LIVE UPDATES
Bota

Paketa e 14-të me ndëshkime që pas nisjes së luftës në Ukrainë, BE sanksione të reja kundër Rusisë

Kjo është paketa e 14-të e sanksioneve kundër Rusisë si ndëshkim për agresionin e Moskës në Ukrainë. Masat e reja godasin rieksportimin e gazit të lëngshëm rus në vendet e treta nëpërmjet BE-së dhe ndalojnë investimet e reja për të ndihmuar Rusinë të përfundojë projektet e gazit të lëngshëm në të cilat tashmë ka filluar punën.

24 Qershor 2024, 16:00 Nga N.F
Paketa e 14-të me ndëshkime që pas nisjes së luftës
Foto ilustruese

RUSI- Bashkimi Evropian vendosi sot sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë. Sanksionet kanë vënë në shënjestër flotën e cisternave që dyshohet se përdoret nga Moska të transportojë gaz natyror të lëngshëm nëpër Evropë. Rusia dyshohet se drejton një ‘flotë fantazmë’ për t'iu shmangur sanksioneve dhe për të ndihmuar në financimin e luftës. Blloku evropian gjithashtu njoftoi se ekziston një plan për përdorimin e fondeve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.


Kjo është paketa e 14-të e sanksioneve kundër Rusisë si ndëshkim për agresionin e Moskës në Ukrainë. Masat e reja godasin rieksportimin e gazit të lëngshëm rus në vendet e treta nëpërmjet BE-së dhe ndalojnë investimet e reja për të ndihmuar Rusinë të përfundojë projektet e gazit të lëngshëm në të cilat tashmë ka filluar punën.

Bashkimi Evropian vlerëson se rreth 4 deri 6 miliardë metër kub gaz i lëngshëm nga Rusia është dërguar në vendet e treta përmes Bashkimit Evropian vitin e kaluar.

61 “entitete” të reja si kompani, banka, agjenci dhe organizata të tjera u shtuan në listën e sanksioneve të BE-së. Disa prej tyre janë kompani në Kinë, Turqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shumica e tyre akuzohen se i ofrojnë Rusisë pajisje duke shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian. Gjatë takimit, të sotëm në Luksemburg, u diskutua edhe për integrimin e Ukrainës në bllokun evropian.

“Putini jo vetëm që donte të thyente Ukrainën, por edhe rendin evropian të paqes. Ai ka arritur të kundërtën. Ukraina është më e lidhur me Bashkimin Evropian se kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që negociatat për integrimin e Ukrainës dhe Moldavisë në bllok të fillojnë tani. Bashkimi Evropian dhe NATO janë sigurimi i jetës për të gjithë ne dhe në të ardhmen kjo do të vlejë edhe për Ukrainën”, tha ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Rreth 50 zyrtarë të tjerë janë gjithashtu në shënjestër për t’iu ngrirë pasuritë, si dhe për të mos u lejuar të hyjnë në vendet e bllokut. Presidenti rus Vladimir Putin, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, si dhe një mori ligjvënësish dhe disa oligarkë janë në mesin e më shumë se 1700 personave që janë përfshirë tanimë në këtë listë të bllokut evropian.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, tha para takimit se ai do të paraqesë një plan për të shmangur mundësinë e bllokimit nga ndonjë shtet anëtar të vendimit të BE-së për të përdorur të ardhurat nga fondet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.

“Kemi një proces që kjo të funksionojë shpejt. Kësti i parë i parave do të vijë javën e ardhshme, në korrik. Kësti i dytë do të vijë disa muaj më vonë. Për këtë duhet të përdoret një procedurë ligjore”, tha zoti Borrell.

Më shumë se 400 entitete të goditura më parë përfshijnë kompani që punojnë në sektorët e ushtrisë, aviacionit, ndërtimit të anijeve dhe makinerive, grupin mercenar Wagner, parti politike dhe banka. Rreth 210 miliardë euro të Bankës Qendrore të Rusisë janë të bllokuara në vendet e BE-së. / VOA

be rusia sanskione

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet