25 Shtator 2022, 08:13
Nga A.B
Harta
FILIPINE- Një tajfun i madh po kërcënon Filipinet, ku autoritetet kanë nisur evakuimin e njerëzve nga zonat bregdetare. Tajfuni i kategorisë 3 Noru po udhëton me shpejtësi 195 km/h dhe është drejt Luzonit, ishullit kryesor të vendit, dhe ekspertët e quajtën një “intensifikim shpërthyes”, raporton CNN.
Stuhia mund të shkaktojë rrëshqitje dheu, përmbytje të mëdha dhe stuhi të rrezikshme, duke përfshirë kryeqytetin Manila.
Qeveritë lokale janë këshilluar të evakuojnë njerëzit në zonat me rrezik të lartë.
“Ne kërkojmë nga banorët që jetojnë në zona të rrezikshme që t’u përmbahen thirrjeve për evakuim sa herë që është e nevojshme,” tha shefi i policisë kombëtare Gjeneral Rodolfo Azurin.
Shpejtësia e stuhisë u rrit me 90 km/h brenda 24 orëve, dhe parashikuesi i motit Robb Gile i tha AFP se shpejtësia e saj e rritur ishte “e paprecedentë”.
Në provincën Quezon, në lindje të Manilës, peshkatarët janë penguar të dalin në det dhe ka pasur raportime për disa zona që kanë mbetur pa energji elektrike.
Filipinet, një arkipelag me më shumë se 7000 ishuj në Oqeanin Paqësor, janë shumë të prekshme nga stuhitë.
permbytje ne filipine
Bota
25 Shtator 2022, 07:56
A.B
Protesta
IRAN- Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se do të kufizojnë aksesin në internet në vend derisa t...
Bota
25 Shtator 2022, 07:17
s.s
Hyrja ne muzeun e cia s i prezanton vizitoret me temat kryesore qe mund te gjejne neper ekspozita
SHBA- Është ndoshta muzeu më i pazako...
Bota
25 Shtator 2022, 07:12
A.B
Votim
ITALI- Sot populli italian voton për kryeministrin e vendit. Qendrat e votimit janë hapur mëngjesin e sotëm në orë...
Bota
24 Shtator 2022, 22:37
k.m.
Viola von Cramon
BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas vendimit të Serbisë p&...
Bota
24 Shtator 2022, 22:21
k.m.
Paratë e vjedhura
GREQI- Një 41-vjeçar, u arrestua mesditën e së premtes nga efektivët e Departamentit të Hajdut&...
Bota
24 Shtator 2022, 22:01
k.m.
Salvini, Berlusconi dhe Giorgia Meloni
ITALI- 5 vite më parë, Giorgia Meloni ishte kryetarja e një partie të vogël të ek...
Bota
24 Shtator 2022, 21:12
k.m.
Xi Jingpin
KINË- Një 'vello' misteri është përhapur në Kinë me raporte edhe për një grusht shteti. Sipas media...
Bota
24 Shtator 2022, 20:40
k.m.
Mbretëresha Elisabeth II
BRITANI E MADHE- Është publikuar fotografia e parë e gurit të instaluar në vendin ku po prehet Mbret...
Bota
24 Shtator 2022, 19:47
k.m.
Foto ilustruese
EUROPË- Norvegjia është vendi më i mirë për pensionistët. Sipas Indeksit Global të Pensionit t&eum...
Bota
24 Shtator 2022, 19:41
k.m.
Momente nga videoja
UKRAINË- Ushtarët e armatosur derë më derë u kërkojnë qytetarëve ukrainas në territoret e ...