"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Në një dokumentar të transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, i titulluar “Devijimi Special”, ekspertë kushtetues dhe analistë thonë se në të vërtetë në Hagë po gjykohet UÇK-ja.
TIRANË- Narracioni për themelimin e Gjykatës Speciale se do të gjykoheshin individë për krimet e pretenduara, dhe jo lufta e UÇK-së, pas ngritjes dhe shpalosjes së aktakuzës me të cilën u ngarkuan politikanët kosovarë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duket se ka humbur peshën e vetë.
Në një dokumentar të transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, i titulluar “Devijimi Special”, ekspertë kushtetues dhe analistë thonë se në të vërtetë në Hagë po gjykohet UÇK-ja.
Sipas analistit Ismail Tasholli, deklarimet se po gjykohen individët e jo UÇK-ja, janë një diskurs i vjetër i Sllobodan Millosheviqit.
“Pohimet se nuk po gjykohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por disa individë, fatkeqësisht, na rikthejnë tek diskursi dhe ligjërimi politik i Millosheviqit gjatë kohës së luftës, kur ai thoshte se populli është rehat, por disa individë të frustruar dhe të revoltuar po përpiqen që ta përmbysin rëndin e asaj kohe. Por, e vërteta është se në Hagë nuk janë disa individë, por atje është ideja e lirisë së Kosovës”, thotë ai.
“Është evidente se procesi nuk është individual. Nuk po gjykohen atje njerëzit e thjeshtë. Po gjykohen udhëheqësit dhe themeluesit e UÇK-së. Dhe, sado që thuhet se ‘ne nuk po duam ta dëmtojmë luftën e UÇK-së, por po merremi me individë’, kjo është e paqëndrueshme, sepse tendenca është e hapur: denigrimi i luftës së UÇK-së për efekte politike”, shprehet profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami.
Për analistin Shkodran Ramadani,ndërkaq, termi “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”, synon ta implikojë gjithë UÇK-në.
“Termi Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët, edhe pse thuhet që ka të bëjë me emra të përvetshëm, në fakt synon të implikojë gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e rrjedhimisht edhe përpjekjen e popullit të Kosovës për liri, sepse nuk mund të kuptohet lufta e popullit të Kosovës për liri, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, thotë ai.
Marrë nga tvklan.al
Arsim Bajrami TIRANË- Një dokumentar i transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut, i titulluar “Devijimi Special”, ...
Seanca TIRANË- Një aktakuzë e ngritur në prill të vitit 2020 nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, e cila tash e një vit e...
UASHINGTON - Ndikimi i Rusisë në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore pritet të bjerë ndërsa ushtria e saj po pë...
pamje nga takimi SHBA- Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Colin Allred paraqiti të martën nj&...
Jacinda Ardern dhe Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka lavdëruar kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, për suk...
David Loesch Filho BRAZIL- Isabel de Aguilar Loesch do të ishte dy muajshe të hënën. Por tre ditë më parë, ajo u vra tra...
Mevlut Çavusoglu TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, njoftoi të martën dorëzimin zyrtar të l...
Foto Ilustruese ITALI- Vera po vjen dhe kufizimet kundër Covid vazhdojnë të lehtësohen për turistët dhe italianët. Raine...
Foto Ilustruese RUSI- Një punonjës i Ambasadës të Malit të Zi në Moskë është shpallur persona non grata (perso...
Kasia Gallanio KATAR- Ish-princesha e Katarit është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në resortin spanjoll Marbella. SkyNe&eu...