LIVE UPDATES
Bota

BE-ja dhe NATO-ja "kërkojnë punëtorë"

Janë katër pozita që duhet të mbushen këtë vit - ajo e presidentit të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, që aktualisht mbahen nga Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, si dhe ajo e shefit të politikës së jashtme të BE-së, të cilën, tash e pesë vjet, e mban Josep Borrell.

16 Mars 2024, 09:09 Nga N.F
BE-ja dhe NATO-ja "kërkojnë punëtorë"
Foto ilustruese

BRUKSEL- Brukseli është mbushur me thashetheme derisa përgatitet për zgjedhjen e disa pozitave të larta, si në institucionet e Bashkimit Evropian, ashtu edhe në NATO. Janë katër pozita që duhet të mbushen këtë vit - ajo e presidentit të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, që aktualisht mbahen nga Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, si dhe ajo e shefit të politikës së jashtme të BE-së, të cilën, tash e pesë vjet, e mban Josep Borrell.

Në një pjesë tjetër të kryeqytetit belg, NATO-ja, po ashtu, kërkon zëvendësim për Jens Stoltenbergun në pozitën e sekretarit të përgjithshëm. Norvegjezi do të largohet nga ky post pas një dekade. Tri pozitat e BE-së janë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi ato vendosen nga 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, gjatë negociatave që zhvillojnë me dyer të mbyllura.

Për këtë qëllim tashmë janë planifikuar dy samite të BE-së: më 17 dhe 27 qershor.
 Procesi është i ndërlikuar, pasi duhet të zgjidhen tre persona që reflektojnë balancë në gjini, përkatësi politike dhe gjeografi, edhe pse perimetri i shteteve anëtare të BE-së është i turbullt herë pas here.

Është e zakonshme që presidenti i Komisionit Evropian të vijë nga ai grupim politik që fiton më shumë vota në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të zhvillohen në të gjithë bllokun nga data 6 deri më 9 qershor. Në katër zgjedhjet e fundit, më e madhja ka qenë Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë. Sipas sondazheve, ajo pritet të dalë e para edhe këtë herë.

Kandidatja kryesore, e zgjedhur në kongresin e EPP-së në Bukuresht javën e kaluar, është Von der Leyen. Logjika tregon se ajo mund t’i sigurojë edhe pesë vjet të tjerë në krye të Komisionit Evropian. Në anën tjetër, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi këtë javë se do të garojë për shef të NATO-s, dhe kjo mund ta komplikojë peizazhin edhe më shumë.

Pozita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s është zyrtarisht e ndarë nga pozitat në BE. Por, duke marrë parasysh se 23 nga 27 shtetet anëtare të BE-së i përkasin gjithashtu aleancës ushtarake dhe se sekretari i përgjithshëm i NATO-s duhet të jetë evropian, të dyja organizatat janë duke kërkuar “talente” në të njëjtën pishinë politike.

Burimet në NATO thonë se do të kishin dashur t’i përfundonin kërkimet për personin e tyre në prill - shumë kohë përpara Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Uashington, në muajin korrik.

Gjithçka dukej e sigurt disa javë më parë, kur anëtarët kryesorë të aleancës, si: Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe rreth 17 vende të tjera - kryesisht në Perëndim - u rreshtuan pas kryeministrit holandez në largim, Mark Rutte. I konsideruar si person me përvojë, i pëlqyer në Uashington dhe adekuat për t’u marrë me Donald Trumpin, ai dukej se ishte një zgjedhje e mirë. Por, shkaktoi zemërim te lindorët.

“Lindorët” këtu nuk nënkuptojnë konceptin gjeografik apo politik. Por, mbulojnë vendet e ish-bllokut sovjetik ose ish-Jugosllavisë, që iu bashkuan BE-së (dhe NATO-s) në 25 vjetët e fundit - Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, si dhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Asnjë sekretar i përgjithshëm i NATO-s nuk ishte ndonjëherë nga ndonjëri prej këtyre vendeve. Dhe, në vitin 2019, kur BE-ja zgjodhi për herë të fundit tri kokat e saj, krahu lindor u anashkalua plotësisht. Në fakt, i vetmi “lindor” që ka mbajtur një pozicion të lartë në Bruksel, ishte kryeministri aktual i Polonisë, Donald Tusk, i cili ishte president i Këshillit Evropian nga viti 2014 deri më 2019. Pra, një nga katër pozitat e lira në vitin 2024, duhet të shkojë vërtet në lindje.

Kjo është arsyeja përse Iohannis e hodhi kapelën e tij në ring. Kanë qenë tashmë tre sekretarë të përgjithshëm të NATO-s nga Holanda. Holanda ka luftuar për të shpenzuar 2% të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje - një synim ky i NATO-s për më shumë se një dekadë, të cilin shumë vende lindore, përfshirë Rumaninë, e kanë arritur.

Dhe Rutte - ndonëse është mbështetës i Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, në vitin 2022 - mund të konsiderohet se ka qenë “i butë” ndaj Rusisë.

Mbështetja e tij për Rrjedhën Veriore 2 të Gazpromit është një shembull. Nga ana tjetër, shumë “lindorë” kanë paralajmëruar për rrezikun e një Kremlini luftarak dhe kjo tashmë është vërtetuar.

Burimet e NATO-s mendojnë se Rutte do t’ia dalë. Veprimi i Iohannisit u pa si “i dëshpëruar” dhe, madje, shkaktoi pak bezdi, sepse procesi i përzgjedhjes mund të zvarritet tani me muaj. Disa ishin mjaft të hutuar me planin e tij prej dhjetë pikësh, të publikuar në Politico më 13 mars, pasi përfshinte të gjitha gjërat që aleanca ushtarake tashmë po i bën.

Kur flitet me diplomatë nga disa vende lindore, ata thonë se nuk kanë asnjë mendim për asnjërin kandidat. Pyetja, në fakt, është nëse Iohannis ishte në dijeni për popullaritetin e tij përpara se të angazhohej. Por, ka edhe dy faktorë të tjerë. Gjëja e parë është unanimiteti. Të 32 aleatët e NATO-s duhet të bien dakord. Dhe Hungaria ka treguar tashmë se është kundër Ruttes, si pasojë e shumë grindjeve midis Hagës dhe Budapestit për çështjet hungareze të sundimit të ligjit.

Turqia nuk është prononcuar, por Ankaraja i ka pasur problemet e saj me Rutten, sidomos pas përpjekjeve të Turqisë, disa vite më parë, për të mbajtur mitingje politike në Holandë - gjë që ka rezultuar pastaj me ndalimin e disa zyrtarëve turq në Hagë.

Dhe, siç ka thënë një zyrtar i NATO-s: “Me pranimin e Suedisë në NATO, Turqia dhe Hungaria kanë treguar se janë të gatshme të shkojnë shumë larg, për të siguruar atë që duan”. Pyetja është: A e duan Iohannisin? Apo vetëm nuk e duan Rutten? Dhe, a i hap kjo rrugë një kandidati që nuk njihet ende publikisht?

Këtu vjen, pastaj, gjëja e dytë për të cilën Brukseli “flet”: Iohannis po e bën këtë për ta nxjerrë veten në “vitrinë” për një pozicion në BE. Çështja këtu është se ai i përket EPP-së, njësoj sikurse Von der Leyen. E, nëse ajo merr postin e Presidentit të Komisionit, a mund të marrë një kandidat i EPP-së edhe diçka tjetër? Nuk ka gjasa, pasi qendra e majtë (e quajtur S&D në Evropë) ka të ngjarë të përfundojë e dyta në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe të kërkojë pozitën në Këshill ose në politikë të jashtme.

Dhe, nëse i shihni “lindorët” e tjerë të njohur që mund t’i synojnë vendet e punës në BE, shumica e tyre i takojnë EPP-së, si: kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, drejtorja bullgare menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski, homologu i tij lituanez, Gabrielius Landsbergis, dhe ai letonez, Krisjanis Karins.

Jashtë EPP-së është kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila u përket liberalëve. Por, pyetja që duhet bërë me të vërtetë, është nëse Iohannis po planifikon, në fakt, grushtshtet kundër Von der Leyenit? Ajo konsiderohet si presidente e suksesshme e Komisionit, veçanërisht për shkak të mbështetjes së patundur për Kievin.

Por, njerëzit në Bruksel kanë edhe gjëra të këqija për të thënë për të: disa shtete anëtare thonë se ajo e ka bërë Komisionin shumë të fuqishëm dhe se e drejton atë me dorë të hekurt, duke mos i lënë komisionarët e tjerë të shkëlqejnë.

Dhe, pastaj, është çështja me Parlamentin Evropian. Kandidati për kryetar të Komisionit duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të dhomës. Von der Leyen mund ta ketë ngushtë këtë herë. Ndoshta, kjo do të thotë se është koha për një kandidat konsensusi? A mund të jetë Iohannis ky kandidat?

Marrë nga REL

be nato ursula von der leyen charles michel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet