LIVE UPDATES
Bota

Bashkëpunimi në rritje midis Moskës dhe Teheranit, Rusia dërgon në orbitë dy satelitë iranianë

Raketa “Soyuz” u ngrit siç ishte planifikuar nga baza ushtarake në Vostochny, në lindje të Rusisë dhe dërgoi ngarkesën e saj në orbitë nëntë minuta pas nisjes.

5 Nëntor 2024, 20:14 Nga M.B
Bashkëpunimi në rritje midis Moskës dhe Teheranit, Rusia
Foto ilustruese

RUSIA- Një raketë ruse, që u nis me sukses të martën në mëngjes, dërgoi dy satelitë iranianë në orbitë, një veprim që pasqyron bashkëpunimin në rritje midis Moskës dhe Teheranit. Raketa “Soyuz” u ngrit siç ishte planifikuar nga baza ushtarake në Vostochny, në lindje të Rusisë dhe dërgoi ngarkesën e saj në orbitë nëntë minuta pas nisjes. Ajo mbante dy satelitë rusë vëzhgimi “Ionosphere-M” dhe disa dhjetëra satelitë më të vegjël, duke përfshirë dy satelitët iranianë.

Dy satelitët e Iranit, të quajtur “Kowsar” dhe “Hodhod”, ishin të parët të lëshuar për nevojat e sektorit privat të vendit. Në vitin 2022, një raketë ruse dërgoi në hapësire një satelit iranian të quajtur “Khayyam”, që u prodhua në Rusi me porosi të Teheranit dhe në shkurt Rusia dërgoi në orbitë një satelit tjetër iranian të quajtur “Pars-1”.

Dërgimi i satelitëve iranianë në orbitë nga Moska pason zgjerimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Iranit në sfera të ndryshme. Ukraina dhe Perëndimi kanë akuzuar Teheranin se i ka ofruar Moskës qindra dronë, që ushtria ruse i ka përdorur në luftën kundër Ukrainës. Kievi gjithashtu ka akuzuar Teheranin se po ndihmon Moskën në përpjekje për fillimin e prodhimit të këtyre dronëve në Rusi. Dërgesat e dronëve iranianë, të cilat Moska dhe Teherani i kanë mohuar, kanë ndihmuar ushtrinë ruse të kryejë sulme të vazhdueshme ndaj infrastrukturës së Ukrainës.

Moska dhe Teherani po planifikojnë të forcojnë më tej lidhjet e tyre me një "partneritet strategjik gjithëpërfshirës" që do të nënshkruhet gjatë vizitës së planifikuar të presidentit iranian Masoud Pezeshkian në Rusi. Data e asaj vizite nuk është caktuar ende, por Kremlini tha se kjo mund të ndodhë së shpejti.

Agjencitë amerikane të zbulimit këtë vit thanë se zhvillimi nga Irani i pajisjeve satelitore do ta ndihmonte Teheranin "të shkurtonte afatin kohor" të prodhimit të raketave balistike ndërkontinentale, sepse për prodhimin e tyre përdoren teknologji të ngjashme. Më pas ato mund të pajisen me armë bërthamore.

Teherani ka uranium të pasuruar mjaftueshëm për "disa" armë bërthamore, nëse vendos t'i prodhojë ato, ka paralajmëruar kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Irani i ka mohuar akuzat se dëshiron të prodhojë armë bërthamore dhe thotë se programi i tij hapësinor, ashtu si aktivitetet e tij bërthamore, janë për qëllime thjesht civile. Megjithatë, agjencitë amerikane të zbulimit dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thonë se Irani kishte një program të organizuar bërthamor ushtarak deri në vitin 2003./ VOA

rusia irani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale