LIVE UPDATES
Bota

BE në DILEMË: Ta ndalojë apo jo Inteligjencën Artificiale?

Përdorimi i ChatGPT shihet pjesërisht me sy kritik në BE. Por Inteligjenca Artificiale, IA, është shumë më e madhe se kaq dhe tani mendohet që të rregullohet me një ligj evropian - proces që po ecën mjaft ngadalë.

20 Prill 2023, 08:17 Nga A.B

BE në DILEMË: Ta ndalojë apo jo Inteligjencën Artificiale?

Autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave, që mban emrin "Garante", bëri një hap të nxituar në fund të muajit mars kur ndaloi paraprakisht përdorimin e "ChatGPT". Ky software me të cilin me anë të inteligjencës artificiale mund të krijohen tekste dhe programe kompjuterike të ngjashme me ato që prodhon njeriu, ishte i dyshimtë për autoritetet italiane. Problemi që ka autoriteti italian "Garante" nuk ka të bëjë me përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA), pra përpjekjet për të transmetuar në kompjuter dijen dhe mendimet e njeriut në mënyrë që t'i jepet atij inteligjencë, por ka të bëjë kryesisht me mbrojtjen e të dhënave. "Garante” kërkon nga prodhuesit e këtij software, që është firma "OpenAI", mbas të cilës ndodhet koncerni amerikan i internetit Microsoft, që të informojë klientët e saj, se çfarë ndodh me të dhënat e tyre kur përdorin ChatGPT.

Përveç kësaj, duhet marrë leja e klientëve, nëse të dhënat përdoren për të zhvilluar më tej këtë software, pra u duhet bërë atyre me dije. Po ashtu, duhet penguar aksesi për fëmijët nën moshën 13 vjeçare. Nëse këto kushte përmbushen deri në fund të muajit prill, thotë "Garante" në një deklaratë shtypi, atëherë "OpenAI" lejohet që të hapë sërish për Italinë softwaren ChatGPT. Një zëdhënës i "OpenAI" në San Francisco shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë. Ai tha po ashtu se shpreh kënaqësinë që autoritetet italiane e rishqyrtojnë edhe një herë vendimin e tyre.

Ndërkohë edhe Spanja dhe Franca kanë shprehur pasiguritë e tyre në lidhje me ChatGPT.

Ligji për IA do të nxirret mbase në vitin 2025 

Një ligj që të rregullojë në BE trajtimin e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimin e saj në software dhe produkte si për shembull makina që ecin vetë, teknikë mjekësore ose teknikë vëzhgimi, nuk ekziston ende. Komisioni i BE-së pati shpërndarë dy vjet më parë një projektligj, por për të janë duke u zhvilluar ende konsultime në Parlamentin Europian. Pastaj do të duhet që të merret edhe aprovimi i vendeve anëtare të BE-së.

Deri sa të hyjë në fuqi ligji për IA, do të ketë filluar viti 2025. Zhvillimet në inteligjencën artificiale si puna e ChatGPT nuk ishin ende prezente në treg dy vjet më parë dhe kur të hyjë ligji i ri në BE, do jenë zhvilluar edhe më shumë, thotë deputeti europian Axel Voss (kristiandemokrat). "Por zhvillimet janë prezente, dhe në fakt ecin aq shpejt sa që shumë tyre nuk do të jenë më të përshtatshme me kohën kur të hyjë ligji në fuqi,” thotë Axel Voss për Deutsche Wellen. Ai merret prej vitesh me Inteligjencën Artificiale për fraksionin kristiandemokrat të Parlamentit Europian dhe ka luajtur rol kryesor në përpilimin e "Ligjit për Inteligjencën Artificiale” të BE.

Klasat e rrezikut për IA

Nuk është e sigurt nëse përdorimi i gjeneratorit të tekstit CHATGPT do të përfshihet në ligjin e BE-së. Projektligji i ndan programet e IA në disa kategori duke filluar që nga "të papranueshme” deri tek "të padëmshme”. Vetëm kur rreziqet janë të nivelit të mesëm dhe të lartë, duhen bërë rregullime të caktuara për dokumentimin e algoritmeve, për transparencën dhe zbulimin e përdorimit të të dhënave. Aplikacione të caktuara që merren me sjelljen sociale të njerëzve, për të parashikuar dhe vlerësuar aktivitetet e tyre, ndarja dhe selektimi i njerëzve në klasa të caktuara (social scoring) dhe fusha të caktuara të njohjes së fytyrës duhen ndaluar. E diskutueshme është ende se deri ku duhet lejuar IA të mbledhë të dhëna për ndjenjat e njerëzve ose për simulimin e tyre. Se si do jenë tamam këto klasa rreziku, është duke u diskutuar ende në Parlamentin e BE-së. 

"Për arsye konkurence dhe meqenëse jemi ende duke çaluar, BE-së i duhet një hov për tu marrë më intensivisht me IA. Por ajo që bën shumica në Parlamentin Europian është bllokimi për shkak të frikërave dhe shqetësimeve,” thotë Axel Voss, ekspert për IA i kristiandemokratëve. Të ngarkuarit me mbrojtjen e të dhënave në vendet anëtare të BE-së, kërkojnë një autoritet të pavarur vëzhgimi për të bërë përshtatjet e duhura për mbrojtjen e të dhënave gjatë përdorimit të IA.

A është përdorimi i ChatGPT i mirë apo i keq?

Drejtorja e përgjithshme për AI e koncernit mëmë të ChatGPT, Microsoftit, Natasha Crampton, ka kërkuar në një intervistë që rregullimet "të përqëndrohen tek përdorimet me rrezik të lartë”. Këtu bëjnë pjesë algoritmet në përgjithësi, por jo tekstet komplekse dhe softwaret e reja që janë në gjendje që të shkruajnë. Instituti "Future of Life Institute", që merret me IA e hedh poshtë këtë gjë. Drejtori i saj politik, Mark Brakel, tha për Deutsche Wellen se pikërisht përdorimet e përgjithshme të IA, që marrin si bazë GPT duhen  rregulluar me ligj. Ato mund të hyjnë në punë në qindra mijëra përdorime.

Një chatbot, që imiton komunikimin e njeriut, është vetëm një pjesë e vogël e përdorimeve të mundshme që janë me rrezik.  "Ajo që na intereson ne si organizatë janë rreziqet shumë më komplekse. Teknologjia GPT është në gjendje t'i tregojë njerëzve si mund të krijohet në pak kohë një armë biologjike. Ekzistojnërreziqe të mëdha që trondisin mënyrën si e kuptojmë ne të vërtetën, sepse IA mund të bindë masa të mëdha njerëzish me informacione të gabuara, por që duken sikur vijnë përshembull të themi nga Deutsche Welle,” thotë Brakel. Por nuk duhet ndaluar e gjithë teknika vetëm sepse një pjesë e teknikës mund të përdoret për qëllime të këqija. 

"Njeriu vlerëson gabimisht dyfytyrësinë e zhvillimit digjital,” thotë Axel Voss në bisedë me Deutsche Wellen. "Por ajo që duhet bërë është trajnimi i mëtejshëm me algoritmet e tij.”

Edhe tek automobilët nuk ka pas ekzistuar që në fillim standardi që kemi sot. "Por keqpërdorimi i automobilëve për t'i përdorur si armë për të vrarë dikë, nuk është menduar kurrë. Por ne duhet të mendojmë që shumë njerëz mund ta përdorin IA për qëllime negative kështu që ne vijmë në një pikë ku kërkohet të jemi më të kujdesshëm,” thotë Voss.

Kompanitë mund të largohen 

Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Europian janë duke u përpjekur të gjejnë ekuilibrin midis mbrojtjes së të dhënave, rregullimeve dhe lënies së lirë të ekonomisë dhe punës kërkimore. Sepse "Inteligjenca Artificiale” ofron shance të mëdha si ushqyes i një shoqërie dhe ekonomie të digjitalizuar, mendon Komisari i BE-së i ngarkuar me politikën për industrinë, Thierry Breton. BE nuk duhet t'i dëbojë nga Europa krjuesit dhe prodhuesit e IA, përkundrazi duhet t'i kërkojë ato që të vijnë dhe të vendosen në BE, pati thënë Breton që dy vjet më parë kur prezantoi ligjin e IA.

"Ne duhet të krijojmë kushtet që BE të mos bëhet e varur nga provider të veçantë dhe të huaj,” pati kërkuar Breton. Të dhënat industriale që nevojiten për IA duhet nxirren në BE, të ruhen dhe të përpunohen këtu.

Ligjet e BE për IA duhet të venë kompanitë para përgjegjësisë. Klasat e rrezikut për aplikacione të caktuara nuk mjaftojnë më, mendon Mark Brakel nga instituti "Future of Life Institute". Zhvilluesit e softwareve duhet të kontrollojnë përdorime të veçanta për rreziqet që kanë. "Ky manaxhim rreziqesh duhet të jetë i detyrueshëm dhe rezultatet duhet të bëhen publike,” propozon Mark Brakel. Nganjëherë firmat nuk e dinë as vetë çfarë rreziqesh sjell IA e tyre dhe befasohen edhe vetë nga rezultatet. Chatbots patën shtyrë në Belgjikë një person që të bënte vetëvrasje ose patën joshur minorenët për të bërë seks me të rritur,” thotë Brakel.

"Nëse ne këtu jemi shumë të komplikuar, atëherë kompanitë shkojnë diku gjetkë dhe i zhvillojnë atje algoritmet dhe sistemet e tyre. Pastaj do të kthehen këtu tek ne, për të na përdorur si vend konsumator,” paralajmëron deputeti europian Axel Voss, i cili merret me ligjet e ardhshme për IA në Parlamentin Europian.

"Ernie" është duke ardhur 

Ajo çka nxiti diskutimet e zjarrta në Europë për ChatGPT, është fakti se në SHBA softwar-ei është zhvilluar për t'u përdorur në gjithë botën. OpenAI konkurohet nga firmat amerikane si Google ose Elon Musks Twitter, që janë duke punuar për një Chatbot. Udhëheqja shtetërore kineze ka shtruar si detyrë që firmat kineze të nxjerrin në treg një aplikues IA me të njëjtat funksione. Bot-i kinez nga firma Baidu do ketë emrin "Ernie". Por në Europë? Sipas portalit të këtij sektori "futurezone" në Europë janë duke u bërë kërkime por nuk ekzistojnë plane për ndonjë produkt evropian./DW

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet