LIVE UPDATES
Bota

Përfundon seanca mbi kërkesën për një ekspert ligjor të posaçëm për dokumentet e marra në Mar-a-Lago

Departamenti i Drejtësisë thotë se emërimi i një eksperti ligjor të pavarur është i pajustifikuar pasi hetuesit tashmë kanë përfunduar shqyrtimin e të dhënave potencialisht të privilegjuara dhe kanë identifikuar “një grup të kufizuar materialesh që mund përmbajnë informacione të privilegjuara të komunikimit avokat-klient”.

1 Shtator 2022, 22:49 Nga I.A
Përfundon seanca mbi kërkesën për një ekspert ligjor
Dokumentet

SHBA- Një gjykatëse federale dëgjoi të enjten argumentet lidhur me kërkesën e avokatëve të ish-presidentit Trump për emërimin nga Departamenti i Drejtësisë të një eksperti ligjor të pavarur për analizimin e dokumenteve të marra nga FBI-ja në shtëpinë e zotit Trump në Florida, muajin e kaluar. Gjyktësja federale Aileen Cannon nuk mori një vendim të menjëhershëm për çështjen. Ajo pritet të njoftojë vendimin më vonë.

Avokatët e ish-presidentit Trump thonë se emërimi i një eksperti ligjor është i nevojshëm për të siguruar një shqyrtim të pavarur të dokumenteve. Ky lloj rishikimi, thonë ata, do të lejonte që "informacionet shumë personale", sikurse shënimet personale, të ndahen nga hetimi dhe t'i kthehen zotit Trump, së bashku me çdo dokument tjetër që mund të mbrohet nga privilegji që gëzojnë me ligj komunikimeve e avokatit me klientin, por dhe ai ekzekutiv, që gëzon zoti Trump.

Departamenti i Drejtësisë thotë se emërimi i një eksperti ligjor të pavarur është i pajustifikuar pasi hetuesit tashmë kanë përfunduar shqyrtimin e të dhënave potencialisht të privilegjuara dhe kanë identifikuar “një grup të kufizuar materialesh që mund përmbajnë informacione të privilegjuara të komunikimit avokat-klient”.

Qeveria amerikane thotë se ish-presidenti Trump nuk ka bazë ligjore për të kërkuar kthimin e dokumenteve presidenciale, sepse ato nuk i përkasin atij. Departamenti i Drejtësisë ka shprehur gjithashtu shqetësime se emërimi i një eksperti të pavarur do të mund të zvarriste hetimin, pjesërisht sepse eksperti mund të duhet t’i nënshtrohet një kontrolli të biografisë për të marrë autorizim special nga agjencitë e zbulimit, për të parë dokumentet e klasifikuara.

Gjykatësja Cannon tha të shtunën e kaluar se "qëllimi i saj paraprak" ishte të emëronte një ekspert ligjor të pavarur. Nuk është e qartë nëse ajo mund të ndikohet nga argumentet që ka paraqitur Departamenti i Drejtësisë se dokumentet, potencialisht të privilegjuara, tashmë janë analizuar.

Gjithashtu nuk është e qartë se kush mund të emërohet në rolin e ekspertit të jashtëm. Në të kaluarën, në disa raste të profilit të lartë, ky rol është plotësuar nga ish-gjykatësit federalë. Gjykatësja Cannon u emërua nga zoti Trump në vitin 2020 dhe u konfirmua nga Senati me 56 vota pro dhe 21 kundër po atë vit. Ajo ka punuar si ndihmës prokurore në Florida, që merrej kryesisht me ankesa penale.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës