LIVE UPDATES
Bota

Asambleja e Republikës Sërpska: Gjyqtarët serbë të japin dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës

Aktualisht, në Gjykatën Kushtetues është vetëm një gjyqtar nga radhët e popullit serb, Zllatko Knezheviç, sepse mandati i Miodrag Simoviçit përfundoi nëntorin e kaluar kur ai mbushi 70 vjeç.

27 Prill 2023, 08:33 Nga DOSJA
Asambleja e Republikës Sërpska: Gjyqtarët serbë të
Foto Ilustruese

Asambleja e Republikës Sërpska (RS) miratoi të mërkurën, më 26 prill, konkluzionin, përmes të cilit u bën thirrje gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit serb, të japin dorëheqjen. Konkluzioni hyn në fuqi një ditë pas miratimit dhe zgjat, siç thuhet, derisa Asambleja e Republikës Sërpska të marrë një vendim tjetër. Në favor të konkluzionit votuan 47 deputetë nga 68 sa ishin të pranishëm. Asambleja e Republikës Sërpska përbëhet nga gjithsej 83 deputetë.

Shkak për një vendim të tillë, siç deklaruan përfaqësuesit e partive në pushtet, janë veprimet “anti-Dejton” dhe “antikushtetuese” të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, duke iu referuar posaçërisht vendimeve të asaj gjykate për pronën shtetërore të Bosnje e Hercegovinës.

Asambleja i ngarkoi përfaqësuesit e Republikës Sërpska në institucionet e Bosnje e Hercegovinës që të përgatisin sa më shpejt Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, me të cilin do të përcaktohej përbërja pa gjyqtarë të huaj. Kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviç, theksoi gjatë debatit se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës mund të marrë vendime pa gjyqtarët serbë, por do të humbasë “ligjshmërinë dhe legjitimitetin”.

“Do të humbin gjysmën e Bosnjës dhe Hercegovinës, do ta humbin pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë në atë institucion. Ashtu siç i mbajtën zgjedhjet në Kosovë me dy ose tre për qind pjesëmarrje dhe dolën vetëm 13 serbë. Por, zyrtarët evropian çdo mbrëmje garojnë duke thënë se kjo është legjitime, e pranueshme për ta. Kështu do të përpiçen të njohin edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Vishkoviç.

Lidhur me kërkesën që gjyqtarët nga Republika Sërpska në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës të japin dorëheqjen, u diskutua në kontekstin e konkluzioneve të Asamblesë së Republikës Sërpska nga 17 shkurti i vitit 2020, kur deputetët miratuan një dokument në lidhje me “aktivitetet anti-Dejton të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës”.

Aktualisht, në Gjykatën Kushtetues është vetëm një gjyqtar nga radhët e popullit serb, Zllatko Knezheviç, sepse mandati i Miodrag Simoviçit përfundoi nëntorin e kaluar kur ai mbushi 70 vjeç.

Asambleja e Republikës Sërpska nuk u mblodh për të zgjedhur një gjyqtar të ri.

“Nuk është e njëjta gjë nëse njeriu ynë është ulur atje apo njeriu ynë i bindet, respekton dhe zbaton përfundimin e Asamblesë së Republikës Sërpska”, theksoi Vishkoviç.

Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës përcakton që Asambleja e Republikës Sërpska i zgjedh dy gjyqtarë nga gjithsej nëntë në atë organ gjyqësor.

Seanca është mbajtur zyrtarisht me kërkesën e 29 deputetëve.

Folësi kryesor, Igor Zhuniç, sheg i Grupit Parlamentar të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, theksoi se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës është shndërruar nga një “mbrojtës i Kushtetutës në një kushtetutë-bërës”.

Zhuniç tha se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës është kthyer në një “faktor destabilizimi” dhe se ajo shërben si një “armë politike për shpronësimin” e Republikës Sërpska.

Zhuniç shtoi se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës, me vendimet e saj po përpiçet të konfiskojë pronën e Republikës Sërpska dhe se ky entitet nuk e ka dhënë pëlqimin për zgjerimin e Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës kur bëhet fjalë për pronën.

Si shembull, ai përmendi masën e përkohshme, me të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ndaloi zbatimin e Ligjit për pronën e paluajtshme, i cili përdoret për funksionimin e autoriteteve publike të Republikës Sërpska, gjë që, siç u theksua, është antikushtetuese.

Deputetët miratuan edhe Informacionin për konkluzionet e miratuara më 10 dhjetor të vitit 2021, në Asamblesë së Republikës Sërpska, kur deputetët ngarkuan qeverinë e entitetit që dërgojë në procedurë ligjet për tatimin mbi vlerën e shtuar, për akcizën, për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, si dhe ligjet e fushës së mbrojtjes dhe sigurisë.

Në dokumentin e ri, të miratuar, nuk përcaktohet një afat kohor, por është vendosur formulimi “kur të plotësohen kushtet e duhura”.

Të gjitha këto ligje ekzistojnë në nivelin e Bosnjë e Hercegovinës, sepse bëhet fjalë për kompetenca shtetërore. Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk lejon kthimin e njëanshëm të juridiksionit nga shteti te entiteti.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj vendimit të mëparshëm të Asamblesë për tërheqjen e pëlqimit për të katër pikat e përmendura, kompetencat e transferuara, por rezervojmë të drejtën të marrim vendime të pavarura kur dhe nëse është e nevojshme, pa u kufizuar në afate kohore”, theksoi Igor Zhuniç.

Ramiz Sallkiç, anëtar i Klubit të deputetëve “Lëvizja për shtetin”, reagoi ndaj qëndrimeve të partisë në pushtet, duke thënë se Republika Sërpska po e shembë Bosnjë e Hercegovinën duke mos respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të saj.

Ai, gjithashtu, theksoi se qytetarët e Republikës Sërpska jetojnë nga “Bosnje e Hercegovina, përfitimet dhe paratë e saj nga Administrata e tatimeve indirekte”.

Sallkiç kritikoi gjithashtu shpenzimin, siç pretendon ai, të 750,000 markave (rreth 380,000 euro) për festimin e 9 janarit si Dita e Republikë Sërpska, e cila u shpall jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës.

Duke iu përgjigjur Sallkiçit, kryetari i Asamblesë së Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç, pohoi se qytetarët e Republikës Sërpska dhe Federata boshnjake-kroate financojnë Bosnjën, ndërkaq Bosnjë e Hercegovina nuk e financon Republikën Sërpska “me asnjë qindarkë”.

Partitë opozitare e kanë quajtur diskutimin si “farsë”, marrë parasysh se, siç kanë thënë, po diskutohen për konkluzione të miratuara më parë, të cilat nuk janë zbatuar kurrë.

“Për ne janë problem të gjitha deklaratat tuaja, përfundimet, deklaratat që janë shkronja të vdekura në letër. Ju i keni bërë të pakuptimta dhe i keni zhvlerësuar të gjitha konkluzionet e Asamblesë kohët e fundit”, tha Vukota Govedarica, deputet i Partisë Demokratike Serbe (SDS).

Govedarica tha se shpreson që në seancë do të shqyrtohet edhe “diçka tjetër”.

“Ju po ngrini një atmosferë me tone të larta, ndaj jam i shqetësuar për të gjitha këto, për këto dy informacione që keni dërguar”, tha Govedarica.

Seanca e Asamblesë u mbajt dy ditë pasi liderët e partive parlamentare në Republikën Sërpska, pa përfaqësues të opozitës, nënshkruan planin për veprimin e përfaqësuesve të këtij entiteti në institucionet e Bosnjë e Hercegovinës, i cili përmban 21 pika.

Dokumenti u nënshkrua nga tetë liderë të partive të koalicionit qeverisës në Republikën Sërpska, me iniciativën e Millorad Dodikut, president i këtij entiteti dhe shef i partisë më të madhe, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur.

Plani, ndër të tjera, thekson të drejtën për vetëvendosje, “kthimin e kompetencave të marra” nga Republika Sërpska dhe mundësinë që ky entitet t’i ofrojë Federatës boshnjake-kroate “nënshkrimin e një marrëveshjeje mbi shkëputjen paqësore” nëse, siç theksohet, “vazhdojnë veprimet anti-Dejton të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe përfaqësuesve politikë nga Federata ndaj Republikës Sërpska”.

Në konferencën për shtyp, pas nënshkrimit të planit, Dodik theksoi se qëllimi i planit është mbrojtja e pronës së Republikës Sërpska, e cila, siç thotë ai, reflekton respektimin e Marrëveshjes së paqes të Dejtonit dhe të Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës.

Disponimi i pronës shtetërore në Bosnjë e Hercegovinë u ndalua në vitin 2005, derisa të sillej një ligj në nivel shtetëror, sipas vendimit të përfaqësuesit të lartë të atëhershëm në Bosnjë e Hercegovinë, Paddy Ashdown.

Kjo u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës në disa aktgjykime, duke shfuqizuar ligjet me të cilat Republika Sërpska u përpoq të përvetësonte pronat e paluajtshme.

Marrë nga REL

republika serpska

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet