LIVE UPDATES
Bota

Biden apo Trump? Cilin kandidat do të preferonte Kina

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo pyeti banorët e Pekinit se çfarë përshtypjesh kanë për dy kandidatët. Marrëdhënia SHBA-Kinë është cilësuar si më e rëndësishmja në botë. Ajo është shpesh e tensionuar.

16 Mars 2024, 16:49 Nga S.N
Biden apo Trump? Cilin kandidat do të preferonte Kina
Foto Ilustrim

KINË- Ndërsa fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara intensifikohet, si presidenti Joe Biden ashtu edhe rivali i tij i mundshëm, Donald Trump, premtojnë se do të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj Kinës. Po çfarë mendojnë në Kinë për zgjedhjet amerikane? Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo pyeti banorët e Pekinit se çfarë përshtypjesh kanë për dy kandidatët.

Marrëdhënia SHBA-Kinë është cilësuar si më e rëndësishmja në botë. Ajo është shpesh e tensionuar. Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, tensionet mund të rriten. Për të mësuar se si i shohin kinezët këto marrëdhënie, Zëri i Amerikës shkoi në Pekin. Është hera e parë që një gazetar i Zërit të Amerikës lejohet të shkojë në Kinë në katër vitet e fundit, për shkak të pandemisë dhe tensioneve mes dy vendeve. Por çfarë mendojnë banorët e Pekinit për kandidatët Biden dhe Trump?

“Kur mendoj për vendin tim, cilido të zgjidhet, nuk do të jetë i mirë për ne”, thotë Sun, një banore e Pekinit. “Nga pozita e një studenti të thjeshtë kinez, preferoj Trump-in. Edhe pse ai e ekzagjeron shpesh, të paktën ai po e bën këtë për të mirën e vendit të tij”, thotë Alani.

Politika e zotit Trump për Kinën ishte e paparashikueshme, duke u luhatur mes sulmeve të ashpra dhe diplomacisë së bujshme personale. “Dikur kishte shumë tension mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Tani është një marrëdhënie e ngrohtë”, shprehej zoti Trump në tetor të vitit 2019.

Në Kinë, përshtypja për ish-presidentin Trump është se duke dëmtuar imazhin global të SHBA-së, ai në të vërtetë po ndihmon Kinën. “Është interesante, shumë nga gjërat që ai bën, në fakt përputhen me interesat e Kinës”, thotë Tao. “Ai është shumë i drejtpërdrejtë. Dhe ndonjëherë vepron në mënyrë të tillë që duket se e ndihmon Kinën” , thotë Huang.

Zoti Trump vendosi tarifa të larta që goditën ekonominë e Kinës. Por ai gjithashtu tensionoi marrëdhëniet me shumë aleatë të SHBA-së. Ai u tërhoq ose vuri në shënjestër shumë organizata në qendër të rendit global të udhëhequr nga SHBA. Ndërsa zoti Biden ka forcuar aleancat e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Azi – duke nervozuar Pekinin.

“Ai ka një qasje më tradicionale. E vë theksin tek aleancat dhe nxit vlerat ideologjike. Ai për shembull mbajti një samit për vlerat e demokracisë kundër autokracisë”, thotë për Zërin e Amerikës Wang Huiyao, president i Qendrës për Kinën dhe Globalizimin.

Pavarësisht fërkimeve, lidhjet janë stabilizuar nën presidentin Biden, një zhvillim i mirëpritur nga shumë në Kinë. “Nuk duam të shohim një përkeqësim të lidhjeve siç kemi pasur më parë. Sepse nëse ndodh një gjë e tillë, mund të jetë shumë e rrezikshme jo vetëm për SHBA-në dhe Kinën, por për gjithë botën.” Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, ka shumë pasiguri për këtë marrëdhënie.

Marrë nga VOA

kine shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet