27 Korrik 2023, 18:31
Nga f.i
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka kundërshtuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për vendosjen e një shiriti kufizues në hapësirën prej nga raportojnë mediat gjatë një seance parlamentare më 27 korrik.
Në hapësirën lart prej nga mediat raportojnë, sipas AGK-së, është vendosur një shirit që ua pamundëson mediave të marrin pamjen e plotë të sallës së Kuvendit dhe të deputetëve. Kjo ndodhi gjatë një seance plenare ku u miratua në lexim të parë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.
"AGK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi. Ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit”, thuhet në një reagim të AGK-së.
Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga Kuvendi i Kosovës, janë ankuar se në seancën e së enjtes janë ballafaquar me “kufizim të dukshëm” të kryerjes së detyrave nga hapësira e Kuvendit të Kosovës.
AGK-ja i ka bërë thirrje kryesisë së Kuvendit të marrë masa për ta lehtësuar punën e gazetarëve “pasi raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut”. Si pasojë e këtij vendimi, gazetarët në fund të seancës së sotme janë larguar nga punimet e Kuvendit.
Marrë nga REL
mblidhet kuvendi i kosoves
Bota
27 Korrik 2023, 18:21
f.i
foto ilustruese
MALI I ZI- Parlamenti i Malit të Zi është konstituar, pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Në seancën e sotme...
Bota
27 Korrik 2023, 18:08
a.l
Foto ilustruese
Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, vëllai i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka ndërruar jetë mëng...
Bota
27 Korrik 2023, 18:12
f.i
FOTO
SHBA- Temperaturat e regjistruara gjatë muajit korrik kanë shënuar një rekord të ri, raporton CNN.
Nxehtësia...
Bota
27 Korrik 2023, 18:14
k.m.
Shkencëtarët parashikojnë se ky muaj do të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në shkallë globale. Org...
Bota
27 Korrik 2023, 18:06
f.i
foto ilustruese
BOSNJË-HERCEGOVINË-Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ngriti aktakuzë kundër tre ish-pjesëtarëve...
Bota
27 Korrik 2023, 18:01
a.l
Foto ilustruese
GREQI- Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë kritike. Mediat vendase raportojnë se një depo me armatime në...
Bota
27 Korrik 2023, 17:57
f.i
foto ilustruese
SHBA- Ambasada amerikane në Dublin ka këshilluar vizitorët në Irlandë që të shmangin ecje...
Bota
27 Korrik 2023, 17:50
a.l
Ushtari ukrainas
UKRAINË- Sipas një dokumenti konfidencial të siguruar nga gazeta gjermane Bild, Kievi po shpërndan trupat e...
Bota
27 Korrik 2023, 17:46
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jas...
Bota
27 Korrik 2023, 17:25
a.l
Antonio Gutteres
Shefi i OKB-së Antonio Guterres bën thirrje për veprim të menjëhershëm radikal ndaj ndryshimeve klimatike, d...