LIVE UPDATES
Bota

BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin: Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur botën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja synon të pezullojë pagesat për Izraelin dhe propozoi edhe sanksione ndaj ministrave "ekstremistë" izraelitë.

11 Shtator 2025, 09:09 Nga I.A
BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin: Ajo që po ndodh
Ursula von der Leyen

STRASBURG- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi gjatë fjalimit vjetor "Gjendja e Bashkimit Evropian" që mbajti para Parlamentit Evropian në Strasburg pezullimin e mbështetjes financiare për Izraelin dhe sanksionimin e ministrave "ekstremistë" izraelitë dhe të kolonëve të dhunshëm.

"Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur ndërgjegjen e botës. Njerëz të vrarë ndërsa lypin ushqim. Nëna që mbajnë në krahë foshnje të pajetë. Këto pamje janë vërtet katastrofike." - tha von der Leyen, duke shtuar  "Ne do ta pezullojmë mbështetjen tonë për Izraelin."

Sa u përket sanksioneve ndaj anëtarë të qeverisë izraelite, fjala është ndër të tjerë për ministrin e Financave, Bezalel Smotrih dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, të cilët janë vetë kolonë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe avokatë të fortë të vazhdimit dhe të zgjerimit të ngulimeve të paligjshme izraelite në rajon.

Gjithësesi Presidentja e Komisionit Evropian tha se jo të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të jenë në të njëjtën linjë me propozimet e saj.

Reagime nga anëtarë të Parlamentit Evropian

Gjatë fjalimit vjetor të von der Leyen mbështetja për Gazën në Parlamentin Evropian ishte e qartë në radhët e shumë partive politike. Një numër i madh anëtarësh ishin veshur me xhaketa apo bluza të kuqe për të simbolizuar një "vijë demarkacioni për Gazën".

Anëtarët e Parlamentit Evropian në Strasburg i thanë DW se janë të lehtësuar që Presidentja von der Leyen tani po mban një qëndrim më të vendosur ndaj Izraelit. "Më në fund, diçka po lëviz", tha Sandro Gozi, eurodeputet liberal, ish-ministër i Italisë për Çështjet Evropiane.

Bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Evropiane, eurodeputetja holandeze Bas Eickhout, tha se propozimet e Presidentes von der Leyen janë "propozime modeste",  "por nisur nga vendi prej nga vjen, ky është sigurisht një hap i madh".

Për pezullimin e marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, e cila mbështet marrëdhëniet tregtare, duhet të bien dakord të 27 vendet e BE-së. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë për shkak të Hungarisë, dhe ndoshta edhe të Gjermanisë, të cilat mund të vendosin veton.

Qëndrimi gjerman ndaj propozimeve

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se qeveria gjermane "është njoftuar" për propozimet e BE-së dhe do të angazhohet në "dialog" me shtetet e tjera anëtare.

"Presidentja e Komisionit e bëri të qartë se do të dialogojë me shtetet anëtare mbi detajet e propozimeve të saj", tha ai. "Ne po presim për këtë. Sigurisht që do të marrim pjesë në këtë dialog dhe tashmë jemi të angazhuar në një dialog të vazhdueshëm për masat e duhura brenda kornizës së BE-së."/DW

ursula von der leyen itamar ben-gvir bezalel smotrih

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet