LIVE UPDATES
Bota

Banka Botërore: Rritje ekonomike në Kosovë, rajoni i ka tejkaluar krizat prej pandemisë së COVID-19

Në Kosovë, shkalla e inflacionit sillet në rreth 2 për qind, por çmimet e produkteve dhe shërbimeve kanë mbetur të larta prej se inflacioni ka arritur kulmin më 2022, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Atë vit, Kosova e përfundoi me normë mesatare inflacioni rreth 12 për qind. Banka Botërore e paralajmëroi rajonin se i duhet patjetër t’i zbarojë një sërë reformash për ta ngushtuar hendekun me zhvillimit me Bashkimin Evropian. Të gjitha gjashtë vendet e rajonit duan t’i bashkohen BE-së.

11 Prill 2024, 14:10 Nga N.F
Banka Botërore: Rritje ekonomike në Kosovë, rajoni i ka tejkaluar
foto ilustruese

KOSOVË- Banka Botërore ka parashikuar në një raport të enjten rritje ekonomike prej 3.2 për qind këtë vit dhe prej 3.5 për qind në vitin 2025 në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Rritja në vitin 2023 ra në 2.6 për qind nga 3.4 për qind sa ishte më 2022, kryesisht si pasojë e konsumit dhe tregtisë, duke pasqyruar ekonominë e dobët në Bashkim Evropian, i cili është partner i rëndësishëm i tregtisë për Ballkanin Perëndimor.

Në raportin e saj vjetor për Kosovën, Shqipërinë, Bonjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, Banka Botërore e ngriti parashikimin e rritjes për vitin 2024 për 0.2 për qind krahasuar me raportet paraprake, duke u bazuar në optimizmin se rajoni i ka tejkaluar krizat prej pandemisë së COVID-19.

Por, ajo paralajmëroi për rreziqet e vazhdueshme të tregtisë dhe investimeve të dobëta me eurozonën, të cilat lidhen me dobësitë e vazhdueshme në rritjen globale, si dhe me mundësitë për rritjen e tensioneve gjeopolitike, emigrimin, pasigurinë zgjedhore dhe inflacionin e vazhdueshëm. Shkalla e inflacionit në rajon ra shumë, nga 14.3 për qind në janar 2023 në 5.1 për qind në dhjetor 2023.

Në Kosovë, shkalla e inflacionit sillet në rreth 2 për qind, por çmimet e produkteve dhe shërbimeve kanë mbetur të larta prej se inflacioni ka arritur kulmin më 2022, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Atë vit, Kosova e përfundoi me normë mesatare inflacioni rreth 12 për qind. Banka Botërore e paralajmëroi rajonin se i duhet patjetër t’i zbatojë një sërë reformash për ta ngushtuar hendekun me zhvillimit me Bashkimin Evropian. Të gjitha gjashtë vendet e rajonit duan t’i bashkohen BE-së.

“Plani i ri i bllokut për rritje për Ballkanin Perëndimor paraqet një mundësi për ta stimuluar zhvillimin e ekonomik përmes reformave dhe investimeve, posaçërisht në ekonominë e gjelbër”, tha Xiaoqing Yu, drejtori i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Xiaoqing po i referohej planit prej 6 miliardë euro të BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Plani u paraqit në nëntor të vitit 2023, dhe parasheh që dy miliardë euro të jenë fonde të pakthyeshme, ndërsa katër miliardët tjerë të jepen në formën e kredive të volitshme. Nga secili vend është paraparë përgatitja e një agjende reformuese, të bazuar në rekomandimet paraprake të trupave të BE-së, para vlerësimit dhe miratimit të saj nga Komisioni Evropian. Reformat në fushën e rendit dhe të sundimit të ligjit janë thelbësore për të përfituar mjete nga ky Plan.

Marrë nga REL

bb kosove rritje ekonomike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës