LIVE UPDATES
Bota

Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech

Gjigandët e teknologjisë, të ashtuquajtura Big Tech, kanë në objektivat e tyre kryesore mbulimin me internet në çdo cep të globit. Nga kjo, kuptohet se nëpërmjet ofrimit të rrjetit (Internetit) tek sa më shumë njerëz do të thotë një treg më i madh ofrimi të shërbimeve të reja, gati magjike nga ana e tyre.

4 Korrik 2023, 19:41 Nga Dosja.al
Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech
Foto ilustruese

Besoj se të gjithë tashmë jemi mësuar dhe biem dakort me shprehjen se “Ritmi i zhvillimit teknologjik në vitet e fundit, falë internetit dhe revolucionit dixhital është shumë herë më i shpejtë se revolucionet e mëparshme industriale”. Revolucioni dixhital ka sjellë shumë përfitime për njerëzimin. Interneti është fenomen, i cili është kthyer në mjetin më të rëndësishëm në jetët tona me ndikimin e jashtëzakonshëm në krijimin e teknologjive të reja me burim idetë inovatore nga individë të apasionuar. Këto ide, janë kthyer në startupe e kompani, të cilat po dominojnë skenën botërore të biznesit dhe të cilat kanë vlerën e tyre të tregut, shpesh më të madhe se GDP-të e disa shteteve.

Ky revolucion, njëkohësisht ka sjellë një kërkesë të vazhdueshme dhe në rritje për qasje në internet nga e gjithë bota, për të krijuar shanse dhe mundësi të barabarta për çdo popull, në çdo cep të botës. Aktualisht, sipas Statista, në Prill të vitit 2023 kemi 5,18 miliardë përdorues interneti në të gjithe botën që përbëjnë rreth 64,6% të popullsisë globale.

Big Tech & Telco – Një Betejë Titanësh

Gjigandët e teknologjisë, të ashtuquajtura Big Tech, kanë në objektivat e tyre kryesore mbulimin me internet në çdo cep të globit. Nga kjo, kuptohet se nëpërmjet ofrimit të rrjetit (Internetit) tek sa më shumë njerëz do të thotë një treg më i madh ofrimi të shërbimeve të reja, gati magjike nga ana e tyre.

Mirëpo ndërkohë që ne shikojmë dhe mahnitemi nga funksionalitetet e reja nën kontrollin tonë, duhet të kuptojmë se të gjitha këto bëhen të mundura edhe me zhvillimin paralelisht të një infrastrukture të nevojshme fizike & dixhitale; që nis me shtrimin e rrjetit, fibrat optike, rritjen e fuqisë kompjuterike nëpërmjet procesorëve më të fuqishëm dhe transmetimit të shpejtë të të dhënave, rrjetit 5G, cloud computing etj.

Këto investime në infrastrukturë dhe rrjet kanë qenë prioritet për kompanitë e Telekomunikacionit të ashtuquajtura Telco. Kemi qenë dëshmitarë të evolucionit të internetit nëpërmjet të dhënave (data) nga shërbimet me internet 2G, e me pas 3G, 4G e tashmë drejt 5G apo 6G dhe garës së pandalshme nga kompanitë e telekomunikacionit në Shqipëri e rajon për ta përvetësuar i pari.

Një garë, për ta poseduar i pari. Pasi kjo nënkupton më shumë shpejtësi, më tepër fuqi transmetimi të dhënash, më tepër bandwidth dhe me shumë potencial për aplikime të reja, duke lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin mes shërbimeve që tashmë po kalojnë në Cloud.

Por me çfarë kosto?

Nderkohë që ne kërkojmë më shumë, më shpejt dhe pse jo më lirë, kompanitë Telco, kryesisht në Europë janë të shqetësuara se investimet në rritje nuk po përkthehen në të ardhura të mjaftueshme në bilancet e tyre. Ritmi i evolucionit të tekonologjive të reja, pothuajse kërkon vazhdimisht “upgrade” të infrastrukturës në mënyrë të shpeshtë dhe pa lënë kohë të mjaftueshme (si një dekadë më përpara) që kostot e investimeve të ktheheshin në disa vite. Rrjedhimisht, këto kompani në mënyrë që të vijojnë investimet e tyre janë duke kërkuar alternativa për të qenë të qëndrueshme.  Ato kërkojnë që një pjesë të kostos ta ndajnë me konsumatorët më të mëdhenj të rrjetit, të cilët janë gjigandët Big Tech!

Koncepti Fair Share!

Sipas një raporti nga kompania kanadeze Sandvine, gjigandët e teknologjisë si Google, Netflix, Facebook, Microsoft, Apple dhe Amazon gjeneruan pothuajse gjysmën e trafikut në internet. Për këtë arsye, operatorët e telekomunikacionit kërkojnë që shërbimet që konsumojnë kaq shumë të dhëna (data) – të tilla si Tik Tok, Netflix apo YouTube – të paguajnë disa nga kostot për këto investime, pasi, sipas tyre këta janë përfituesit e mëdhenj.

·         Për këtë kanë kërkuar ndihmën e Komisionit Europian, i cili ka kërkuar që të bëjnë një marrëveshje, ku e gjithë industria të kontribuojë në mënyrë proporcionale në kostot e të mirave publike, shërbimeve dhe infrastrukturës. Ky kontribut priret të ndikojë në objektivat e Bashkimit Europian për 2023 për të lidhur mbi 45 milionë qytetarë me rrjetin 5G.

·         Nga ana tjetër, kjo përpjekje për një FairShare ka gjetur kundërshtimin e kompanive të teknologjisë, sepse sipas tyre kjo përbën një shkelje të parimit të Net Neutrality dhe diskriminon në thelb disa shërbime të caktuara online (ato që nuk munden të paguajnë do të kenë me pak akses në net?).

Ato komentojnë se lëvizje të tilla nuk sjellin përmirësim në akses por mund të sjellin shërbime të përkeqësuara – si për shembull video me cilësi me të ulët – të cilat shpenzojnë më pak hapësirë/ngarkesë në rrjet. Sipas Big Tech, ai që duket se mund të humbasë nga cilësia e shërbimeve do të jetë konsumatori.

Por a jemi gati si konsumatorë të ‘sakrifikojmë’ nga cilësia e shërbimeve?

Historia tregon të kundërtën.

Pretendimet e njerëzve me evolucionin e teknologjisë rriten po ashtu. Ne nuk mund të pranojmë të kemi internet të ngadaltë. Ne shqetësohemi kur një foto apo video vonon të qindtat e sekondit për t’u transmetuar nëpërmjet Whatsapp…apo e kemi të pamundur të pranojmë që të shohim video jo-cilësore të YouTube në ekranet e mëdha TV me megacilësi.

Alternativat dhe kërkesa jonë është gjithmonë për më shumë shpejtësi…një rrugë e pakthyeshme.

Si përfundim:

Jemi në një betejë titanësh, për të ofruar shërbime tek konsumatori e cila, duke parë pushtetin dhe ndikimin e palëve pritet të zgjasë për vite apo dekada. Ndërkohë që kostoja e inovacionit “disruptiv” me këtë ritëm nuk është e lirë. Dhe me kaq shumë inovacione, të përshpejtuara nga zhvillimet e teknologjisë, të cilat kanë nevojë të konsumojnë gjithmonë e më shumë të dhëna dhe rrjet, kostot financiare priren të rriten si për biznesin (konsumatori i madh) ashtu edhe për individin. Ndërkohë që ky debat është i ndezur në Europë, SHBA e më gjerë,  edhe në Shqipëri duhet të marrë rëndësinë e duhur dhe të merren masa paraprake. Ne si vend, sidomos në dritën e ngjarjeve të fundit e kemi treguar që jemi pjesë e një tregu të përbashkët dhe afektohemi menjëherë. Kjo u pa, se sa të ndikueshëm ishim nga rritja e kostove të lëndës së parë, karburanteve, të energjisë dhe të produkteve të tjera në tregun global përgjatë pandemisë apo nga lufta në Ukrainë. 

Në të njëjtën mënyrë është brenda të arsyeshmes, që për sa kohë kemi çmime të rritura të energjisë apo të lëndëve të para thelbësore për investimet e reja, edhe industria në fjalë në Shqipëri mund dhe do të ketë inflacion dhe rritje të çmimeve.

Ndaj, në mungesë të një zgjidhje në afat të shkurtër të kësaj përplasje titanësh, ajo që duket e pashmangshme është që barra e kostos së inovacionit do të kalojë tek konsumatori final. Sa do të jetë kjo kosto dhe a do të jetë e përballueshme për xhepat e tyre, kjo mbetet ende për t’u parë.

Përgatiti: Gerti Boshnjaku – Themelues i Business Mag

big tech

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet