LIVE UPDATES
Bota

Beogradi paguan bojkotin e serbëve në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, njoftoi më 9 nëntor, se serbët që kanë braktisur institucionet e Kosovës, do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë.

19 Nëntor 2022, 10:29 Nga k.m.

Beogradi paguan bojkotin e serbëve në Kosovë

PRISHTINË- Serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë braktisur institucionet e Kosovës, vazhdojnë të nënshkruajnë kontratat e ofruara nga shteti i Serbisë. Në këto kontrata theksohet se kryerësi i punës merr përsipër të kryejë punën për Organin e përkohshëm dhe Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, për “mbështetje të komunitetit serb” në veri të Kosovës.

Në kontratën mbi vepër thuhet se kryerësi i punëve do t’i kryejë ato në përputhje me “urdhrin dhe nevojën e treguar”. Megjithatë, nuk specifikohet se cilat punë do të jenë ato. Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se çfarë nënkupton “kryerja e punëve për mbështetje të komunitetin serb”.

Gjithashtu nuk ka pasur sqarime se çfarë do të thotë “kontratë për angazhim të posaçëm pune”, duke pasur parasysh se një kontratë e tillë nuk ekziston në Ligjin e punës në Serbi. Në anën tjetër, legjislacioni i Kosovës e njeh “kontratën për detyrë të veçantë”, e cila lidhet për më së shumti 120 ditë gjatë vitit dhe kjo kontratë nuk parasheh, ndër të tjera, të drejtën për pushime.

Sipas rregullores në Serbi, kontrata mbi vepër e nënshkruar nga punëtorët, lidhet me qëllim të kryerjes së punëve që janë jashtë veprimtarisë së punëdhënësit, ndërkaq punëtori nuk i ka të drejtat e njëjta sikurse të punësuarit, ndër të tjera, kontrata nuk parashikon të drejtën e pushimeve vjetore dhe pushimit mjekësor.

Nënshkrimi i kontratës nënkupton që nënshkruesi do të marrë pagën për muajin nëntor në sistemin e Serbisë, në kuadër të institucioneve paralele – Organeve të përkohshëm të katër komunave në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës që të japë komentin e saj lidhur me njoftimin se autoritetet e Serbisë kanë ofruar kontrata për serbët që kanë braktisur institucionet e Kosovës në veri të vendit. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka kthyer përgjigje. Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës pas shkarkimit të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave.

Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka filluar zbatimin e planit për riregjistrimin e automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës. Këto targa është dashur të zëvendësohen me ato që kanë mbishkrimin RKS (Republika e Kosovës). Serbët nga veriu i Kosovës dhe Beogradi zyrtar kundërshtojnë riregjistrimin e targave në RKS dhe kërkojnë targa KS, të cilat konsiderojnë neutrale ndaj statusit.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, njoftoi më 9 nëntor, se serbët që kanë braktisur institucionet e Kosovës, do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë.

“Asnjë nga ata 3.500 njerëz nuk do të jetë në rrugë. Ne do të kujdesemi për të gjithë”, tha ç asokohe.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë njoftoi, më 17 nëntor, se serbët që kanë braktisur institucionet e Kosovës, të ardhurat që kanë marrë në sistemin e Kosovës, tani do t’i marrin të gjitha nga shteti i Serbisë. Siç tha Vuçiç në TV Pink, më 6 nëntor, kjo do t’i kushtojë shtetit nga 50 deri në 60 milionë euro.  Zyra për Kosovën nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se nga cilat mjete janë ndarë këto para.

Me nënshkrimin e kontratave ndërmjet shtetit të Serbisë dhe serbëve që kanë braktisur institucionet e Kosovës, autoritetet serbe i janë qasur riaktivizimit dhe forcimit të institucioneve paralele serbe në katër komunat e veriut të Kosovës, vlerësojnë njohësit e proceseve politike dhe të çështjeve të sigurisë.

Kjo qasje, sipas tyre, mund të marrë kahe të rrezikshme në aspektin e sigurisë në Kosovë.

Ofrimin e kontratave nga Serbia për qytetarët serb të veriut të Kosovës, njohësi i proceseve politike, Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, e sheh si keqpërdorim të statusit social dhe etnik të serbëve të Kosovës nga ana e autoriteteve të Serbisë. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë ai thekson se Serbia përmes këtyre kontratave ka nisur mobilizimin e serbëve të Kosovës.

“Me këtë, Qeveria e Serbisë dëshiron t’ua bëjë me dije serbëve të Kosovës se ata, tash e tutje, do të varen vetëm nga Serbia dhe çfarëdo veprimesh që mund të merren në Kosovë nga ana e Qeverisë së Serbisë, këta duhet të jenë në shërbim të atyre veprimeve. Për mendimin tim, ky është një lloj i butë, i heshtur i mobilizimit të serbëve në veri, ndonëse nuk quhet i tillë. Është një lloj mobilizimi institucional, në mënyrë që Serbia, përmes serbëve të Kosovës, të ketë përgjigje për secilën situatë, e cila mund të krijohet eventualisht në veri”, thotë Paçarizi.

Një mobilizim i qytetarëve serbë në veri të Kosovës, u pa edhe gjatë tensioneve që nisën më 31 korrik, para fillimit të procesit të riregjistrimit të targave serbe me emërtimet e qyteteve të Kosovës në ato RKS (Republika e Kosovës) dhe vendosjes së masave reciproke lidhur me dokumentin, i cili duhet të zëvendësojë letërnjoftimet serbe gjatë vizitës së këtyre personave në Kosovë. Atë ditë, serbët lokalë në katër komuna në veri të Kosovës bllokuan rrugët me kamionë dhe vetura të tjera në shenjë proteste, kurse Lista Serbe i falënderoi për këtë dhe i inkurajoi.

Në mesin e makinerive të rënda, me të cilat serbët në veri të Kosovës ngritën barrikada dhe bllokuan pothuajse të gjitha rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë, kishte edhe automjete pothuajse identike me ato që përdoren nga shërbimet komunale serbe në komunat në veri të Kosovës.

Por, Paçarizi sqaron se pse e cilëson si mobilizim institucional të serbëve të veriut të Kosovës, nënshkrimin nga ana e tyre të kontratave të ofruara nga shteti i Serbisë.

“Me vetë faktin që nuk përcaktohet se çfarë pune duhet të kryejnë, nuk përcaktohet se cili është eprori, të cilit duhet t’i përgjigjen me kontratë. Do të thotë, përgjegjësia dhe gatishmëria e tyre për punë apo për kryerjen e çfarëdo lloj urdhrave apo detyrave, siç specifikohet në kontratë, i bie që ata kanë pranuar të nënshkruajnë një dokument, sipas të cilit janë të gatshëm të veprojnë në bazë të urdhrave që jepen nga lart. Në këtë rast, të urdhrave që mund të jenë eventualisht nga Qeveria e Serbisë apo nga njerëz që janë të deleguar nga Qeveria e Serbisë, për të kryer detyra të caktuara”, vlerëson Paçarizi.

Më 7 shtator, ministrit të Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pranuar se kanë dhënë dorëheqje 461 zyrtarë serbë të rendit, 107 policë kufitarë dhe dhjetë hetues policorë. Kontratat e tilla, sipas tyre, potencialisht mund t’u ofrohen edhe ish-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb në veri të vendit, të cilët dhanë dorëheqje nga detyra. Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, vlerëson se përmes kontratave të ofruara për qytetarët serbë, të cilët kanë braktisur institucionet e vendit, shteti i Serbisë po synon të krijojë një realitet të ri në katër komunat veriore të Kosovës.

“Kjo nënkupton që ata (nënshkruesit e kontratave) janë rekrutuar për ta destabilizuar Kosovën. Faktikisht, në njëfarë formë, për shumicën e këtyre qytetarëve serbë, nuk ka mbetur ndonjë alternativë se si të veprojnë. I kanë vënë këta persona në pozitën e aktit të kryer, ku janë detyruar të shndërrohen në vegla të pushtetit serb, brenda Kosovës”, thotë Vrajolli.

Ai shton se pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët kanë nënshkruar kontratat e ofruara nga shteti i Serbisë, sipas legjislacionit të Kosovës mund të ndiqen penalisht, sepse ata kanë shkelur rendin kushtetues të Kosovës. Megjithatë, ai thekson se Qeveria e Kosovës, duhet të jetë e kujdesshme në veprimet e saj ndaj kësaj situate të krijuar dhe që problemin ta zgjidhë për një periudhë të caktuar, përmes rrugëve diplomatike me faktorët ndërkombëtarë.

“Ajo çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës është që ta rrisë presionin, përmes komunitetit ndërkombëtar, drejt Qeverisë serbe, për shkak se kjo që është duke e bërë shteti i Serbisë në raport me komunitetin serb në Kosovë është tendencë e hapur, e institucionalizuar, e drejtpërdrejtë dhe zyrtare për ta destabilizuar Kosovën”, thekson Vrajolli.

Dushan Janjiç nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, konsideron se bëhet fjalë për “aranzhime të përkohshme” derisa ato institucione të përkohshme të “legalizohen”.

“Në momentin kur të legalizohet ekzistenca e komunave në sistemin serb, do të ketë emërime dhe do të ketë zgjedhje (të kuadrove)”, thotë ai.
Ai thekson se është e logjikshme që “duhet t’i paguani njerëzit që keni nxjerrë nga institucionet e Kosovës”.

Ai, po ashtu thekson se është urgjente të gjendet një marrëveshje për të ndalur destabilizimin e situatës dhe për ruajtjen e paqes në Kosovë.

Institucionet paralele të Serbisë funksionojnë në komunitetet serbe në Kosovë edhe pas 14 vitesh që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Beogradi.

Një nga qëllimet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ishte pikërisht shfuqizimi i këtyre strukturave paralele, pra integrimi i tyre në sistemin e Kosovës.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi tërësisht, sepse ende funksionojnë Organet e përkohshme komunale dhe rrethet administrative të Serbisë, të cilat financohen nga Beogradi. Po ashtu funksionojnë edhe institucionet arsimore dhe shëndetësore, të cilat nuk kanë pika kontakti me sistemin e Kosovës

Në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, në vitin 2013, është arritur pajtimi që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në vitin 2015, u arrit marrëveshja shtesë për parime e Asociacionit. Megjithatë, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se këto parime nuk janë në harmoni të plotë me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, refuzon zbatimin e kësaj Marrëveshjeje sepse konsideron se është e dëmshme dhe mund të çojë në krijimin e një Republike Sërpska të re (një nga dy entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë) në veri të Kosovës, ku jeton popullsia me shumicë serbe.

Analisti nga Beogradi, Dushan Janjiç vlerëson se lëvizjet e fundit po krijojnë një realitet të ri, në të cilin Serbia nuk duhet të kënaqet vetëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“(Serbia) mund të kërkojë autonomi rajonale për veriun e Kosovës. Më tej, ai (veriu) mund të presë disa rrethana të reja dhe kur të vendosë kontroll real administrativ ose mbi sigurinë njerëzore (mbrojtja civile, forcat e sigurisë), ajo mund të kërkojë shkëputje”, vlerëson Janjiç.

Beogradi refuzon të njohë Kosovën si shtet. Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Që atëherë, ajo ka institucionet e veta. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve nisi në vitin 201, nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Ky dialog do të duhej të përfundojë me një marrëveshje obliguese. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për Serbinë, por edhe për Kosovën, për të përparuar drejt integrimeve evropiane.

Ndërkohë, në dialog është përfshirë edhe propozimi franko-gjerman për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky propozim nuk është publikuar zyrtarisht. Megjithatë, të dyja palët e kanë të njohur përmbajtjen e tij, ndërkaq në opinion kanë dalë variante të dokumentit, i cili flet për të drejta të barabarta ndërkombëtare për të dyja palët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka vlerësuar propozimin si të papranueshëm për Serbinë, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si bazë të mirë për diskutime të mëtejshme./REL

serbi serbet ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 19 Nëntor 2022, 07:56

Paradoksi i plakjes

Foto Ilustruese Popullsia e moshuar kërkon më shumë shpenzime qeveritare. Gjithashtu do të sjellë norma të ulëta interes...

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja