LIVE UPDATES
Bota

BE: Gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X

Megjithë kërcënimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Komisioni i BE-së vendosi një gjobë prej disa milionë eurosh ndaj shërbimit online X të miliarderit amerikan Elon Musk.

6 Dhjetor 2025, 16:21 Nga I.A

BE: Gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X

BRUKSEL- Komisioni Evropian e gjobiti shërbimin online të Elon Musk-ut me 120 milionë euro për mungesë transparence në reklama dhe llogaritë e përdoruesve. "Detyra jonë është që të sigurojmë që legjislacioni ynë digjital të zbatohet", theksoi Komisionerja e BE-së për Çështjet Digjitale, Henna Virkkunen, në Bruksel. Kjo është gjoba e parë e vendosur nga Komisioni sipas Ligjit të BE-së për Shërbimet Digjitale (DSA).

Llogari të rreme përdoruesish me pagesë, reklama të paqarta

Autoritetet e Brukselit nisën hetimin kundër X në dhjetor 2023. Ndër të tjera Brukseli akuzon platformën X për përdorimin e shenjës së bardhë e blu për llogari përdoruesish me pagesë për të sugjeruar në mënyrë të rreme se këto llogari janë autentike dhe të verifikuara. Komisioni i BE-së gjithashtu kritikon faktin se nuk është gjithmonë e qartë se kush qëndron pas reklamave. Hetimi zbuloi gjithashtu se X nuk u dha studiuesve qasje në të dhënat publike në përputhje me rregulloret e DSA-së.

BE-ja po zhvillon hetime të mëtejshme kundër shërbimit online X të Musk-ut. Këto hetime përqendrohen ndër të tjera në mënyrën se si X lufton shpërndarjen e përmbajtjeve të paligjshme dhe manipulimin e informacionit.

Donald Trump kërcënon me tarifa të mëtejshme

Aktakuza kundër X mund të zemërojë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, administrata e të cilit ka kritikuar vazhdimisht ligjet digjitale të BE-së. Trumpi ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja për importet nga vendet, ligjet e të cilave, sipas tij, synojnë të "dëmtojnë" teknologjinë amerikane. Pavarësisht këtyre kërcënimeve, BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se synon të zbatojë rregullat e saj.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, e akuzoi në një postim në platformën X BE-në, se po sulmon "kompanitë amerikane për gjëra të pakuptimta". Ai tha se BE-ja duhet të mbrojë lirinë e fjalës dhe jo të sulmojë kompanitë amerikane për gjëra pa vlerë.

Reagimi nga Gjermania

Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), e përshëndeti vendimin e Komisionit. Legjislacioni digjital evropian vlen "për të gjithë, pavarësisht nga vijnë", tha ai. Ai bazohet "në vlerat evropiane dhe këto, sigurisht, duhet të zbatohen dhe mbrohen".

Në të njëjtën kohë politikani i CDU-së tha se e konsideron gjobën e vendosur ndaj X si shumë të lartë.

Wildberger  kërkoi gjithashtu një përqendrim më të madh në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale në Evropë. Sovranitet digjitalnuk do të thotë vetëm rregullim, por edhe "të jesh në gjendje të mbash ritmin në fushën e teknologjisë", argumentoi ministri, duke iu referuar industrisë evropiane të teknologjisë./DW

be elon musk donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet