LIVE UPDATES
Bota

Biden dhe i dërguari i Vatikanit takohen për të diskutuar luftën në Ukrainë

Në Moskë, Zuppi u takua me Maria Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, si dhe patriarkun Kirill, kreun e Kishës Ortodokse Ruse që mbështet fuqishëm luftën.

18 Korrik 2023, 09:20 Nga k.m.
Biden dhe i dërguari i Vatikanit takohen për të diskutuar
Foto ilustruese

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me të dërguarin e Papa Françeskut në kuadër të nismave paqësore dhe humanitare të Selisë së Shenjtë për Ukrainën. Në krye të agjendës së takimit të tyre të martën është situata e fëmijëve ukrainas që u dërguan në Rusi, njoftuan Shtëpia e Bardhë dhe Vatikani. Kardinali Matteo Zuppi do të qëndrojë në Uashington deri të mërkurën. Para kësaj, ai ishte në një mision në Moskë, pastaj në Kiev, ku u takua edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre konfirmoi se Biden do të takohet me Zuppin të martën për të "diskutuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta brutale e Rusisë në Ukrainë". Jean-Pierre tha gjithashtu se "përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë për të ofruar ndihmë humanitare për të prekurit, si dhe fokusi i Selisë së Shenjtë në riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë nga zyrtarët rusë", do të diskutohen. 

Zuppi është një veteran i nismave paqësore të Kishës Katolike dhe u ngarkua nga Papa Françesku për të gjetur "shtigje të paqes" midis Rusisë dhe Ukrainës. Në Moskë, Zuppi u takua me Maria Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, si dhe patriarkun Kirill, kreun e Kishës Ortodokse Ruse që mbështet fuqishëm luftën.

Françesku pranoi kërkesën e Ukrainës për të ndërhyrë kudo që të jetë e mundur në mënyrë që fëmijët ukrainas që u dërguan në Rusi pas pushtimit të Moskës, të kthehen në Ukrainë.

Në fund të marsit, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhërarrestim për Lvova-Belovan dhe presidentin rus Vladimir Putin, duke i akuzuar ata për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina. Françesku tha se shpreson se Selia e Shenjtë mund të lehtësojë bashkimin e familjeve, në të njëjtën mënyrë që Vatikani ka lehtësuar shkëmbimin e të burgosurve.

Papa ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për t'i dhënë fund luftës, por nuk ka kritikuar hapur Moskën, pjesë e traditës së Vatikanit për të ruajtur neutralitetin diplomatik në konflikte me shpresën se mund të luajë një rol në arritjen e paqes.

Papa tha se Ukraina ka të drejtë për vetëmbrojtje, por kritikoi ashpër industrinë ushtarake, duke thënë se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi është i pamoralshëm “nëse bëhet me qëllimin për të provokuar më shumë luftë ose për të shitur armë". Françesku u takua me Biden, i cili është katolik, në Vatikan në vitin 2021 dhe më parë në vitin 2015 gjatë vizitës papale në SHBA./REL

matteo zuppi joe biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet