LIVE UPDATES
Bota

BE demostron unitet të arritur me sforcim

Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez të kishte ditëlindjen këtë të martë (31.05) dhe ai mori një dhuratë të madhe politike nga BE.

1 Qershor 2022, 08:56 Nga DOSJA
BE demostron unitet të arritur me sforcim
Emannuel Macron

EUROPË- Takimi i nivelit të lartë të BE-së në Bruksel i përgjigjet kërkesës së Hungarisë dhe vendos një gjysmë embargoje nafte kundër Rusisë. Kështu arrihet vendosja e unitetit. Si do vazhdohet më tej?

Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez të kishte ditëlindjen këtë të martë (31.05) dhe ai mori një dhuratë të madhe politike nga BE. Hungaria si dhe Sllovakia dhe Çekia do të përjashtohen fillimisht nga embargoja e BE-së ndaj naftës ruse, nëse nafta furnizohet me gazsjellës. Javë me radhë Orbani arriti të mbrohej me sukses kundër vendosjes së sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë, sepse vendi i tij është krejtësisht i varur nga gazsjellësi "Druschba". Me anë të tubave të gazsjellësit "Miqësia”, Bashkimi Sovjetik ka pas furnizuar me naftë shtetet motra komuniste. Emri që ka gazsjellësi tingëllon sot krejtësisht jashtë mode.

Efekti i sanksioneve

Megjithatë efekti i sanksioneve është kufizuar vetëm tek embargoja e naftës që vjen me cisterna. Ai hyn krejtësisht në fuqi në fund të vitit. Dy të tretat e eksportit të naftës në BE do të reduktoheshin, gjë që sipas llogarive të Agjencisë Bloomberg do t'i shkaktonin arkave shtetërore ruse një humbje prej 10 miliardë dollarësh. Nëse Gjermania dhe Polonia do të heqin vullnetarisht dorë nga marrja e naftës së papërpunuar nga "gazsjellësi Miqësia”, atëherë ekportet ruse të naftës do të binin me 10 përqind të sasisë së deritanishme. Përveç kësaj, në kuadër të rebelizmit hungarez, edhe Bullgaria dhe Kroacia kanë kërkuar të bëhen përjashtime. Për ata ekzistojnë afate më të gjata për vendosjen e embargos së naftës. Mikhail Krutikhin, një ekspert nafte nga Oslo, i tha Deutsche Welles se ai i vlerëson humbjet për shtetin rus të jenë më të mëdha. Ai mendon se 25 përqind e të ardhurave, që do përbënin shumën 50 miliardë dollarë, do të shkurtohen që në fund të vitit. Shitja e naftës në Azi është e vështirë.

Eskpertë të tjerë ekonomie thonë se nuk ekziston lidhje direkte midis biznesit të naftës dhe financimit të luftës ruse. Ushtarët dhe armët e prodhimit rus paguhen me rublën ruse, të cilën Kremlini e shtyp vetë nëpërmjet Bankës Qendrore. Ambasadori ukrainas në Gjermani, Andrij Melnyk, e quajti embargon e naftës "një gjysmë hapi”. Në arkën ruse të luftës vazhdon të rrjedhin ende shumë para nga biznesi i energjisë, kritikuan menjëherë politikanët ukrainas. Megjithatë e sigurt është se nëpërmjet embargos çmimi i energjisë për konsumatorët në Europë do të vazhdojë të rritet dhe se rritja e inflacionit nuk do të frenohet.

Tek energjia çështjet bëhen serioze

Duket thuajse e çuditshme që pikërisht presidenti ukrainas, Wolodymyr Selenskyj i bëri paralajmërime takimit të nivelit të lartë të BE, që të lerë mënjanë grindjet për embargon e naftës. "Grindjet e brendshme bëjnë që Rusia të rrisë presionin ndaj Europës,” tha Selenskyj në një mesazh me video drejtuar takimit të Brukselit. Prova të tjera për të treguar vendosmërinë e BE ndodhen ende përpara, sepse sa më shumë që flitet për vendosjen e sanksioneve në sektorin e energjisë, aq më të ashpra bëhen pasojat për shtetet e BE-së.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban kërkoi që të mendohet mirë për pasojat e sanksioneve. "Energjia është një çështje serioze. Nuk është lojë fëmijësh. Kjo do të thotë se ne kemi në fillim nevojë të gjejmë zgjidhjet pastaj të vendosim sanksionet. Deri tani ne gjithnjë kemi vendosur sanksione dhe pastaj kemi menduar për pasojat dhe zgjidhjet e mundshme të mënyrave për mënjanimin e tyre. Por energjia është çështje e rrezikshme. Është çështje serioze.”

Heqja dorë nga përdorimi i qymyrit rus dhe naftës ruse është vendosur tashmë. Por nëse bëhet fjalë për vendosje sanksionesh kundër importit të gazit, atëherë Italia, Austria dhe Gjermania deklarojnë se mënjanimi total i gazit rus do të jetë i mundshëm vetëm pas disa vitesh, nëse kërkohet që ekonomitë e vendeve të mos dëmtohen rëndë. Polonia dhe shtetet baltike kërkojnë njësoj si Ukraina, heqjen e menjëhershme dorë nga marrja e gazit.

Sipas të dhënave nga Këshilli i Ambasadorëve, BE është duke përgatitur një paketë të shtatë sanksionesh kundër agresorit rus. Por në këtë paketë nuk është parashikuar gazi, por vetëm kufizimet tregtare dhe pengesa për firmat ruse dhe bankat ruse. 

Afrika kujdeset për importin e drithërave

Pasojat e sanksioneve duhen menduar mirë, thotë edhe kryetari i Unionit Afrikan, presidenti senegalez Macky Sall, i cili po ashtu ishte i ftuar të jepte një mesazh me video në takimin e lartë të BE. Përjashtimi i "Sberbank-ës” shtetërore ruse nga sistemi Swift i pagesave, ua bën të vështirë vendeve afrikane të paguajnë importin e drithërave ose plehrave kimike nga Rusia. Kjo gjë ashpërson krizën e ushqimit në Afrikë, thotë Sall, që krijohet nga heqja e furnizimeve ukrainase me drithëra. Sall i kërkoi BE, që të gjejë një zgjidhje së bashku me Afrikën.

Marrë nga DW.

Sondazh

Poll

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero