LIVE UPDATES
Bota

Njohjet, peng i marrëdhënieve me Serbinë

SHBA-ja e njohu pavarësinë e Kosovës një ditë pas shpalljes së saj. Po atë ditë, shteti më i ri u njoh edhe nga Shqipëria, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Afganistani e kështu me radhë.

19 Shkurt 2023, 11:11 Nga A.B

Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha se historia do të tregojë se kjo është gjëja e duhur për paqen në Ballkan.

“Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor, janë vlera që Amerika i kërkon te një mik dhe ne, së shpejti, do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”, tha Bush.

SHBA-ja e njohu pavarësinë e Kosovës një ditë pas shpalljes së saj. Po atë ditë, shteti më i ri u njoh edhe nga Shqipëria, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Afganistani e kështu me radhë.

Sot, lista e njohjeve, e publikuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, numëron 117 vende. Gati gjysma e tyre u siguruan në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008. Ritmi më pas nisi të ngadalësohet, përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi në vitin 2010 se “pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare”.

Opinioni i saj këshillues ishte përgjigje ndaj pretendimeve të Serbisë se pavarësia e Kosovës paraqet “shkelje flagrante” të integritetit të saj territorial. Por Serbia, në fakt, e humbi administrimin e ish-krahinës qysh në vitin 1999, kur bombardimet e NATO-s i dhanë fund luftës së saj në Kosovë.

Kosova u vu atëbotë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara dhe gati një dekadë më vonë – me mbështetjen e SHBA-së dhe të shumicës së shteteve evropiane – shpalli pavarësinë.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot, më 17 shkurt, 2008, shprehën vullnetin e tyre dhe, përmes tyre, vullnetin e qytetarëve të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”, tha kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara. Ky fakt, sipas disa ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, e lë Kosovën në vendnumërim, jashtë organizatave të rëndësishme ndërkombëtare dhe pa numër më të madh njohjesh.

“Meqë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk ka ndryshuar asgjë tash e 15 vjet, shtetet që kanë qenë të pavendosura [për pavarësinë e Kosovës], nuk kanë pasur asnjë arsye për të ndryshuar qëndrim”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Petr Cermak, nga Shoqata për Çështje Ndërkombëtare e Çekisë.

Njohja e fundit që mori Kosova, ishte para dy vjetësh – nga Izraeli. Para saj, për gati tre vjet, Kosova nuk u njoh nga asnjë vend. Dinamika e njohjeve, në fakt, u ngadalësua nga viti 2015. Cermak thotë se kjo dinamikë ka qenë e pritur. Një pjesë të fajit për këtë, ai ua hedh edhe autoriteteve të Kosovës që, siç thotë, nuk e zbatuan Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, konkretisht pjesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kjo, sipas tij, i ka dekurajuar sidomos pesë vendet mosnjohëse të BE-së – Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron – të cilat nuk duan shtete me probleme të tilla në radhët e veta. Cermak thotë se është e rëndësishme që Kosova të bëjë kompromise për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe anasjelltas.

“Nëse nuk ka marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit, një gjë e tillë do të ketë implikime te shtetet mosnjohëse të BE-së. E, kjo është shumë e rëndësishme për Kosovën, sepse Kosova e ka shpallur integrimin evropian dhe integrimin euroatlantik si objektiva kryesore të politikës së jashtme. Ato nuk mund të arrihen pa njohjen e pesë vendeve anëtare [të BE-së]. Këtu e shoh rrezikun më të madh nga dështimi i marrëveshjes – rruga e Kosovës drejt BE-së do të bllokohet me vite të tëra”, thotë Cermak.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Stefan Lehne, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës.

“Mendoj se, në thelb, janë tri motive për mosnjohjen e Kosovës. I pari përfshin vendet që, në përgjithësi, janë skeptike ndaj nismave perëndimore. Do të përmendja Kinën, Indinë, Afrikën e Jugut… Pastaj janë vendet që kanë një miqësi të veçantë me Serbinë. Kjo, qartazi, është Rusia. Deri në një masë ndoshta edhe Greqia. Dhe vijnë vendet që kanë vetë probleme me pakicat, çështje të pazgjidhura të statusit, kanë arsye të brendshme politike. Këtu e kam fjalën për Spanjën, Qipron, Rumaninë, Sllovakinë… Pra, ka një përzierje motivesh. Dhe unë kam dyshime, që nëse Serbia nuk e njeh qartazi pavarësinë e Kosovës, këto vende që kanë probleme të mëdha të brendshme, si Spanja, Qiproja, do ta bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Lehne për Exposenë.

Një qëndrim ndryshe ka Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike, si dhe në Qendrën për Analiza të Politikës Evropiane. Duke folur për Exposenë, ai thotë se përpjekjet e deritashme të komunitetit ndërkombëtar për t’i normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë nuk kanë dhënë rezultate. Sipas tij, është koha të mendohet për alternativa, që do t’i sillnin njohje Kosovës dhe do ta përfaronin atë me strukturat euroatlantike.

“Është e rëndësishme që pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë. Është e rëndësishme që Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia të sillen në bord. Kjo mendoj se do t’i ofronte mundësi Kosovës që të anëtarësohet në BE dhe në NATO. Kjo, pastaj, do ta zgjidhte problemin e pasigurisë midis Beogradit dhe Prishtinës, pavarësisht nëse Serbia do ta njihte apo jo Kosovën”, thotë Hartwell.

Në pesë-gjashtë vjetët e fundit, Serbia ka bërë edhe fushatë për çnjohjen e Kosovës. Dhe Lehne është i bindur se kjo ka ndikuar që të ngadalësohet ritmi i njohjeve.

“Mendoj se Serbia ka bërë një fushatë shumë aktive për çnjohjen e Kosovës dhe ka pasur një sukses të kufizuar. Serbia beson se rreth 84 vende e njohin Kosovën, ndërsa Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se janë 117 vende”, thotë Lehne.

Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka konfirmuar asnjë çnjohje. Hartwell thotë se Kosova nuk ka ndonjë rrezik nga to, edhe nëse kanë ndodhur. Sipas tij, pasojat janë vetëm simbolike.

“Janë afro 200 shtete në botë. Pasojat e tërheqjeve të njohjeve varen nga shtetet që vijnë. Serbia pretendon se Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guinea, Antigua e Barbuda, San Luçia e Maldivet e kanë tërhequr mbështetjen e tyre për Kosovën. Unë nuk mendoj se këto vende kanë peshë të konsiderueshme ekonomike apo politike në raport me Kosovën. Andaj, pretendimet e Serbisë se ato e kanë tërhequr njohjen, janë të parëndësishme. Ndikimi në Kosovë është më shumë simbolik, sesa domethënës”, thotë Hartwell.

Udhëheqësit politikë të Kosovës thonë, po ashtu, se cilësia është më e rëndësishme se sasia. Në mesin e vendeve që e njohin Kosovën, janë 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe 26 nga 30 vendet anëtare të NATO-s. Lojtarë të mëdhenj, përfshirë SHBA-në, Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Arabinë Saudite, e kanë njohur gjithashtu shtetin tashmë 15-vjeçar. Nga Ministria e Jashtme e Kosovës nuk japin detaje nëse janë duke lobuar për ndonjë njohje të re ose jo, por një gjë është e sigurt – mosnjohjet, në një mënyrë ose tjetër, e pengojnë Kosovën, nisur nga lëvizja e lirë deri tek anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Një hulumtim që ka publikuar Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, në vitin 2021, ka konstatuar se Rusia, përmes deklaratave, konferencave për shtyp dhe artikujve të ndryshëm, është duke bërë fushatë agresive kundër Kosovës. Sipas KIPRED-it, Rusia vazhdimisht tenton t’i dëmtojë themelet e shtetësisë së Kosovës, duke synuar që të minimizojë edhe angazhimin e Perëndimit në Kosovë.

Rusia, një nga mbështetëset më të mëdha të Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe me të drejtë vetoje në Këshill të Sigurimit, e pengon anëtarësimin e Kosovës edhe në Kombet e Bashkuara. Kosova nuk është ende as anëtare e Bashkimit Evropian, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.

Por, gjatë 15 vjetëve të pavarësisë, ajo ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

SHBA-ja, me mbështetjen e së cilës Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, thotë se Kosova, ashtu si edhe Serbia, duhet të bëjnë “kompromise të vështira” për t’i normalizuar marrëdhëniet. Bisedimet mes tyre, sipas Uashingtonit, duhet të përfundojnë me njohje reciproke, e cila do t’i hapë rrugë të reja si Prishtinës, ashtu edhe Beogradit./REL

kosova

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale