LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimet e kornizës negociuese për Serbinë, BE ende nuk gjen dakordësinë

Burimet diplomatike në BE pohojnë se gjatë muajin prill kjo çështje do të diskutohet nga ambasadorët e BE-së në COREPER, që është Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare në BE.

1 Prill 2024, 09:05 Nga M.B
Ndryshimet e kornizës negociuese për Serbinë, BE ende nuk gjen
Flamuri i BE-së dhe Serbisë

BRUKSEL- Edhe pse kanë kaluar plot dy muaj prej kur Komisioni Evropian dhe Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së (EEAS) kishin dorëzuar propozimin e tyre për ndryshimin e kushteve nga kapitulli 35 i kornizës negociuese në procesin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, në Këshillin e BE-së ende nuk është arritur konsensusi i nevojshëm për miratimin e këtyre ndryshimeve. Radio Evropa e Lirë mëson se mes vendeve anëtare ende ka dallime në qëndrime dhe Presidenca belge e Bashkimit Evropian është duke bërë përpjekje për tejkalimin e këtyre dallimeve. Sipas të njëjtave burime, propozimi i parë i Komisionit Evropian për këto ndryshime nuk ishte pranuar nga disa shtete. Pastaj, disa vende anëtare kishin bërë propozime të veta dhe për to ishte diskutuar në grupet punese të Këshillit që merren me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me procesin e zgjerimit.

Burimet diplomatike në BE pohojnë se gjatë muajin prill kjo çështje do të diskutohet nga ambasadorët e BE-së në COREPER, që është Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare në BE. Qëllimi i ndryshimit të kësaj kornize është që zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, e arritur në shkurt të vitit 2023, të përfshihet në kapitullin 35 të negociatave të anëtarësimit, si kusht specifik për Serbinë. Edhe ashtu normalizimi i raporteve me Kosovën për Serbinë është i përfshirë në këtë kapitull, por në të kërkohet përparim në procesin e normalizimit. Synohet që tash si kusht të përmendet zbatimi i marrëveshjes.

Në takimin e fundit në muajin dhjetor të vitit 2023, vendet anëtare kishin kërkuar nga Komisioni Evropian që më së voni deri në fund të muajit janar të këtij viti, të dorëzojnë propozimin për ndryshimin e kornizës negociuese për Serbinë. Dy ditë pasi kishte skaduar ky afat, në fillim të muajit shkurt, Komisioni Evropian dhe Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së kishin dorëzuar propozimin e tyre. Vonesat në propozimin e Komisionit kishin ardhur, sipas burimeve diplomatike në BE, për shkak të përpjekjeve të komisionarit për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, për të penguar këtë propozim. Hungaria, vend nga i cili vjen ky komisionar, sipas burimeve diplomatike, vazhdon të jetë ndër vendet anëtare që pengojnë miratimin e këtyre ndryshimeve në Këshill të BE-së.

Kapitulli i 35-të i negociatave të anëtarësimit, i cili quhet “çështjet tjera”, nuk ka të bëjë me legjislacionin e BE-së, por në këtë kapitull vendosen gjërat specifike që kërkon BE-ja apo ndonjë vend anëtar. Në rastin e Serbisë ai përfshin edhe normalizimin e raporteve me Kosovën. Ky kapitull ishte hapur ndër të parët qysh në dhjetor të vitit 2015, për të përcjellë përmes tij përparimin drejt normalizimit të raporteve. Deri në vjeshtën e vitit të kaluar, Komisioni Evropian zakonisht e ka vlerësuar sjelljen e Serbisë në dialog si “konstruktive” dhe ka konstatuar se në këtë mënyrë ajo përmbush kriteret për të avancuar në procesin e negociatave të anëtarësimit. Por, në Raportin e Progresit nga vjeshta e vitit 2023 është konstatuar se Serbia, në disa fusha, ka bërë hapa prapa në respektimin e obligimeve nga dialogu për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Për mungesë të përparimit në zbatimin e obligimeve BE-ja e ka qortuar edhe Kosovën, madje edhe duke vendosur masa restriktive ndaj saj. Këto masa janë ende në fuqi. Diplomatët e disa vendeve anëtare të BE-së kanë tërhequr vërejtjen se BE-ja duhet sa më shpejt të sigurojë miratimin e ndryshimeve të kornizës negociuese për Serbinë, sepse në të kundërtën do të dalë joserioze rreth zbatimit të Marrëveshjes të cilën vet e kishte ndërmjetësuar dhe e kishte quajtur si sukses të madh. Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe Aneksi për zbatimin e saj i arritur në Ohër në marsin e vitit 2023, nuk ishin nënshkruar nga palët sepse këtë e kishte refuzuar pala serbe.

Por, BE-ja vazhdon të insistojë se, edhe pse nuk është nënshkruar, kjo Marrëveshje është pranuar nga palët dhe ajo paraqet obligim ligjor për to. Zbatimi i saj, sipas zyrtarëve të BE-së, është kusht për avancim në procesin e integrimit në BE. Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. Pikërisht për faktin se kanë kaluar më shumë se një vit prej arritjes së kësaj marrëveshjeje, si dhe nga paralajmërimi i BE-së se zbatimi i saj do të jetë pjesë formale e kornizës negociuese për Serbinë, miratimi i këtyre ndryshimeve në Këshill nga vendet anëtare, konsiderohet i domosdoshëm dhe synohet të arrihet sa më shpejt.

Korniza negociuese e BE-së është dokument bazë, mbi të cilin edhe zhvillohet procesi i negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat. Korniza negociuese për Serbinë ishte aprovuar nga këshilli në dhjetorin e vitit 2013, ndërsa Serbia i kishte hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në në janar të vitit 2014. Deri tash Serbia i ka hapur për negocim 22 nga gjithsejtë 35 kapituj. Për shkak të mosmbështetjes së sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, Serbia që nga viti 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull./ REL

be serbia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet