21 Shkurt 2024, 08:17
Nga M.B
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock
BRAZIL- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha të martën vonë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës për luftë në Ukrainë dhe për pasojat globale që i ka shkaktuar ajo, gjatë samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara, G20, këtë javë.
“Nëse Putini mendon se pas dy vjetëve bota do të harrojë se kush është përgjegjës për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj globale, e ka shumë gabim”, tha Baerbock të martën para se të nisej për takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës në Brazil.
“Ne nuk do të heqim dorë nga parimet themelore të Kombeve të Bashkuara dhe do ta mbështesim fuqishëm Ukrainën, sa të jetë e nevojshme dhe derisa populli i saj mund të jetojë në paqe dhe në liri përsëri”, shtoi ajo.
Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ukraina, lufta në Rripin e Gazës dhe kërcënimi i zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme pritet të luajnë rol të rëndësishëm gjatë takimit të G20-ës. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të marrë pjesë në takim në Rio de Zhaniero.
“Me humanizmin dhe përkushtimin tonë ndaj ligjit ndërkombëtar, ne i luftojmë kundër pamëshirëshmërisë së aktorëve, siç është Qeveria ruse”, theksoi ajo.
E tërë bota do të përfitojë “nëse të gjithë ne u përmbahemi rregullave për të cilat jemi pajtuar së bashku”, tha ajo.
G20 u themelua me besimin e “zgjidhjet e përbashkëta janë të mundura nëse ne qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe i bashkojmë forcat”, nënvizoi Baerbock./ REL
annlena baerbock
Bota
21 Shkurt 2024, 08:10
M.B
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, i vdekur më 16 shkurt, dhe gruaja e tij Yulia, në një spital në Berlin, sa kritiku i Kremlinit ka qe...
Bota
21 Shkurt 2024, 07:29
r.ll
foto ilustruese
KINË- Marina tajvaneze përzuri të martën një anije të rojës bregdetare kineze që u fut në uj&e...
Bota
21 Shkurt 2024, 07:26
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një armë bërthamore për përdorim në hapësir&...
Bota
21 Shkurt 2024, 07:24
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Çmimet e naftës pësuan rënie të martën mes shqetësimeve për kërkesën globale dhe ...
Bota
20 Shkurt 2024, 23:02
h.k
Foto ilustruese
UKRAINË-Ukraina po përshpejton ngritjen e fortifikimeve, ndërsa ndryshon strategjinë e saj ushtarake ndaj Rusisë,...
Bota
20 Shkurt 2024, 22:58
N.F
Bezalel Smotrich
IZRAEL- Ministri izraelit, Bezalel Smotrich është shprehur se pengjet që po mbahen rob nga Hamasi në Gaza nuk janë...
Bota
20 Shkurt 2024, 22:55
N.F
Putin
RUSI- Në fillim të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022,...
Bota
20 Shkurt 2024, 22:40
N.F
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur së fundmi gjatë një vizite me ushtarët iz...
Bota
20 Shkurt 2024, 22:34
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ndërsa marrëdhëniet Turqi-SHBA po përmirësohen me shpejtësi, Uashingtoni i ofroi Ankarasë që ...
Bota
20 Shkurt 2024, 22:12
N.F
Bridget Brink
SHBA- Ambasadorja amerikane në Ukrainë, Bridget Brink, ka thënë të martën se është plotësisht e ...