LIVE UPDATES
Bota

BBC: Pse një “luftë e ashpër tregtare globale” duket e pashmangshme pas tarifave të vendosura nga Trump?

Në thelb, kjo është një tarifë universale prej 10% mbi të gjitha importet në SHBA, që do të hyjë në fuqi të premten në mbrëmje. Përveç kësaj, dhjetëra vende të cilësuara si shkelësit më të mëdhenj do të tarifohen në mënyrë reciproke për suficitet e tyre tregtare.

3 Prill 2025, 12:32 Nga E. D
BBC: Pse një “luftë e ashpër tregtare globale” duket
foto ilustruese

SHBA- Ndikimi i këtyre tarifave në ekonominë botërore do të jetë i madh. Ato mund të maten nga grafiku i të ardhurave të SHBA-së nga tarifat, që do të arrijnë nivele të papara në një shekull madje përtej atyre të mbrojtjes tregtare të viteve 1930. Ose nga rëniet e menjëhershme në tregjet e aksioneve, veçanërisht në Azi. Por matja e vërtetë e këtyre ndryshimeve do të jetë transformimi i rëndësishëm i rrugëve të vjetra të tregtisë globale.

Në thelb, kjo është një tarifë universale prej 10% mbi të gjitha importet në SHBA, që do të hyjë në fuqi të premten në mbrëmje. Përveç kësaj, dhjetëra vende të cilësuara si shkelësit më të mëdhenj do të tarifohen në mënyrë reciproke për suficitet e tyre tregtare. Tarifat mbi vendet aziatike janë vërtet të jashtëzakonshme. Ato do të shkatërrojnë modelet e biznesit të mijëra kompanive, fabrikave, madje edhe të tëra vendeve.

Disa nga zinxhirët e furnizimit të krijuar nga kompanitë më të mëdha të botës do të prishen menjëherë. Ndikimi i pashmangshëm do të jetë zhvendosja e tyre drejt Kinës.

A është kjo thjesht një strategji negociimi?

Administrata amerikane duket se e konsideron këtë të ardhur tarifore si burim për uljet e planifikuara të taksave. Hapësira për rregullime të shpejta duket e kufizuar. Siç tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kjo nuk është një negociatë, është një emergjencë kombëtare.

Qëllimi i kësaj politike është të rikthejë deficitin tregtar të SHBA-së në zero. Ky është një riformatim i plotë i ekonomisë botërore. Por zhvendosja e fabrikave do të zgjasë me vite. Tarifat e vendosura ndaj Azisë Lindore veçanërisht në nivelin “30% ose 40%” do të rrisin çmimet e rrobave, lodrave dhe elektronikës shumë më shpejt.

Si do të përgjigjet pjesa tjetër e botës?

Disa konsumatorë evropianë mund të përfitojnë nga tregtia e devijuar, duke siguruar rroba dhe pajisje elektronike më të lira. Por, ndërsa SHBA-ja po izolohet ekonomikisht, ekonomitë e tjera të mëdha mund të zgjedhin të integrojnë më shumë tregtinë mes tyre.

Siç mund të tregojnë rëniet e shitjeve të “Tesla”, vetëm një pjesë e kësaj historie ka të bëjë me përgjigjen e qeverive. Sot, edhe konsumatorët mund të hakmerren. Kjo mund të jetë një “luftë e re tregtare në epokën e rrjeteve sociale”.

Evropa mund të vendosë të mos blejë më markat amerikane të konsumit, të cilat kanë qenë të dashura në mbarë botën. Gjithashtu, monopoli i “gjigantëve amerikanë të teknologjisë” mbi shërbimet e rrjeteve sociale mund të tronditet.

Ndërkohë, autoritetet amerikane mund të detyrohen të rrisin normat e interesit për të luftuar rritjen e pashmangshme të inflacionit. Një “luftë e ashpër tregtare globale” duket e pashmangshme./BBC/

donald trump shba tarifat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet