LIVE UPDATES
Bota

Bashkësia Politike Evropiane "nuk është alternativë" e BE-së

Franca ka prezantuar te vendet anëtare një "non-paper", në të cilin ka pasur qasje edhe Radio Evropa e Lirë

15 Qershor 2022, 11:05 Nga d.d

 

Bashkësia Politike Evropiane "nuk është
Emmanuel Macron

 

Vetëm dy ditë para se Komisioni Evropian të publikojë mendimin për t’u dhënë statusin e kandidatit Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, në Bashkimin Evropian po diskutohet edhe për planin e Francës për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane.

Franca ka prezantuar te vendet anëtare një "non-paper", në të cilin ka pasur qasje edhe Radio Evropa e Lirë. Në gjuhën e institucioneve evropiane, "non-paper" është një dokument joformal, i cili prezantohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.

Dokumenti lidhur me Bashkësinë Politike Evropiane është dërguar në prag të një takimi të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Bruksel javën e ardhshme, më saktësisht më 23 qershor. Të njëjtën ditë takohet edhe Këshilli Evropian, i cili do të ketë si temë zgjerimin e BE-së.

“Këshilli Evropian më 23 dhe 24 qershor do të ketë përpara kërkesën për të vendosur për aplikacionin e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, në bazë të mendimit të Komisionit Evropian. Çfarëdo që të arrihet në këtë fazë në këtë Këshill [Evropian], politika e zgjerimit, për shkak të kërkesave për reforma të domosdoshme që duhet plotësuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, dhe kohëzgjatja që pason për shkak të kësaj, nuk ofron sot kornizë të nevojshme politike për t’u përgjigjur ndaj nevojave historike dhe gjeopolitike që dalin nga lufta kundër Ukrainës dhe për të ndërtuar strukturimin politik të kontinentit tonë evropian”, shkruan në këtë "non- paper" të Francës.

“Për këtë shkak, ne propozojmë që këtë vit të krijohet Bashkësia Politike Evropiane mes të gjitha vendeve të evropiane që dëshirojnë së bashku të kontribuojnë për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit tonë”, thuhet më tej në këtë dokument.

Aty po ashtu nënvizohet se “Bashkësia Politike Evropiane do të jetë e hapur për shtete evropiane që ndajnë vlerat demokratike, pa marrë parasysh a janë apo jo anëtare të Bashkimit Evropian dhe pa marrë parasysh natyrën e raporteve të tyre me Bashkimin Evropian”.

Franca argumenton se një Bashkësi Politike Evropiane nuk do ta zëvendësonte Këshillin e Evropës apo Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), apo raportet transatlantike.

“Por, sot ne nuk kemi një forum evropian të paspecializuar që do t’i bashkonte të gjithë anëtarët e familjes evropiane në mënyrë të barabartë dhe në frymën e unitetit të kontinentit tonë”, thuhet në "non-paperin" e Francës.

Sipas Francës, të gjitha kornizat multilaterale do të mbeten, por duhet të krijohet një sens i unitetit. Franca e mendon Bashkësinë Politike Evropiane si një bashkësi, e cila do të forconte lidhjet politike, ekonomike, kulturore dhe të sigurisë mes anëtarëve të saj.

“Do të ofrojë një forum për koordinim, vendimmarrje dhe projekte bashkëpunuese për t’u përgjigjur në mënyrë konkrete ndaj sfidave, me të cilat përballen të gjitha shtetet në kontinentin evropian; politika e jashtme dhe e sigurisë, zhvillimi i infrastrukturës dhe interkoneksionit, mobilitetit, migrimit, luftës kundër krimit të organizuar dhe raporteve me aktorët tjerë gjeopolitikë”, thuhet në letrën që Franca e ka shpërndarë për të sqaruar idenë e presidentit Emanuel Macron për Bashkësinë Politike Evropiane.

Me këtë letër Franca ka bërë përpjekje për t’i heshtur zërat që kanë tërhequr vërejtjen se kjo ide mund të ketë për qëllim që ta dëmtojë procesin e zgjerimit duke krijuar alternativë.

“Bashkësia Politike Evropiane nuk do të jetë alternativë e anëtarësimit në BE dhe nuk do të jetë zëvendësim për procesin e zgjerimit. Për shtetet evropiane që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian do të jetë, për më tepër, mundësi për forcimin e lidhjeve me vendet e BE-së para se të bëhen anëtare, si në aspektin politik, ashtu edhe në pjesëmarrjen në disa politika të BE-së, dhe, aty ku është e duhur, të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së”, thuhet në këtë dokument.

Sipas planit të Francës, Bashkësia Politike Evropiane do ta kishte një formë të “strukturës së lehtë legale”, me kapacitetet të marrjes së vendimeve, duke respektuar autonominë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian dhe secilit vend anëtarë që përbën bashkësinë. Takimet në kuadër të Bashkësisë Politike Evropiane do të zhvilloheshin disa herë në vit, në nivele të shefave të shteteve apo të ministrave.

Krahas Francës, edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charls Michel kishte propozuar një ide të ngjashme, por ai e kishte emërtuar atë si “Bashkësi Gjeopolitike Evropiane”.

Franca në fund të këtij muaji përfundon kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, ndërsa nga 1 korriku deri në fund të vitit këtë rol do ta ketë Çekia.

Marrë nga REL

emmanuel macron komisioni evropian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet