Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t’iu bashkuar BE-së pak pasi filloi pushtimi, ndërsa statusin e vendit kandidat e morën në qershor 2022.
BRUKSEL- Belgjika e cila kryeson presidencën e BE njoftoi se Bashkimi Evropian do t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme.
“Këshilli i BE-së i miratoi qëndrimet e përgjithshme të BE-së, përfshirë kornizat e bisedimeve, për bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë”, tha ajo në rrjetin social X, duke shtuar se kjo e hap rrugën për fillimin e bisedimeve të martën, më 25 qershor, në Luksemburg.
Këshilli i BE-së mbledh përfaqësuesit e qeverive të 27 vendeve që e përbëjnë bllokun. Nisja zyrtare e bisedimeve me Ukrainën do të bëhet në orën 15:30, ndërsa me Moldavinë në orën 18:00. Njoftimi vjen dy javë pasi Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e procesit, duke thënë se të dyja vendet janë përgatitura mjaftueshëm për hapjen formale të procesit për t’u bërë anëtare të BE-së.
Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t’iu bashkuar BE-së pak pasi filloi pushtimi, ndërsa statusin e vendit kandidat e morën në qershor 2022. Në dhjetor, ato e morën dritën jeshile për nisjen e bisedimeve. Pak pas njoftimit të kryesueses së presidencës së BE-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, e lartësoi vendimin, duke shkruar në "X" se ndihet mirënjohës ndaj bllokut për vullnetin e tij të fuqishëm.
“Miliona ukrainas dhe breza të ndryshme të popullit tonë, po e përmbushin ëndrrën e tyre evropiane. Ukraina po kthehet në Evropë, ku e ka pasur vendin me shekuj, si një anëtare e plotë e bashkësisë evropiane”, shkroi Zelensky.
Ndërsa presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, reagoi në X pas lajmit të premten, duke thënë se e ka nënshkruar dokumentin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me bllokun.
“Anëtarësimi në BE është rruga jonë drejt paqes, prosperitetit dhe një jete më të mirë për të gjithë qytetarët”, shkroi Sandu.
Duke reaguar ndaj njoftimit të Brukselit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të premten integrimi në BE është çështje sovrane e Kishinjevit, por shtoi se ka shumë moldavë të cilët duan edhe lidhje më të ngushta me Rusinë.
foto nga vendngjarja MEKË- Pamje të tmerrshme janë publikuar nga Meka, ku të vdekurit po transportohen me kamion. Peligrinazhi i h...
fotot ilustruese ITALI- Vapa intensive vazhdon të mbizotërojë në Evropën Jugore, me zyrtarët shëndetësorë q&eu...
fotot ilustruese GAZA- Forcat izraelite goditën sot qytetin e Rafahut me sulme ajrore dhe tokësore në përpjekje për të shtrir...
pamje nga ngjarja SPANJË- Një "meteo-cunami" i madh goditi ditën e sotme zonën e Menorca, në Spanjë. Shezlongët, va...
fotot ilustruese MEKË- Numri i të vdekurve në haxhin e këtij viti ka kaluar 1,000, me vapën ekstreme që po mbizotëron n&...
Enver Hoxhaj KOSOVË- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur në lidhje për situatën në veri t&eum...
foto ilustruese TEL AVIV- Mijëra izraelitë dolën në protesta të reja kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Neta...
Foto ilustruese SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka se i ka kërkuar homologut të vet francez, Emmanuel Macron, g...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite tha se do të krijojë një korridor të ri të sigurt për të dërguar ndihma n&e...
Herve Breuil FRANCË- Persona të maskuar kanë sulmuar një kandidat të ekstremit të djathtë në fushatën ele...