LIVE UPDATES
Bota

Bashkëshortja e djalit të Trump, post drejtues në Komitetin Kombëtar Republikan

Gjatë takimit në Hjuston të Komitetit Kombëtar Republikan, anëtarët votuan për të caktuar kryetarin e Partisë Republikane për Karolinën e Veriut, Michael Whatley, dhe Lara Trump, në postin e kryetarit dhe bashkëkryetares së kësaj organizate, që pritet të luajë një rol kyç në mobilizimin e votuesve dhe fondeve për zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit.

8 Mars 2024, 21:37 Nga M.B
Bashkëshortja e djalit të Trump, post drejtues në Komitetin
Lara Trump

SHBA– Ish-presidenti Donald Trump konsolidoi të premten kontrollin e tij mbi Komitetin Kombëtar Republikan pasi bashkëshortja e djalit të tij dhe një tjetër aleat i tij morën poste drejtuesish. Këto lëvizje vijnë ndërsa brenda kësaj partie po diskutohet nëse organizata duhet të ndihmojë për pagesat e faturave ligjore të ish presidentit. Gjatë takimit në Hjuston të Komitetit Kombëtar Republikan, anëtarët votuan për të caktuar kryetarin e Partisë Republikane për Karolinën e Veriut, Michael Whatley, dhe Lara Trump, në postin e kryetarit dhe bashkëkryetares së kësaj organizate, që pritet të luajë një rol kyç në mobilizimin e votuesve dhe fondeve për zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit.

Kjo lëvizje erdhi pasi ish-presidenti Trump fitoi bindshëm në zgjedhjet paraprake gjatë Super të Martës, duke e shtyrë ish ambasadoren Nikki Haley që të largohej nga gara brenda Partisë Republikane dhe e duke bërë kështu pothuajse të sigurtë se zoti Trump do të jetë kandidati zyrtar në zgjedhje përballë presidentit demokrat Joe Biden.

“Objektivi për 5 nëntorin është të fitojmë, dhe të fitojmë siç thotë vjehrri im ‘masivisht’,” tha Lara Trump, duke premtuar se “çdo cent i çdo dollari të mbledhur” do shërbejë për fitoren e republikanëve në Shtëpinë e Bardhë, në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Me këtë lëvizje zëvendësohet Ronna McDaniel, e cila drejtonte deri më tani Komitetin Kombëtar Republikan. Zonja McDaniel u përball me kritika për mbledhjen e fondeve dhe rezultatet në votime. Gjatë drejtimit të saj, zoti Trump humbi zgjedhjet në vitin 2020 dhe partia pati rezultate më të dobëta se ç’pritej në zgjedhjet e mesmandatit për në Kongres, në vitin 2022. Disa nga anëtarët e Komitetit Kombëtar Republikan kanë bërë thirrje që ky komitet të ndihmojë me pagesat e shpenzimeve ligjore të zotit Trump, të cilat së bashku me kamatat arrijnë në qindra miliona dollarë. Zoti Whatley dhe zonja Lara Trump nuk komentuan për këtë çështje të premten.

Kjo lëvizje konsolidon më tej kontrollin e ish presidentit mbi një organizatë misioni i së cilës është që të ndihmojë për fitoren e kandidatëve republikanë. Hera e fundit që një anëtar i familjes së presidentit, apo kandidatit për president, pati një pozicion të tillë me pushtet, ishte në vitet 1980 kur Maureen Reagan, vajza e presidentit Ronald Reagan, ishte bashkëkryetare e Komitetit Kombëtar Republikan./ VOA

lara trump donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet