LIVE UPDATES
Bota

BE: Me plan të ri për integrimin dhe rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, në përshëndetjen e tij, theksoi se "në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE në BP është më shumë se kurrë një investim për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tone.”

27 Shtator 2023, 09:46 Nga f.i
BE: Me plan të ri për integrimin dhe rritjen ekonomike të
takimi i Ministrave të Ekonomisë të BE

EUROPË- Ministrat e Ekonomisë të Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor mirëpritën planin e ri të BE për rritjen ekonomike e integrimin ekonomik të rajonit si një parakusht për progres në procesin e hyrjes në BE.

Në forumin e Ministrave të Ekonomisë, "Tregu i përbashkët rajonal -një hap drejt Tregut Unik të BE" të zhvilluar të martën, (26.09) në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit u diskutua  forcimi i ekonomive të vendeve të rajonit përmes përfshirjes në sferën ekonomike të BE. Diskutimet vunë në dukje kontekstin e ri gjeo-politik për përshpejtimin e integrimit rajonal dhe afrimit me BE.

Zgjerimi i BE me BP - një emergjencë gjeopolitike

Në forum të dyja palët, BE dhe BP u shprehën se lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka shndërruar në një emergjencë gjeopolitike progresin e rajonit drejt hyrjes në BE. "Gjërat kanë ndryshuar. Në BE ka një bindje shumë të fortë dhe janë më syhapur karshi rëndësisë që Ballkani Perëndimor për BE. Besoj se nuk e teproj nëse them që sot Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian”, tha në fjalën e hapjes se forumit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, në përshëndetjen e tij, theksoi se "në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE në BP është më shumë se kurrë një investim për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tone.” Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Olivier Becht, ministër i Tregtisë me Jashtë dhe Ekonomisë në Francë. "Ne kemi një objektiv, përshpejtimin e ndërlidhjes mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Do lehtësohet sektori privat dhe përshpejtohet procesi i anëtarësisë në BE”, theksoi ai në Tiranë.

Plani i ri ekonomik i BE për BP

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi bëri me dije detaje të këtij plani. "Plani i ri i BE për rritjen ekonomike do të përshpejtojë ritmin e konvergjencës social ekonomike të rajonit me BE dhe duke e bërë këtë, do të përshpejtojë përgatitjet për anëtarësimin në BE, Është koha për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të BP duke përfshirë integrimin tonë ekonomik. Konvergjenca ekonomike është në qendër të përfitimeve të anëtarësimit në BE. Konvergjenca e BP është e ulët, me të ardhura për frymë midis 30% dhe 50% të mesatares së BE,” bëri me dije komisioneri i BE. Varhelyi. Fjala është për një paketë që "do të ofrojë përfitime të menjëhershme dhe do të stimulojë progresin në Ballkanin Perëndimor”, sipas Varhelyi. 

Forumi i Ministrave të Ekonomisë të BE dhe të BP bën pjesë në serinë e takimeve parapërgatitore për Samitin e Procesit të Berlinit, 2023, që do të zhvillohet më 16 tetor në Tiranë, nën presidencën e Shqipërisë. Për herë të parë, që nga fillimi i Procesit të Berlinit në verën e vitit 2014, ky Samit do të zhvillohet në një vend që nuk është anëtar i BE. Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike e ish-Kancelares gjermane, Angela Merkel, që nisi në verën e vitit 2014 për t'i dhënë impulse të reja procesit të hyrjes në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor./DW

takimi i ministrave të be plani i be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet