Dita e 54-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren ...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Nisin tensionet p...
Paketa ofron një përjashtim njëvjeçar që u lejon kompanive të BE-së të transferojnë gaz të lëngshëm natyror nga Rusia drejt vendeve të treta, me mundësi rinovimi automatik, pas kërkesave të Greqisë.
Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime ndaj sektorit bankar rus, por njëkohësisht duke arritur një kompromis me Greqinë për t’i zbutur kufizimet ndaj gazit të lëngshëm natyror (LNG) rus, thanë të enjten katër diplomatë të BE-së.
Paketa ofron një përjashtim njëvjeçar që u lejon kompanive të BE-së të transferojnë gaz të lëngshëm natyror nga Rusia drejt vendeve të treta, me mundësi rinovimi automatik, pas kërkesave të Greqisë.
Për miratimin e sanksioneve kërkohet njëzëshmëria e shteteve anëtare.
“Shtetet anëtare treguan solidaritet me Greqinë dhe pritet që Greqia ta bëjë të njëjtën gjë me të tjerët në të ardhmen”, tha një diplomat i BE-së.
Athina tha se ndalimi i ardhshëm i shërbimeve të transferimit të LNG-së ruse drejt vendeve të treta thjesht do ta zhvendoste pjesën e tregut jashtë Evropës dhe nuk do të ndikonte në të ardhurat e Rusisë.
Masa pritej të hynte në fuqi më 1 janar. Importet e LNG-së ruse nga BE-ja do të mbeten të ndaluara nga kjo datë. Greqia mbizotëron tregun evropian të transportit detar të LNG-së dhe është ndër aktorët më të mëdhenj globalë në këtë fushë, duke konkurruar me Japoninë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.
Paketa përfshin ngrirjen për 12 muaj të kufirit të çmimit të naftës ruse në 44.10 dollarë për fuçi. Një rishikim i planifikuar do të kishte rritur kufirin e çmimit pas luftës në Iran, duke i siguruar Moskës të ardhura dukshëm më të larta.
“Ne po... ngrijmë për një vit rregullimin e kufirit të çmimit të naftës, në mënyrë që makineria ruse e luftës të mos përfitojë nga goditjet në treg”, shkroi në platformën X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Paketa vendos në listën e sanksioneve 94 institucione financiare ruse – kryesisht banka – si dhe bursën e Moskës.
Pas miratimit përfundimtar, këto subjekte do t’i nënshtrohen plotësisht masave ndëshkuese, që përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimeve dhe kufizime për transaksionet financiare.
Kufizimet synojnë sektorin bankar, me qëllim që të ushtrohet presion mbi sistemin financiar rus, në një periudhë që BE-ja e konsideron të cenueshme për ekonominë e Rusisë.
Përveç kësaj, paketa për herë të parë synon anijet që ndihmojnë flotën e fshehtë të Rusisë dhe ndalon transaksionet me më shumë platforma të kriptomonedhave dhe kompani të tregtimit të naftës./REL
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Manila të Filipineve. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, iu kundërpërgjigj ashp&e...
Nicolas Maduro SHBA- Prokurorët amerikanë akuzojnë Maduron se ka përdorur fuqinë e shtetit venezuelian për të mbro...
SHBA- SHBA nisën një valë të re sulmesh kundër Iranit, në natën e 12-të radhazi, ndërsa nga ana tjetër ...
Pamje KILI- Dhjetë persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë të zhdukur në Kili për shkak të reshjeve t...
Foto ilustruese SHBA- Sulmet me dronë iranianë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik kanë shtyrë agjencitë ...
Kazem Gharibabadi IRAN- Irani ka paralajmëruar se do të marrë në shënjestër vendet evropiane që, sipas tij, lehtëso...
Mohammad Bayer Ghalibaf IRAN- Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori i Teheranit, Mohammad Bayer Ghalibaf, ka lëshuar paralajmërime ...
Abbas Araghchi IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u dërgoi një mesazh të qartë parandalimi Sht...
Foto ilustruse Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar të mërkurën se do ta shkatërrojë nj&e...
Foto ilustruse Ushtria ukrainase ka sulmuar depot e kompanisë më të madhe të shitjeve online në Rusi, Wildberries. Ky ësht&eu...