaqësuesit e sindikatës.

“Donald Trumpi ka mbështetjen e korporatave në Miçigan, pikërisht të atyre që kufizojnë të drejtat e punëtorëve. Pra, kur ai thotë se ka mbështetjen e Miçiganit, në fakt ai nuk ka përkrahjen e punëtorëve në Miçigan, vetëm 1 për qind e mbështet atë”, tha ai.

Këtë mesazh po përdor zoti Biden për të ruajtur votat e familjeve të punonjësve të sindikatave, që sipas një ankete të rrjetit NBC News, vazhdojnë ta preferojnë atë përballë zotit Trump, por me një diferencë më të ngushtë se 4 vjet më parë.

“Vizioni i Donald Trumpit për Amerikën është hakmarrja dhe ndëshkimi. Një ish President që u mund në zgjedhje dhe e shikon botën nga Mar-a-Lago, që i përulet miliarderëve dhe përçmon punonjësit e sindikatave. Jo vetëm nuk na mbështet, por ai na përbuz”, tha Presidenti Biden.

Një disavantazh për zotin Biden në Miçigan, mund të jenë votuesit tradicionalisht demokratë që kundërshtojnë mbështetjen që Presidenti i ka dhënë ndaj Izraelit për luftën në Gazë.

“Mendoj se ai po e bën qëllimisht, po ndjek një politikë që është jo vetëm çnjerëzore dhe e neveritshme për të gjithë ata që shpresonin për diçka ndryshe, por që do ketë pasoja në nëntor 2024”, thotë Omar Suleiman, imam në Qendrën Islamike në Detroit.

Në qytetin Adams në Miçigan, votuesit besojnë se zoti Biden nuk e ka trajtuar siç duhet çështjen e emigracionit të paligjshëm dhe e ka humbur kontrollin mbi kufijtë, thotë zyrtari i bashkisë së qytetit, Randy Johnson.

“Shikoni se sa njerëz dhe nuk e po e them me të keq, por shikoni sa njerëz kanë ardhur. Shikoni se sa njerëz kanë ardhur, që nuk e dinim. Shihni se njerëz të këqij kanë hyrë. Muri i zotit Trump në kufi do të kishte penguar që kjo të ndodhte”, thotë ai.

Zoti Trump thotë se votuesit në Miçigan janë lodhur nga zoti Biden.

“Këtë nëntor, shteti i madh i Miçiganit do t’i thotë Joe Bidenit se është i pushuar nga puna dhe duhet të largohet”, tha zoti Trump.

Presidenti Biden beson se mbështetja e tij e fortë që gëzon tek puonjësit e sindikatave do ta ndihmojë atë të rizgjidhet.

“Jeni më të mirët në botë. Më mbështetët në 2020. Falë jush, jam sot President i Shteteve të Bashkuara. Falë jush. Ky është fakt. Dhe falë jush, do e bëjmë përsëri humbës Donald Trumpin në 2024”, tha zoti Biden.

Një anketë e rrjetit CBS News tek votuesit në Miçigan në fundjavën e kaluar tregoi se zoti Biden kishte një epërsi të ngushtë ndaj zotit Trump, ndërsa thuajse 2/3 e zgjedhësve thanë se vota për Presidentin këtë vit ka më tepër rëndësi nga sa kishte 4 vjet më parë./VOA

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës