LIVE UPDATES
Bota

BBC: Trump po e lë botën në pritje të planeve të tij lidhur me Iranin

Komandanti më i fuqishëm në botë vendosi të mos paraqesë një argument të plotë për veprim të mundshëm ushtarak kundër Iranit, pavarësisht grumbullimit më të madh të forcave amerikane në rajon që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

25 Shkurt 2026, 19:23 Nga E. D
BBC: Trump po e lë botën në pritje të planeve të tij
foto ilustuese

SHBA- Në një botë që po pret me ankth të shohë se çfarë do të bëjë tani Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në Lindjen e Mesme, ai nuk dha asnjë sinjal të qartë kur mbajti fjalimin më të gjatë ndonjëherë drejtuar kombit.

Komandanti më i fuqishëm në botë vendosi të mos paraqesë një argument të plotë për veprim të mundshëm ushtarak kundër Iranit, pavarësisht grumbullimit më të madh të forcave amerikane në rajon që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

Dy dekada më parë, Presidenti George W. Bush kishte përgatitur terrenin me një fushatë të gjerë bindjeje, edhe pse ajo ndërhyrje u bazua në inteligjencë të gabuar. BBC shkruan, se Presidenti mundë të ketë zgjedhur të mos e theksojë këtë çështje, pasi baza e tij politike, që e votoi për të shmangur luftërat e pafundme, është më e përqendruar te ekonomia dhe emigracioni, pak muaj para zgjedhjeve të mesmandatit.

Ose kjo mund të reflektojë faktin se Trump vetë thotë se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Trump gjithashtu vazhdon të deklarojë se preferon një marrëveshje sesa një luftë të përgjakshme. Raundi i treti i negociatave në Gjenevë që do të mbahet të enjten pritet të jetë vendimtar. 

"Nëse Presidenti Trump nuk merr, nëpërmjet të dërguarve të tij, një tekst të pranueshëm nga Teherani, ka të ngjarë që ai të urdhërojë një formë veprimi ushtarak menjëherë pas kësaj", vlerësoi një diplomat i cili është informuar mbi këtë proces.

Presidenti, i cili ka ndryshuar shpesh mesazhin e tij për Iranin, nga çështjet bërthamore te ideja e ndryshimit të regjimit, përsëriti në fjalim një nga kërkesat e tij kryesore. 

“Nuk kemi dëgjuar prej tyre ato fjalët sekrete: Ne nuk duam kurrë armë bërthamore," tha Trump.

Megjithatë, vetëm disa orë më parë, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi kishte deklaruar në rrjetin X pothuajse të njëjtën frazë: “Irani në asnjë rrethanë nuk do të zhvillojë armë bërthamore.” 

Irani gjithashtu ka lënë të kuptohet se është gati të bëjë kompromis mbi programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve që po dëmtojnë ekonominë e tij.

Trump ngriti gjithashtu, akuzën se Irani po punonte për të ndërtuar raketa që së shpejti do të arrijnë Shtetet e Bashkuara dhe sipas tij, kjo ishte një tjetër vijë e kuqe. Por Irani ka refuzuar vazhdimisht përfshirjen e programit të tij të raketave balistike në negociata.

"Kur u sulmuam nga izraelitët dhe amerikanët, raketat tona erdhën në ndihmë, kështu që si mund ta pranojmë që të privohemi nga aftësitë tona mbrojtëse", tha zëvendësministri i jashtëm Majid Takht-Ravanchi, një anëtar kryesor i ekipit negociator, për BBC-në në një intervistë në Teheran këtë muaj.

Raundi i rradhës, ku përfshihet edhe i dërguarin kryesor i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, pritet të ofrojë më shumë mundësi për zgjidhjen e çështjes./Dosja.al

donald trump shba iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet